Bashkëpunimi ndërkufitar, BE "pajton" Greqinë me Shqipërinë për 36 milionë euro

20 Dhjetor 2016, 13:36Rajoni TEMA

Pas tensioneve dhe kërcënimeve të hapura, mes Shqipërisë dhe Greqisë po rikthehet paqja. Bashkimi Evropian ka vendosur të ‘pajtojë’ Athinën me Tiranën, duket hedhur 36 milion euro për bashkëpunim ndërkufitar mes dy vendeve.

Disa ditë pasi dy ministra grekë i treguan Shqipërisë fuqinë dhe superioritetin ushtarak, parlamentet e dy vendeve kanë nisur të shqyrtojnë dhe miratojnë marrëveshjen për bashkëpunimin ndërkufitar, për zbatimin e të cilët janë parashikuar 42 312 029 euro, nga të cilat 35 965 222 euro kontribut i BE dhe 6 346 807 euro bashkëfinancim kombëtar i të dy vendeve.

Autoritetet shqiptare dhe ato greke kanë hartuar një program të përbashkët për bashkëpunimin ndërkufitar, i cili do të mundësojë lëvrimin e fondit prej 36 milionë euro nga Bashkimi Evropian. Zona ndërkufitare përfituese e këtij programi shtrihet nga Deti Jon në liqenet e Prespës dhe përfshin njësitë rajonale të Grevenës, Kosturit, Follorinës, Artës, Thesprotia, Janinës, Prevezës, Zakynthos, Kerkyrës, Kefallinias dhe Lefkadës në Greqi, dhe Qarkun e Vlorës, Gjirokastrës, Korçës dhe Beratit në Shqipëri.

Kjo marrëveshje financimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, ndërsa ka shkruar për shqyrtim dhe miratim në Kuvend shkruan shqiptarja.com. Programi IPA mes Greqisë dhe Shqipërisë është hartuar në kuadrin e strategjisë dhjetëvjeçare të zhvillimit të Bashkimit Evropian “Evropa 2020” për një rritje inteligjente, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Gjatë hartimit të këtij programi është marrë parasysh edhe strategjia e BE­së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit, e cila fokusohet në 4 shtyllat tematike: Rritja e rëndësisë detare; lidhja e rajonit; ruajtja, mbrojtja dhe përmirësimi i cilësisë së mjedisit; rritja e atraktivitetit rajonal.

Në këtë program janë reflektuar edhe parashikimet e direktivës kuadër të Strategjisë Detare të BE­së 2008/56 / EC, (MSFD) e cila synon mbrojtjen e mjedisit detar të të gjithë Evropës. Marrëveshja konsiston në rritjen e kapaciteteve infrastrukturore në zonën ndërkufitare në menaxhimin e transportit, ujit dhe mbetjeve, rritjen e efektivitetit të mbrojtjes mjedisore dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore, rritjen e efiçencës së energjisë dhe përdorimit të sistemeve të energjisë së rinovueshme si dje në përmirësimin e efektivitetit të parandalimit të rreziqeve dhe menaxhimi i katastrofave natyrore, me fokus zjarrin në pyje.

Po ashtu, marrëveshja parashikon ruajtjen e resurseve kulturore dhe natyrore si një parakusht për zhvillimin e turizmit të zonës ndërkufitare dhe përmirësimin e kapaciteteve të zonave ndërkufitare për të mbështetur sipërmarrjen, mbijetesën e bizneseve dhe konkurrencën. Një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes janë edhe kushtet e përgjithshme të marrëveshjes, ku parashikohen përgjegjësitë dhe strukturat zbatuese të Programit.

Ky program do të zbatohet nën menaxhimin e përbashkët ndaj, si rrjedhojë, shteti anëtar (në këtë rast Autoriteti Menaxhues Grek – Ministria Greke e Ekonomisë, Zhvillimit dhe Turizmit) dhe Komisioni Evropian janë përgjegjës për zbatimin, menaxhimin dhe kontrollin e Programit. shqiptare do të mbështetin shtetin anëtar në përgjegjësitë e tij dhe do të kryejnë ato detyra të cilat nuk mund të kryhen në territorin shqiptar nga ana e autoritetit menaxhues.

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje financiare do të mundësojë zbatimin e përbashkët të projekteve në të ardhmen midis Greqisë dhe Shqipërisë, duke mundësuar, në këtë mënyrë, zhvillimin e zonave ndërkufitare nëpërmjet rritjes së kapaciteteve infrastrukturore në zonën ndërkufitare në menaxhimin e transportit, ujit dhe mbetjeve; rritjen e efektivitetit të mbrojtjes mjedisore; rritjen e efiçencës së energjisë; përmirësimin e efektivitetit të parandalimit të rreziqeve; nxitjen e ekonomisë lokale; ruajtjen e resurseve kulturore dhe natyrore si dhe rritjen e kapaciteteve të zonave ndërkufitare për të mbështetur sipërmarrjen, mbijetesën e bizneseve dhe konkurrencën.

Zbatimi i përbashkët i projekteve midis përfituesve shqiptarë dhe grekë do të jetë një mundësi e mirë për të shkëmbyer njohuritë dhe përvojat, për të ndërmarrë dhe zbatuar aksione pilot sipas akseve prioritare.

7 komente në “Bashkëpunimi ndërkufitar, BE “pajton” Greqinë me Shqipërinë për 36 milionë euro”

  1. Karma says:

    Aman o BE, jepjuani Lulzime Bashes, Shkerdhen Berishes, e Argites me gjithe Liri Berishes ti kollandrisin ato para, e dine ato se ku ti cojne…amani ore, I ka rene fitimi dhe gjynah ato miljarda jane pakesuar, nuk jane shtuar kot dy vite….Kamra I perfshifte nga me I madhi deri tek me I vogli, mos I zente 2017 o zot, ju zente haku I popullit, Gerdeci, Rruga e Kombit, 21 Janari, Piramidat…etj, etj, etj. Pronat e Shqiptareve te tjetersuara nga bucja faqedjegmja Argite…zoti te marrte cunin , e gocat, aty ku te djeg me shume u vrafsh moj kriminele hajdute…

  2. PER SHQIPNI says:

    o ju dhjefsha be ne shqiptaret po te humbur kemi qene e jemi gezohet politika greke dhe politikanet kriminel shqiptare.

  3. Albani says:

    Asgje nuk kuptova se ku konkretisht do te shkojne keto para.
    Kuptova qe disa do te mbushin xhepat.

  4. Kola says:

    Mero ja ke fut kot. Jo 34 miljon, por edhe miljarda te jene nuk heq dore greku nga Shqiperia deri Shkumbin, plus detin qe i fali shkerdhata jone.

  5. Kolera turko-greke says:

    Jevgjitet duan vetem hurin bythes.

  6. shefi says:

    Si zakonisht desinformimi eshte prezent kur behet fjale per Greqine. E verteta eshte se te tilla projekte nderkufitare jane shpallur dhe aplikuar te pakten 3 here dhe nuk lidhen me “pajtimin” gjasme te Greqise me Shqiperine. Gjithe te indoktrinuarit duhet te kuptojne se integrimi nuk fillon nga Gjermania e Franca, por nga fqinji. Qe te behesh pjese e se teres integrohesh se pari me fqinjin, i cili eshte integruar dhe si rrjedhim integrohesh edhe ty si vend kandidat. Po nuk ku kuptua kjo gje elementare, asnjehere nuk do kete integrim.

    1. 3434343 says:

      Fqinji te mesoj te sillet nje here sic i ka hije nje te integruari pastaj shqiptaret do te kene fatin e bashkepunimit te integrimit me to deri tani jemi shume larg kesaj gjeje te mos themi jemi ne te kunderten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje