Rrëfimi i Sokol Ballës: Polici i diktaturës tentoi të griste autografin që i mora Bekenbauerit

19 Dhjetor 2016, 16:28Sociale TEMA

“Loja që ndryshoi Shqipërinë”/ Sokol Balla me një libër për futbollin. UET-Press promovon nesër librin më të ri të gazetarit Sokol Balla. Për herë të parë gazetari vjen në një rërfim të fëmijërisë dhe marrëdhënieve me të atin duke e lidhur me pasionin për futbollin

70 vjet më parë Shqipëria do të futej në nëj fushë futbolli për herë të parë me kombëtaren e saj kuq e zi. Një rrugëtim që shënoi kulmin këtë vit në Qershor kur për herë të parë u kualifikua në Kampionatin Europian me një ekip që bënte bashkë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare.

Në këtë përvjetor gazetari Sokol Balla ka vendosur të vijë për lexuesit me një libër kushtuar Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Libri “Loja që ndryshoi Shqipërinë” botuar nga UET-Press promovohet nesër në orën 13.00 në Hotel Plaza.

Libri është një reflektim për ecurinë, uljet dhe ngritjet e futbollit shqiptar, në këto 7 dekada që nga koha e komunizmit dhe në këto vite tranzicion.

Gazetari Balla rrëfen marrëdhëniebn e tij me futbollin dhe kombëtaren duke sjellë në këtë libër një rrëfim personal kur shoqëronte që fëmijë babain e tij në shkallët e stadiumit Qemal Stafa, momentin kur guxoi t’i merrte autograf Franz Beckenbauer-it të madh pas një ndeshje në Qemal Stafa.

“Ky libër botohet në 70 vjetorin e ndeshjes së parë ndërkombëtare të futbollit të kuqezinjve, në shenjë modeste mirënjohjeje dhe falënderimi për gjithë ata që kontribuuan në një vit historik, kur pjesëmarrja e Kombëtares në finalen e Kampionatit Europian na bëri të gjithëve të ndiheshim të barabartë, për dhjetë ditë, me të gjithë vendet e kontinentit” shkruan në hyrje të librit autori.

Ndërsa si pasthënie ai ka zgjedhur pikërisht momentin kur ai akoma një fëmjë takon idhullin e tij gjerman.

Kisha qenë në ndeshjet e Kombëtares dhe të “17 Nëntorit” për vite të tëra rresht. Shtëpia ime e dytë ishte stadiumi “Qemal Stafa”. Por për herë të fundit kisha qenë aty më shtator 1990. Dy herë. “Dinamo” kampione ndeshej me kampionët e “Olympic Marseilles”.

Nuk di se si gjeta mënyrën të çaja kordonin policor për të hyrë në fushë. Deri aty ku trajneri i francezëve po testonte fushën, i shoqëruar nga një gazetar i “Sporti Popullor”. Idhulli im dhe i miliona tifozëve, Franz Beckenbauer, si dhe Robert Papa, pranë tij, ngelën të habitur. Një djalë i ri, me syze, bëri aktin e paprecedent: po i kërkonte Kaiserit një autograf, mbi një foto të tijën, me ngjyra, me Kupën e Botës që kishte ngritur dy muaj më parë, në Romë.

Kaiseri firmosi foton dhe më pas fshiu dorën nga djersa e dorës sime të sikletosur që iu drejtua për ta shtrënguar. Gazetari i “Sportit Popullor” lajmëroi policët, të cilët më intervistuan me hollësi, por qëllimi ishte tjetër. Ata kërkonin të shihnin se çfarë letre kishte firmosur gjermani i famshëm.

Për më tepër, njëri prej tyre tentoi ta griste, por duhet të ketë ndeshur në sy njerëzish të inatosur. Ishin kohë të vështira për regjimin. Njerëzit braktisën shkallët e stadiumeve dhe iu drejtuan ambasadave dhe shesheve e, më pas, edhe porteve dhe kufijve. Në stadium nuk do ktheheshin për shumë vite me radhë. Bashkë me ta, as unë....”- shkruan Balla.

8 komente në “Rrëfimi i Sokol Ballës: Polici i diktaturës tentoi të griste autografin që i mora Bekenbauerit”

  1. Devolliu says:

    hahahahaha, Sokol Balla doli i persekutuar !
    hahahahahahahahahhahahahahahahahahahah U keputa nga brinjet !

  2. capi dhia says:

    Ku ka katandisur Qikllopi, meret me nje polic me origjine dhe afri familjare me Ballat. Ne mos qofte i gjyshi ! ? . Mjere demokracia, shqiperia, rinia.

  3. ben says:

    Keto gazetarucet shqiptare po fillojne te shpalosin vuajtjet e tyre ne kohen e diktatures.Kane honger dynjone te shkretet.Sa te presekutuar kane qene.Na cmenen me keto lloj shkrimesh per perralla dimri.Ka shume,shume qe kane vuajtur ne kohen e diktatures,dhe nuk shkruani asgje.

  4. Bambi says:

    Beri mire qe fshiu doren Bek-ja , Sokoool. e ka kuptu qe ti e luaje me dore ate veglen ti

  5. Polici says:

    E more gje kompesimin?

  6. alieni me kater manalla. says:

    car traplliqesh debile shqiptare!
    ik er rrot kari! bota po shko n mars dhe ju ngelet ala ke komunizmi qe s ka pas ardh asnjiher…
    merruni me ca po bohet sot. o komb debil. se do plasi lufta dhe do shuheni t gjith se jeni si pidhi n dasem. as ushtri as shtet as buk me onger..
    yyy komb shkerdhat.
    ngelet duke ul vetveten ke t hujt. sikur ca jan ata. po I shofim perdit se ca jan. asgjo s jan. vec se kan shtet. kaq kan me teper se ne.
    per te tjerat s kan asnji ndryshim.madje ne arsimim shqiptaret jan superjor sepse jan t gjith me shkollim t kohes s monizmit I cili ishte shkollim serjoz dhe profesjonal.
    po hajde se shqiptari ngeli nje loqe koqe bole kari..

  7. Saranda says:

    Qe te jesh i kohes, te jesh modern , te jesh i pelqyeshem, te jesh i vleresuar ,te jesh euroatlantikas, kurdohere dhe per kedo, duhet me patjeter ,ose te shash “diktaturen” , jo mbreterine, ose te tregosh se si ja ke lojtur asaj nen rogoz ose se si e ke luftuar e sabotuar ate pa e kuptuar as ajo dhe as vet ti, njesoj si dje qe kur behej autobiografia e vetevehtes duhej me patjeter te rridhje nga familje sa me e varfer fshatare. O lume mema per bijte qe ka bere.

  8. xheJ eN Bi says:

    Saranda …ke te drejte.
    Pasi te kene kaluar nja 50-60 vjete kur mos te jene ata qe kane jetuar vitet para 90 -es do ti besonin keto qe thote S.Balla.
    Nga shtatori i 90-es kishte mare fund çdo gje ,mos te permend barcaletat e shumta qe qarkullonin per Enverin ,Ameriken , udheheqesit e Byrose Politike e per sistemin .
    Ne Shtator te 90-es me nje te njohur edhe mund te kaloje ne fushe . po kur mund te kaloje ne fushe ,nuk kishte aq rreptesi sa te te griste fotografine e Beke-s.
    Sokoli thote se ishte femije ,kur ai ne 90-en ishte 17 vjeç dhe shoqeronte te jatin.
    Kur do shkeputemi nga ky autopersekutim ? Ketu dalin ata qe kane shetitur ne nje varke me djemte e Enverit dhe na dalin te persekutuar ,po Sokoli ? X…
    Pse mos dali dhe Sokoli i persekutuar se deshen ti “grisnin ” nje foto !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje