Alfred Moisiu: Si e kam njohur Mehmet Shehun

20 Dhjetor 2016, 12:04Dossier TEMA

Ish-presidenti Alfred Moisiu, që ka punuar për rreth shtatë vjet me Mehmet Shehun në Ministrinë e Mbrojtjes, rrëfehet në një intervistë për gazetën Dita, se si e ka njohur këtë të fundit.

– Zoti President, ju e kini njohur nga afër Mehmet Shehun dhe kini punuar me të. Çfarë kujtimesh ruani nga ai?

– Po, unë e kam pasur Mehmet Shehun Ministër të Mbrojtjes, ndaj do të jap disa mendime, duke u përqendruar në cilësitë e tij personale si drejtues, administrator dhe burrë shteti, në vitet 1974- 1979 dhe më pas deri në vitin 1981, kur ai kreu vetëvrasje, periudha në të cilën unë kam punuar direkt nën drejtimin e tij.

Jo vetëm sot, por e kam thënë edhe herë të tjera se ai ka qenë një drejtues shumë efikas, me ide shumë të qarta për ushtrinë dhe mbrojtjen e vendit në kushtet e asaj kohe, studiues në vazhdimësi për problemet e mbrojtjes, i rreptë dhe i drejtë në kërkesën e llogarisë, këmbëngulës për arritjen e objektivave, duke përdorur taktin e duhur, që vinte në punë vartësit deri në arritjen e rezultateve të duhura. Çuditërisht sa i rëndë dhe i rreptë ishte në paraqitjen e tij, aq dhe i komunikueshëm ishte kur punoje me të. Jo vetëm e lejonte kundërshtinë e mendimit, por edhe e kërkonte mendimin e kundërt. Mandej duke ia argumentuar, kur bindej për çka i thoje, atëherë të vlerësonte, pavarësisht se nuk ishe në të njëjtin mendim me të tijin. Për mendimin tim Shqipëria një kryeministër të dytë si ai, me cilësi të rralla drejtuese, deri tani nuk e ka patur.

I them këto mendime pozitive për të sepse më ka takuar që gjatë asaj kohe, të merrem me probleme teknike dhe ushtarake dhe jo rrallë kam pasur kundërshti mendimesh, të cilat ai i ka vlerësuar. Më gjerë dhe më konkretisht për këto probleme janë shprehur në kujtimet e mia në një nga tri librat që kam shkruar.

Si sillej Mehmeti me bashkëpunëtorët e tij? Ju kini qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij në fortifikimin e Shqipërisë, apo jo?

– Theksoj se fillimisht unë isha jo shumë i pranueshëm për të. Kjo jo se më njihte, por thjesht nga marrëdhëniet jo shumë të mira që kishte pasur, si gjatë luftës edhe më pas, me gjeneral Spiro Moisiun. Kur ai erdhi si Ministër i Mbrojtjes, unë isha Drejtor i Xhenios në Ministrinë e Mbrojtjes, që nga vti 1971. Pas ardhjes së tij, ajo drejtori u nda në dy, fortifikim dhe xhenio, në përbërje të Drejtorisë të Përgjithshme, me në krye Gjeneral Mendu Backën, kurse unë u emërova Drejtor i Fortifikimit. Gjatë punës, duke parë nga afër aftësitë e mia tekniko organizative, ndryshoi krejtësisht qëndrimin e tij fillestar, pavarësisht se isha djali i Spiro Moisiut, me të cilin marrëdhëniet vazhdonte të mos i kishte të mira.

Fortifikimi për të, kur erdhi në atë detyrë, ishte si kalë beteje, për të argumentuar më shumë gabimet e Beqir Ballukut dhe punën e tij “armiqësore”. Për problemin e fortifikimit kam folur edhe herë të tjera, për domosdoshmërinë, teprimet dhe mangësitë. Rrjedhimisht nuk e quaj të nevojshme të përsëris ato që i kam shprehur më përpara.

Duke cilësuar karakterin e tij  të veçantë, dua të vë në dukje se në punën me kuadrot kryesore, ai donte të bindej personalisht mbi faktin sesa të saktë dhe të ndershëm ishin njerëzit me të cilët punonte. Nuk manipulohej lehtë nga mashtruesit dhe gënjeshtarët. Jo vetëm kaq, por kur e diktonte një gjë të tillë ishte i ashpër ndaj tyre. Ishte shumë korrekt për oraret dhe detyrat e caktuara, nuk falte vonesën në kryerjen e tyre dhe as shkelje të ligjeve të kohës.

Ndërkohë ishte edhe shumë i kujdesshëm, ndaj vartësve të tij. Gjatë vitit 1974, kur në ushtri u krye pastrimi, sikurse quhej atëherë, duke filluar nga kuadrot kryesore të saj, të cilët ishin njerëz me kontribute të shquara gjatë Luftës, ai  u tregua shumë i rreptë. Ama brendësia e kësaj “rreptësie” ka arsyetimin e saj dhe kjo është thënë fare qartë nga një prej gjeneralëve të kohës, Gjeneral Muhamet Prodani, i cili kishte shumë afrimitet me Mehmet Shehun, të vendosur që në kohë të Luftës, gjë të cilën e përshkruan gjeneral Ramohito në kujtimet e tij. Ndër të tjera gjeneral Prodani i kishte thënë kryeministrit: “Ç’po bëni kështu, po e shkatërroni fare ushtrinë!… Ç’faj kanë bërë shokët që po i godisni kaq egër?!. Mehmeti i kishte thënë: Mbylle gojën, se do ta hash edhe ti! Nuk e kupton që s’kam ç’të bëj!. Me këtë kuptohet që edhe kryeministri nuk ishte shumë i sigurt për veten e tij, se deri ku mund të shtrihej goditja. Paranoja e Komandantit të Përgjithshëm ishte e paparashikueshme.

– Flitet se në atë kohë kishte një klan të Enverit dhe një klan të Mehmetit. A është e vërtetë kjo?

– Nuk mund të thuhet për klane, por preferenca kishte. Ndryshe nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu gjatë Luftës kishte qenë drejtues direkt, por edhe më pas duke qenë ministër dhe kryeministër kishte më shumë kontakte direkte me njerëzit. Dhe në punë e sipër, apo njohje me individë të ndjeshëm ishin krijuar edhe preferencat. Por ama këto preferenca për individë nuk i mbante të përjetshme, i ndryshonte sipas njohjes nga afër në punë. Pra për rrjedhojë, ndryshe nga Enveri, Mehmeti nuk i vlerësonte shumë njerëzit me syrin partiak, por me këndvështrimin e vlerave meritokratike. Dhe konkretisht në ushtri vlerësonte më tepër ato kuadro që kishin më tepër rezultate dhe krijimtari në ushtrimin e detyrave, shumë ndryshe nga Mehmeti, gjykoheshin nga Enveri preferencat ndaj individëve.

Më kujtohet një fillim tetori i 1974-s, kur në një pasdite u bë një mbledhje urgjente e Shtabit të Përgjithshëm, që në fakt ishte parathënie e zgjerimit të goditjes në ushtri. Ndër të tjera u pa se zbërthimin e  thënies së Enverit më qartë e përsëriti Mehmet Shehu: “Beqir Balluku nuk mund ta kryente punën e tij armiqësore në ushtri i vetëm”.  Kjo shprehje e thënë nga Mehmeti na befasoi të gjithëve, sepse menduam se tani kujt do t’i bjerë radha e goditjes. Për të gjithë ne qe befasuese goditja ndaj dy gjeneralëve kryesorë të ushtrisë. Petrit Dumja, njihej si i preferuari i Mehmet Shehut, kurse Hito Çako njihej si i preferuari i Hysni Kapos. Në fakt një kahje e tillë e zhvillimeve atë ditë tregoi se letrat në tryezë po ngatërroheshin keq. Kjo tregonte se përzgjedhja e viktimave kryesore përcaktohej nga Enver Hoxha dhe askush tjetër. Me këto veprime ai synonte jo vetëm të hiqte nga skena njerëz me kontribute të Luftës, por edhe mbështetjen që kishin në ushtri dy nga figurat më kryesore të asaj kohë, Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo. Pra ishte edhe një sinjal i fortë për të lënë të kuptohej se kush e kishte çomangën në dorë, e cila mund të drejtohej ndaj kujtdo, që do të guxonte jo më të dilte kundra por dhe as të guxonte  që të jepte shenjën më të vogël të pakënaqësisë. Ndoshta ky ka qenë dhe preludi i përgatitjes së skenarit që do të luhej edhe më pas për të pastruar fushën, me qëllim që Nexhmije Hoxha të mos kishte probleme pas vdekjes së të shoqit.

– Ka shumë nga ata që e kritikojnë Mehmetin se fortifikoi vendin dhe i jepte shumë rëndësi fuqizimit të ushtrisë në atë kohë. Sa qëndrojnë këto kritika?

E kam sqaruar pse në atë kohë iu vu aq rëndësi fortifikimit. Sipas kërkesave të asaj kohe, përsa i përket ushtrisë ai bëri një revolucion të vërtetë. E parë kjo jo vetëm në sferën teorike por dhe në atë të ushtrimit të stërvitjeve të mëdha me trupa, duke filluar që nga ndryshimi në stërvitjen e vogël, që është bazë për nivelin e gatishmërisë së çdo ushtrie. Pra përgjithësisht rëndësi e veçantë iu kushtua jo vetëm rritjes së gatishmërisë luftarake në tërësi si dhe rritjes së prodhimit në vend të gjithçkaje që duhej për ato qëllime. Jo vetëm kaq por ndërkohë u forcua së tepërmi stërvitja e rezervistëve dhe përgatitja e gjithë popullit shqiptar për vetëmbrojtje. Qitja me armë luftarake si për ushtarët ashtu edhe për rezervistët mori përpjesëtim të paparë.

Është e vërtetë që jo vetëm shpenzimet e fortifikimit ishin shumë të mëdha, por edhe buxheti i mbrojtjes u rrit shumë, gjë që për pasojë e dëmtoi rëndë ekonominë shqiptare. Ama dihej se gjithçka për fortifikimin dhe për ushtrinë, më parë miratohej nga Komandanti i Përgjithshëm. Çuditërisht ndodhi që kur e arrestuan ish komandantin e ishullit të Sazanit, të gjorin e akuzuan se pse e kishte fortifikuar ishullin aq tepër!!?? U  befasova kur e dëgjova, sepse e dija që ai plan, në mënyrë të veçantë,  ishte porositur dhe miratuar  personalisht me firmën e Enver Hoxhës.

– A ishte Mehmet Shehu armik apo poliagjent, sikurse u etiketua pas vdekjes nga Enver Hoxha?

Këto ishin thënie të sajuara, sikurse për gjithë rastet e tjera dhe sidomos këto dolën pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut. Qesharake ishte kur dëgjoje se ai në Luftë nuk kishte qenë trim, por frikacak. Në heshtje jo vetëm unë, por askush  nuk i besonte ato broçkulla që thuheshin për të, ama sikurse dihej, nuk ishte pa rrezik të dilje kundër atyre që thuheshin nga Diktatori.

Enver Hoxha e kishte bërë si metodë se kur donte ta dënonte një njeri, e shpallte armik. Aq ishte kjo e njohur sa që pas dënimit të Kadri Hazbiut, u fol se Myslim Peza kishte thënë: “More por të gjithë armiq i paska pasur kjo parti!”. Konstatim shumë i drejtë i Babë-Myslimit, pasi sikurse po zhvilloheshin ngjarjet, dalë ngadalë po dilte që Luftën e paskeshin bërë armiqtë dhe agjentët.

Por në të njëjtën kohë ishte vënë re se në disa raste ishte parë një lloj servilizmi i ekzagjeruar i Mehmet Shehut ndaj Enver Hoxhës. Më kujtohet kur në 1978–n u kremtua 35 vjetori i krijimit të Ushtrisë, në Shkollën e Bashkuar u zhvillua një ceremoni përkujtimore dhe një paradë. Pasi foli Enveri, Mehmet Shehu menjëherë mori fjalën duke i thurur Diktatorit lavde të padëgjuara ndonjë herë nga goja e tij.

14 komente në “Alfred Moisiu: Si e kam njohur Mehmet Shehun”

  1. Peco says:

    Me vafshi shendosh ju ish komunistet. Ju, or vella, ndertuat “aq mire” jeten e ketij populli ne kohen e komunizmit, domethene i bete mutin dhe tani perseri, jeni ju qe po provoni t’ja ndertoni ketij populli jeten ne demokraci, Kete radhe, sic tregon ecuria e deritanishme, keni vendosur ti beni jo vetem mutin, por edhe shurren. Sepse, te kesh kurajon dhe ti sherbesh diktatures dhe me pas te vihesh ne krye te ndertimit te demokracise, nje pafytyresi dhe kurajo te tille vetem ju komunistet e keni.

    1. Adriatik says:

      Mehmet, enver, hysni, sali…te gjithe turkoshqiptare, te gjithe nje lloj.

  2. Trimi says:

    Peco …..tha realitetin…me dy fjale….kete karakter komunist e pushkaton dhe Enveri..me heronjte e tije te kthyer ne tradhtare poliagjent,nga pushkatimi i qemal stafes…dhe deri ke tradhtari poliaqgjent Mehmet shqhu…ja kjo ishte fytyra e vertet komuniste

  3. te gjith presilelash e shqiperise keni qene super kurva komunistesh.Prandaj ky vend nuk bon prokopi mallkuar qofte fara e keqe komuniste!!!

  4. Capi dhia says:

    Mos e besoni Alfred moisiun. Ishte Mehmeti ai qe e degradoi figuren e Spiro moisiut. Pa rene Spiro nuk ngrihej dot Mehmeti. Ishte Enveri ai qe e ruajti te gjalle edhe sot emrin e Spiro Moisiut. Edhe Alfredi ishte / eshte sot per shkak te binomit Spiro- ENver she anasjelltas. Alfredo I Ben furce Mehmetit sepse ai e do se kujt I ka pas sherbyer Mehmeti.

    1. Kellira says:

      Lexoje o trap se ate po thote. Mehmeti s’kishte marredhenie te mira me Spiron.
      Spiro sa per dijeni ishte drejtuesi i vertete i Shtabit, oficer karriere i periudhes se Zogut, i studiuar ne Vjene.
      Enveri e therriti per riorganizim pas Operacionit te Dimrit kur Ushtria u be kashte e koqe.
      Spiro u tregua inteligjent, nuk mori asnje post pas luftes dhe ndenji ne hije, pa u mburrur shume se ndryshe do ta kishte ngrene edhe ai si shume te tjere.

  5. Adi says:

    Kam patur respekt deri tani per ty zoti Aldred !
    Me bere qe ti humb konsideratat e mia per ju.
    Mehmet Ismail Shehu ka qene nje vrases e terrorist dhe injorant. Po ne te gjithe dridheshim nga frika prej ketij katili analfabet se te vriste me karrigen e shtetit dhe te interrnonte familjen.
    Ju me shume se kush duhet te thoni sot te verteten duke denuar krimet e masakrat e ketij banditi analdabet dhe jo ti thurni elozhe ketij xhelati.
    Tregoni sa qindra oficera ka vrare e zhdukur ky kriminel I ulur nfa Enver Hoxha ne pistin e kryeministrit.Po 76 djem myzeqar qe I kishte marr Balli me zor pse I vrau ne Golem te Lushnjes . Po liderin myzeqar Sokrat Bufin (baban e Ylli Bufit) pse e helmoi? Po ushtarakun e lart myzeqar te shkolluar ne itali, Palu Spiro Toska nga Fieri pse e vrau ne zyre ne Vlore me 5 maj 1947 ? Po qindra patrior te tjere nacionalist pse I eleminoi me plumb ne Mallakaster ?
    Jane pa fund krimet e ketij banditi antishqiptar, por me te peshtir po behen bishtat e klanit te ketij terroristi qe na e paraqesin sot si njeri te ditur, poet, te zot dhe gjoja hero kete gjakatar primitiv nfa me antishqiptaret qe ka njohur kombi yne.
    Ju ndoshta keni nostalgji per kete kriminel se te dergoj me studime jashte shtetit dhe te mbajti ne detyra te larta ne Ministrine e Mbrojtjes qe mund edhe te mos e kishit merituar me aftesit tuaja.Edhe une kam qene ushtarak si ju, por e them me plote goje te verteten se kush ka qene krimineli psikopat Mehmet Ismahil Shehu dhe banditet e tij qe e gjakosen tere kombin tone. Ndoshta dhe ju keni qene pjese e ketij klani qe na dhate mbrapsh per nje shekull. Zoti u dhente ment te thoni te verteten.

  6. Plaku Xhuxhumaku says:

    Te dhjefsha Enverin, te dhjefsha Mehmetin, te dhjefsha edhe te gjithe ushtaraket e larte te komunizmit, armiq apo jo armiq, te dhjefsha Byrone Politike, dhe po teproi edhe pak mut, ne fund te dhjefsha edhe kete rroten e mullirit Alfred.

    Na falni per eren e keqe, po nuk eshte e mutit.

    1. Peco says:

      Kot kerkon falje, vella. Alfred Mojsiu eshte burre i mendshem, ka ruajtur nje kundragaz per kete dite. Prap ne do e hame, do mbajme hunden me dore nga keta kerma qe helmojne dynjane. Sa te drejte keni! Era e mutit ne raport me eren qe leshojne keta eshte si aroma e nje trendafili te porsacelur ne nje mengjes pranvere.

  7. mireli says:

    Respekt per ju z.President A.MOISIU. Deklaratat tuaja per ish K/M e asaj kohe M.SH jane realiste. M. SHEHU ka bere dhe gabime per shkak te rrethanave te kohes, te situatave te luftes dhe punes per ndertimin e vendit te shkaterruar nga lufta. Por MEHMET SHEHU ashtu sikunder thoni ju z. President mbetet nje nga burrat me te shquar te SHQIPERISE. Luftetar i oreve te para, strateg legjendar i luftes se 2-Boterore. Shkelqeu si KOM.BR. PARE. Askush si Mehmet Shehu nuk luftoi direkt ne beteje, asnji udheheqes nuk drejtoi formacionet pertizane si ai.
    Te thuash qe Mehmeti ishte frikacak apo injorant si ky ADI shurdhjaku do te thote se nuk ke jetuar ne Shqiperi por andej nga Mozambiku a mbrapa Diellit. Misionare Angleze,Amerikane flasin me admirim dhe konsiderate te larte per Mehmet Shehun. Kurre nuk do ti vije Shqiperise Kryeminister me i zoti se M.SHehu. Jeta dhe vepra e VJOSES do te mbeten te pavdekeshme. Koha po tregon dhe do te vertetoje se M.SH. ishte dhe do mbetet nji Shqipetar dhe Hero i madh i vendit tone.

  8. ETHEM says:

    M.SHEHU ISHTE BURRE SHTETI,KM ME I MIRE NE 104 VJET DUAN-SDUAN BALLISTO-ZOGISTO-ILEGALISTET E KETIJ VENDI.NE SHQIPTARET I KEMINPERGOJUARE TE 45 KM EBKETIJ VENDI.NE NUK DIM SI VDIQ I.QEMALI E KO.DIM QE A.RUSTEMI VRAU E.TOPTANIN NENPARIS DHE MIRE JA BERINTRADHETARIT.ZOGU VODHI FLORIRIN E TRADHETOI VENDIN DHE SALIU I NDERTOI PERMENDOREN NE MES TE TIRANES.MOJSIU ESHTE I SAKT NE ATO QE THOT.AI ESHTE PRESIDENTI ME I MIRE NE KETO 26 VJET.

  9. Mentari says:

    Ky njeri qe ka pas qene edhe shefi I Xhenjos se ushtrise eshte fatkeqesia e Inteligjences se varfer qe ka ne koke;Po si nje njeri si ky te Lavderoj nje ish Kryeminister Injorant me 7 klase shkolle qe gjate gjith karrieres se tij ne sherbim te shtetit te atehehershem dictatorial ishte me arroganti,me mendjemadhi ,me krimineli dhe me servili dhe ky ishte Mehmet Muti.Ky indivit ishte Flamurtari I Luftes se Klasave,ishte Flamurtari I Hakmarrjeve tek shkoet e tij te luftes,ishte pa asnje diskutim njeriu I laje Hesapeve me kundershtaret e tij ideollogjike duke shfrytezuar pushtetin e Krahines si perkrahje (Hysni Kapo,Kadri Hazbi etj) Ky edepsyz mbasi e ekzekutoj para kohe Beqir Ballukun I binte trumpetave se ai Beqiri”Armiku dhe tradhetari” e kishte lene shqiperine pa mbrojtje etj.E dini pse? sepse me ato teorira e orvajtje ai justifikonte vrasjen e Beqir Ballukut qe I beri puc me Menecin Petrit Duke duke e inkurajuar kete te fundit qe ti kundervihesh Ballukut me premtim qe Dume te behej Ministri I ardhshem I Ushtrise se Mehmet krimineli ta e kisht me te lehte per te ardhur ne vendin e Enver Hoxhes qe ai mendonte se Enveri do te vdiste shum shpejt nga semundja e Diabetit.Por ketu I hengri koken edhe Agjentit te tij Petrit Dume etj.Ky bastard qe ti kundervihej Ballukut (sepse nuk shkonin te dy qysh ku Shehu u shkarkua si shef I shtabit te ushtrise me 1947 dhe ate detyre e mori Balluku) futi ne Byrone politike Dumen me paramendi qe ky I fundit ti kundevihej atje ne byro Ballukut qe ta e shihte edhe Hoxha dhe Balllluku nuk kishte cti bente sepse edhe ai Dume ishte Kandidat I Byrose politike.Ky bastard deshtoj me turp ne orvajtjen e tij te fundit per te zevendesuar Hoxhen dhe kur Hoxha e kuptoj dhe ju kthye kunder ky si nje mi I lagur vrau vehten e tij nga Frika.Ky ishte trimi dhe Luftetari shquar?????????????? ai kishte qene me frikacaku dhe natyrisht si gjithmone hidhte gurin dhe fshihte doren kunder shokeve te tij te luftes gjera shkoj vet ne te semes.Mojsi shlo e ha ndonje Pilaf ushtrie dhe mundesisht nga Rracioni I ushtareve se per te tjera nuk je.Kryeministri i zgjuar,i “Afte” dhe I dashur I juaji e drejtoj ekonomine shqiptare per 27 vjet dhe e dergoj ate ekonomi mu ne gremine ne te sames se tij saqe shqiptaret u hodhen ne detra per tu mbytur>Ky ishte Idoli I juaj? E dimin ateher epor sot edijme me mire qe ju qe te gjith kishit ne koke trute e gomarit dhe fytyren e Kafsherise qe mabs 1990,s te ishit future ne Kopshin Zoollogjik qe tju shihnin si Neanderthalet e Kombit shqiptar.

  10. Andi says:

    Mbaj ment shume mire se ne vitet 1990, Alfred Moisiu ishte shume I pakenaqur dhe kritikues e akyzues i madhe ndaj Diktatures Komuniste ne Shqiperi, Poli Byros se saj dhe lidereve te atij shteti, duke I cilesuar edhe vrases e kriminel, megjithse kishte qene me detyra te larta ne Ministrine e Mbrojtjes.Edhe Mehmet Shehun e ka quajtur nje vrases I eger qe ka bere shume krime dhe u rreshtua me forcat e Partise Demokratike, te cilet e shperblyen me postin e Presidentit.Mire beri Alfred Moisiu dhe kjo ishte e drejta e tij.
    Por te deklaroshe sot te kunderten, duke I dale ne mbrojtje Mehmet Shehut, ketij terroristi eshte TURP, PAFYTYRSI, MASHTRIM DHE BASHKPUNTOR NE KRIM ME KETE VRASES KATIL.
    Te zente gjynahu dhe gjaku I qindra viktimave o Alfred Moisiu ku ka gisht edhe babai juaj Spiro Mojsiu.

  11. Niko Shpiragu says:

    Jam plotesisht dakort me Mentorin dhe disa te tjere. Une bera nje koment tek” Dita” ne pergjigje te intervistes se matufit Moisiu, por komenti im nuk u cfaq. Gazeta “Dita ” sic duket drejtohet nga njerezit e Mehmet Shehut, te cilet duan ta kthejene ate ne nje hero legjendar. E verteta eshte se ai (Mehmeti) ishte nje kriminel, arrogant, servil dhe i pa afte komplet. Gjate kohes se luftes ai ishte ne te vertete me emer komandant i brigates se pare, por ne te vertete brigata drejtohej plotesisht nga Dushan Mugosha. Per ata qe s’e dine duhet te beje sqarimin si me poshte: Sipas menyres jugosllave edhe ne Shqiperi, personi me i fuqishem ne nje njesi ushtarake ishte zv sekretari i partise, mbasi sekretari se bashku me komisarin kishin detyre te udhehiqnin me shembullin e tyre ne krye te betejes, ndersa komandanti merrte urdhera direkte nga zv sekretari i cile bente organizimin dhe planet. Dushan Mugosha ishte Zv sekretari i partise se brigates dhe ishte ai qe merrte vendimet dhe jepte urdherat. Ata qe kane qene partizane e dine mire kete, por ne rastin ne fjale Dushani jo vetem vendoste dhe urdheronte, por ai nuk preferonte fare te fliste me Mehmetin. Urdherat ai ia transmetonte atij nepermjet te besuares se tij, Fiqiret Sanxhaktarit. ( Bile deri ne fund te jetes se tij Mehmeti i merrte urdherat nga e shoqja). Edhe arsyea qe ai vrau vetem myslymane afer Lushnjes, ishte urdheri i Dushanit te cilin ia transmetoi Fiqireti ( lexoni per kete ju lutem se si e tregon Xhelal Staravecka qe ka qene komandant batalioni ne brigaten e pare). Pra keshtu nuk mund te flasim per nje trim legjendar por per nje sherbetor te Dushan Mugoshes. Me pas te gjithe ata qe kane qene me te ne lufte u eleminuan direkt nga ai si Tuk Jakova( ish komisari i brigates), Dali Ndreu ( ish komandanti i divizionit te pare, ku Mehmeti ishte zvendes, e shoqja e Daliut, Liri Gega e dhjetra te tjere qe meritat per luften t’i merrte heroi i matufit Moisi. Mehmet Shehu grumbulloi rreth vehtes ne pozitat kyce te shtetit si garda e republikes, ministria e brendeshme , sigurimi etj njerezit e tij me besnik dhe nepermjet tyre bente denime edhe pa gjyq, eleminonte njerez qe mendonte se kishin vlera, per te qene ai i vetmi ne krye. Vetem duke e ditur se Enver Hoxha nuk mund te eleminohej thjeshte se e gjithe partia dhe populli ne ate kohe do tja tregonin vendin, nuk e eleminoi fizikisht por priste qe te vinte koha me e pershtateshme per ta realizuar. Ai kishte gjithcka ne dore, pervec ushtrise qe varej nga komandanti i saj, dhe me te nuk bendte dot lojera. Per te patur edhe ushtrine, ai ideoi dhe organizoi eleminimin fizik te B. Ballukut, Petrit Dumes, Hito Cakos etj. Pas kesaj u be edhe minister i mbrojtjes dhe e kishte rrugen te hapur. Kjo koincidoi edhe me semundjen reale fizike dhe mendore te Enver Hoxhes. Mehmeti ishte rrezik shume real per te bere nje puc ushtarak ne Shqiperi. Edhe pse Enveri ishte lider, Mehmeti ishte tani gjithcka. Vetem zgjidhja qe i dha Enveri qe ndoshta ishte i udhezuar nga te tjere qe e kuptonin shume mire eren qe po frynte, ishte zgjidhja. Ai pruri ne udheheqjen e Partise, ku Mehmeti nuk kishte influence, njerez te tjere ndoshta jo te zgjedhur,por me qellimin e vetem te neutralizonte Mehmetin. Gjate kesaj kohe Mehmeti beri bunkeret ne cdo vend dhe harxhoi gjithcka per ta. Po ne te njejten kohe ky ekonomist i madh cpiku tufezimin dhe e la tregun bosh, me radhet e gjata qysh nga mesnata per nje shishe kos ose qumesht. Ekonomia u shkaterruaa komplet dhe matufi Moisi thote se Kryeminstri ishte i shkelqyer. Gjate semundjes se Enverit nuk u ndertua asgje, ndersa me para u be nje pune kolosale qe do shume kohe ta spjegojme. Mehmet Shehu ishte prototipi i arrogantit, ku cdo njeri qe jo vetem punonte me te, por dhe kur i degjonte emrin dridhej. Mos harroni kengen “… te rroje partia , te rroje Enveri, se Mehmeti desh na theri…” Ne te njejten kohe kur ai sillej si demon dhe mizor me vartesit dhe njerezit e tjere, ai ishte servili me i madh ndaj Enveri. Te gjithe i kujtojme levdatat e medha per Enverin , por ne menyre teper te ulet kur u beri thirrje te gjithe popullit duke thene”…te gjithe ne shqiptaret duhet te veme koken atje ku shoku Enver ve kemben…” D. M. TH. ne populli jemi bageti dhe duhet te na shtypin me kembe nje diktator. Ky burre i madh shteti si nuk i paska para te metat e udheheqjes. Nje njeri i madh ,duhet te flasin ose kur nuk ka se c’ben, jep doreheqje. Shume pak e dine te verteten e vdekjes se tij, por per mendimin tim ai vrau vehten se e dinte mire se ku do te perfundonte. Ai vete kishte denuar pa gjyq dhe me internime shume te tjere dhe nuk mund ta imagjinonte vehten si ata. Ose atij mund ti kene dhene urdher te vetasgjesohet ose ata vete mund ta kene bere kete. Por kur djemte e tij thone qe ai vrau vehten , nuk mund te kuptohen insinuatat e ndryshme se e paskan vrare. Qe Mehmeti pas asaj mbledhjeje do te perfundonte keq e me keq , kjo ska dyshim. Edhe ata qe mundohen te mbrojne Enverin se ai nuk beri gje mendoj se gabojne. Ndoshta Enveri nuk e mendoi se ai do t’i jepte fund jetes aq,shpejt dhe keshtu nuk pati mundesi, por vet fakti qe Enveri pruri ne udheheqje te partise njerez nga baza tregon se ai po kerkonte te rimerrte inisiativen prap ne duar, te cilen e kishte patur kohet e fundit Mehmeti. Mehmet Shehu
    ishte me karakter te ashper qe e shpinte deri tek krimi, ishte fodull dhe arrogant, ishte hakmarres dhe karjerist,ishte servil jashte mase dhe ajo me e rendesishmje ishte i pa arsimuar dhe i pa afte per te kryer detyren e kryministrit.. Per sa i perket akuzes qe iu be si agjent dhe poliagjent nuk mund te dihet e verteta nga ne, por nga nje karakter i till si ai me qellimin e skajshem qe te ishte diktatori i vendit, mund te presesh cdo gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje