Shtetasja amerikane rrëfen përdhunimin në Tiranë: Kamarieri më ‘shqeu’ derën dhe…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

perdhunimiNjë shtetase amerikane, rezidente në Tiranë, ka denoncuar në Polici për përdhunim kamerierin e një bari ku ajo kishte qëndruar disa orë, rreth një javë më parë.

Shtetasja e huaj, një afroamerikane, 37-vjeçare, e cila është pjesë e një misioni të huaj në Shqipëri, ka kallëzuar ngjarjen në Komisariatin nr.1 dhe Policia ka bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit për ngjarjen.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se shtetasja e huaj, me iniciale L.R., 37 vjeçe, është paraqitur për të bërë kallëzim në Komisariatin nr.1 paraditen e së premtes.

Ndërsa shpjegonte se ngjarja kishte ndodhur më datë 9 dhjetor, pra një javë para se ajo ta denonconte në Polici.

Megjithatë nuk ka dhënë shpjegime për arsyen e vonesës së kallëzimit të ngjarjeve, pasi, sipas saj, ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, raporton “Panorama”.

Në denoncimin e saj, shtetasja me iniciale L.R. shprehet se të premten, më datë 9 dhjetor, ka dalë në një prej bareve që ndodhet në Rrugën e Elbasanit, ku ka qëndruar për disa orë.

Gjatë kësaj kohe, ajo thotë se ka konsumuar pije alkoolike që ka porositur vetë, por edhe disa gota i janë servirur nga kamerieri me iniciale F.A., i cili, sipas saj, herë pas here i afrohej dhe bisedonte me të.

Në momentin që ka dalë nga lokali dhe është nisur për në shtëpinë ku qëndron në Tiranë, që ndodhet jo shumë larg lokalit ku ajo kishte pirë, ka konstatuar se kamerieri ishte disa hapa pas saj.

Por në kallëzim ajo ka deklaruar se për shkak të pijes, nuk ka ndaluar që të flasë me të, duke vijuar rrugën për në shtëpi. Në momentin që ka hapur derën e apartamentit për t’u futur brenda, i riu është futur me dhunë menjëherë pas saj dhe duke ushtruar dhunë fizike ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Në kallëzim pretendohet se, pas njohjes në një bar, ky shtetas e ka ndjekur deri në banesën e saj dhe më pas, duke ushtruar dhunë, ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Shtetasja amerikane rrëfen përdhunimin në Tiranë: Kamarieri më ‘shqeu’ derën dhe…”

  1. Era says:

    Do e tregoje veten mashkulli mesatar shqipkar se vjen nga shpella.

    1. Albanian in NY says:

      Era moj cupe! Une jetoj vete ne Amerike dhe perpos shume gjerave te mira qe ofron ky shtet, si paradoks eshte nje nder vendet ku 1 ne 5 femra pohon se eshte dhunuar seksualisht gjate jetes se saj. Ato jane fatkeqesi qe mos i ndodhshin kurre askujt dhe nje njeri qe kryen dicka te tille nuk eshte burre, por mut. Me kete e dashur desha te tregoja se muter ka kudo ne vende te pasura, a te varfra. Sic thoshte dikur gjyshja ime: kujdesu per veten se nuk do kujdeset kush per ty!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *