Prokuroria kërkon dënim me 10 milionë lekë gjobë për Rezart Taçin

19 Dhjetor 2016, 14:39Kronika TEMA

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 10 milionë lekë gjobë për biznesmenin Rezart Taçi dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione drejtuese në shoqëri tregtare.

Pretenca e organit të akuzës është bërë sot në Gjykatën e Tiranës.

Taçi akuzohet për veprën penale të mos pagimit të taksave dhe shmangie të detyrimeve ndaj shtetit.

Biznesmeni, dikur pronar i kompanisë së naftës ARMO dhe televizionit Albanian Screen, po gjykohet në mungesë, pasi ndodhet i ndaluar në Zvicër ku akuzohet për mashtrim.

4 komente në “Prokuroria kërkon dënim me 10 milionë lekë gjobë për Rezart Taçin”

  1. jo-genjeshtres says:

    Tani falimentoi Taci!
    10 milione leke gjobe eshte nje sasi shume e madhe, si do ta paguaje i shkreti.
    Me lini dhe mua te bej ate qe beri Taci se jam gati te paguaj 30 milione, keshtu mbushet edhe kasa e shtetit me shume.

    O zot mos me kthe te jetoj ne vendin e krimineleve!

  2. braho says:

    Shikoni se mbase nuk ka paguar ndonje fatur dritash,se dhe gjoba dhe denimi do ishin me teper.

    10 milion leke eshte qesharake (edhe te reja) per nje qe ka gllaberuar miliarda.

  3. perkthyesi says:

    Mooooos! E paskit marre ne qafe! Ju lutem, jini serioze!

  4. Jimi says:

    Mos duan te thone se i takon 10 milion leke demshperblim per shqetesimin qe i krijuan ketij ” Esnafi”?
    Kur e kerkoj Fullani , pasi i trubulluan gjakun per vjedhjen e 7 milione dollareve ne thesar (te tetin nuk e lejoj) dhe u mjaftuan vetem me nje dekorate trimerie nga ana e ballistpresidentit, pse ketij ” esnafi ” nuk i takoka asgje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje