5 arsye pse duhet të frikësohemi pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi

putin erdoganTë hënën, ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov u vra në një ekspozitë të artit pamor në Ankara, i qëlluar nga një ish-oficer policie, Mevlut Mert Altinas. Sipas të dhënave, agresori tha: “Ne do ju bëjmë të paguani për Halepin”, përpara se të hapte zjarr ndaj ambasadorit, duke iu referuar mbështetjes ruse për qeverinë siriane në rrethimin brutal që iu bë Alepos.

Nuk është ende e qartë sesi do të kundërpërgjigjet Rusia. Por duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara midis Ankarasë dhe Moskës përgjatë vitit të fundit, shekujve të rivalitetit historik dhe armiqësisë midis tyre dhe përplasjes së politikës së jashtme mes masakrave të luftës civile siriane, duhen mbajtur parasysh disa skenarë përshkallëzimi të mundshëm.

Hakerat rusë shënjestrojnë Turqinë

Rusia ka një dobësi për të shkaktuar trazira të brendshme politike në vendet e tjera përmes sulmeve kibernetike të mirëmenduara dhe në kohën e duhur (Shtetet e Bashkuara janë një shembull). Qeveria turke ka pësuar disa nga këto sulme edhe më parë: më 7 dhjetor, Wikileaks publikoi më shumë se 57 email-e të Berat Albayrak, ministrit turk të Energjisë dhe burimeve natyrore dhe gjithashtu, dhëndërr i presidentit Recep Tayyip Erdogan.  Me gjasat që Rusia bashkëpunon me Wikileaks për të publikuar email-e të hakeruar në të shkuarën, sulme të ngjashme kibernetike mund të godasin Turqinë, duke nxjerrë sekrete të tjera jo të këndshme të njerëzve që ndodhen pranë presidentit turk.

Marrëdhëniet e brishta, edhe pa vrasjen e ambasadorit, mes Rusisë dhe Turqisë mund të ndërpriten fare, duke sjellë presion të ri ekonomik mbi Turqinë

Kjo është ajo që ndodhi nëntorin e 2015-ës, kur forca ajrore turke qëlluan e rrëzuan një bombardues rus në kufirin me Sirinë. Në kundërpërgjigje, Rusia vendosi embargo mbi shumë prodhime turk; eksportet turke në Rusi ranë me 737 milionë dollarë. Më tej, gazsjellësi i gazit natyror “Turkish Stream” që ishte pjesë e “partneritetit strategjik” të dy vendeve u pezullua. Situata ekonomike nuk u përmirësua derisa Erdogan kërkoi ndjesë për rrëzimin e avionit në qershor 2016.

Vrasja mund të shërbejë si një shkak për arrestime të reja si në Turqi ashtu edhe në Rusi

Këtë vit, në Turqi u arrestuan me mijëra njerëz pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik, që përfshinte edhe një atentat në tentativë ndaj vetë Erdoganit. Putini, ndërkaq, erdhi në pushtet duke shtypur elementët që shiheshin si të dhunshëm në Çeçeni. Sidoqë të jetë, vrasja e ambasadorit nuk parashikon gjëra të mira për shoqërinë civile të të dyja vendeve.

Armëpushimi në Halep nuk mban

Rusia dhe Turqia janë në anë të kundërta të luftës civile siriane, por të dyja ndihmuan në negociimin e armëpushimit të fundit që lejon kryengritësit dhe civilët të largohen nga Halepi. Vrasja e ambasadorit rus mund të sjellë shkeljen e armëpushimit, ose të sjellë rinovimin e luftimeve gjetkë në Siri. Forcat ruse janë funksionale në verilindje të Sirisë, jo shumë larg nga trupat turke që marrin pjesë në sulme përtej kufirit në qytetet që mbahen nën kontroll nga ISIS.

Rusia luan kartën kurde

Turqia është anëtare e NATO-s, e kjo bën të ketë shumë pak gjasa që Rusia të marrë në konsideratë nisjen e një lufte me vetë Turqinë. Karlov me gjasa, nuk do të jetë, me fjalë të tjera, arkiduka Franz Ferdinand. Por, Rusia mund të përdorë lidhjet e saj historike me popullsitë e pakënaqura kurde në Turqi, përfshirë edhe mbështetje të mundshme për militantët kurdë, që të nxisë edhe më shume sulme terroriste kurde. Të shtunën, një makinë bombë në Turqinë qendrore vrau 13 ushtarë dhe plagosi 55 të tjerë. Dhe më 11 dhjetor, dy bomba shpërthyen në Stamboll duke vrarë 39 njerëz e duke plagosur 154 të tjera. Një grup militant kurd mori përgjegjësinë për sulmet e Stambollit. (Foreignpolicy.com)

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “5 arsye pse duhet të frikësohemi pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi”

  1. Giasou Janulatos alvanoarxidoglyftoi says:

    Pas rrezimit te avionit rus dhe embargos ekonomike ruse, dogani me kenaqsi po ja mban loqen putinit ne goje keshtu qe asgje ska per te ndodhur. E shumta e shumta dogani do ti thithe edhe topet tani.

  2. Emigranti says:

    Neqoftese atentati eshte porositur nga Turqia do te ishte budallallek dhe nje loje e rrezikshme, ose nje pale e trete hedh gurin e fsheh doren per te futur ne sherr te dy vendet.
    Sidoqofte e verteta vonon por nuk harron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *