Ben Blushi pas atentatit në Turqi: Shqipëria po kthehet nga lindja

20 Dhjetor 2016, 16:36Politika TEMA

Ben Blushi ka reaguar pas atentatit në Turqi, ku u vra ambasadori rus.

Edhe pse nuk ka shumë lidhje me realitetin shqiptar, ai thotë se Shqipëria, ose më saktë elita politike, është kthyer nga lindja.

Ngjarjet e djeshme ne Turqi dhe në Gjermani kanë tronditur sërish besimin se bota mund të shkëputet nga terrorizmi dhe konfliktet e përgjakshme të cilat kanë shkaktuar mijëra viktima të pafajshme si në Aleppo!

Sot nuk e dimë se çfarë na pret në vitet që vijnë dhe sa shumë do shtohen kërcënimet për paqen dhe sigurinë tonë.

Demokracia si sistem është në rrezik dhe Evropa si djepi i saj do jetë në qendër të sulmeve për një kohë të gjatë.

Shqipëria ka qenë historikisht në mes të influencave turkootomane, rusolindore dhe europiane perëndimore.

Për 25 vjet besuam se u shkëputëm nga dy të parat për tu bashkuar një herë e mirë me Perëndimin.

Nuk rezultoi e vërtetë.

Tani duket sikur perdet e vjetra po afrohen për të na e mbyllur horizontin e detit në perëndim.

Sa herë ky izolim ka ndodhur ka patur aleatë të brendshëm.

Nëse duhet ti gjej sot nuk e kam të vështirë.

Cudia është se jo për herë të parë në histori elita shqiptare, kryesisht ajo politike dhe financiare është me Lindjen, ndërsa populli është me Perëndimin.

Paraja dhe forca janë me Lindjen, shpirti dhe truri janë me Perëndimin.

Kjo është sot ndarja kryesore në Shqipëri.

Shumë shpejt do jetë edhe më e dukshme.

Nevoja për të mbajtur dhe mbrojtur pushtetin po e kthen elitën vulgare dhe të kalbur shqiptare në nje pengesë që na ndan nga Perëndimi.

Nëse ndryshimet që po ndodhin nëpër botë do kenë ndonjë ndikim në Shqipëri do jetë pikërisht ky: ose populli do ndëshkojë elitën e vet kriminale ose populli do largohet në Perëndim sic edhe ka ndodhur këto 25 vjet me 1 milion prej nesh, për ta lënë vendin në pronësi të izolimit dhe kapjes nga elitat analfabete të tranzicionit!

Nganjëherë më duket sikur jemi kthyer në vitet 1986-1987.

Po ajo zymtësi, po ai terr, po ai izolim.

 Megjithatë kam ende shpresë kur mendoj se viti 1991 erdhi shpejt.

Historia përseritet sidomos në Shqipëri dhe Rusia,Turqia dhe Europa do bëjnë cdo gjë që të përsëritet. Me ndihmën tone”, shkruan Blushi.

15 komente në “Ben Blushi pas atentatit në Turqi: Shqipëria po kthehet nga lindja”

  1. kush poflet, ky I marrosur e I telendisur se nuk u be minister I jashtem. per kete beri nje ‘aleance’ artifice jug-very, mashkull-femer,ortodokso-muslimane me hafizin ,mimoze edhe ajo u telendis e u marros qe nuk u be minister arsimi. prandaj edhe ‘themeluan’ partine-reviste qe me mire ti kishin vene emrin ‘hosteni’. te na rruani cifti blushi-hafizi’ per hater te rickomanit qe ka berisha mes shaleve.

    1. Tani says:

      Cfare flet ky idiot? A eshte ne terezi ky? Berisha la te ndertohen 850 xhami ne Shqiperi dhe e futi vendin ne konferencen islamike ndersa Edi Rama nuk ka lene kancelari perendimore pa vizituar dhe promovuar futjen e Shqiperise ne BE dhe ky flet brockulla. Ku ke qene ti more tutkeun, ne endra me lugat apo me turkoman? Shka vella, shko ne Turqi ti se Edi Rama dhe ne jemi me shpejtesi drite drejt perendimit. Ti vazhdi bjeri legenit si Sali qeni. Nuk ke as edhe 1 te milionten e babait tend. Je nje medioker humes!

    2. majlinda says:

      Ky Blushi eshte bere si ata lolot e rrugeve, per cdo gje qe ndodh apo behet ben nga nje koment sa per tu gjendur ne pune, se duhet te drejtoj nje parti te re , dhe i duhet material se cfare tu thote soniles, apo atij “ambiantalistit ” gurri, eshte bere shume qesharak, dhe nese ka patur reputacion ka qene sa ishte ne PS tani e ka zero,

    3. Kapit tupalla says:

      Ata që kanë lexuar romanin e Blushit “Të jetosh në ishull” e kanë të qartë se vet Blushi është i kthyer, jo nga “rusolindja” siç thot ai, por nga “sllavo-ortodoksizmi”.
      Ata që duan ta kuptojnë Blushin le ta lexojnë këtë roman (por mos ta blejnë sepse është dëm që paratë t’i shkojnë Blushit – le ta huazojnë nga dikush).

  2. albti says:

    Mese e vertete se Putin po investon ne qeveritaret shqiptare per ti kthyer nga vetja, ku tashme jane disa prej pro ruse po heret a vone do ti shihni te gjith.

  3. boom says:

    Doli perseri ne media idioti i momentit.

  4. mali says:

    ik o Blush megallomani..vdiqe per nje cik minister,,luaj akoma me mandatin qe te dha PS se mbas zgjedhjeve do mblidhesh qe me pulat ne shtepi cao Burbullush…

  5. mendimi im says:

    Sepse po i zhgenjen perendimi or ti zoteri: kaloni ligjin per homot, per drejtesine, per kete e per ate
    ata nuk po te hapin vetem negociatat e jo te mendosh per hyrjen reale ne be
    nuk na duan dhe pike
    pse cfare e gjen be-ne po hyne edhe shqiptaret???
    Fute njehere e gjerat rregullohen vete pastaj

  6. E po kjo pune! says:

    o politikan qe i ka kaluar data skadences…. rri rehat kaluar se tani je bos i partise qe sajove dhe mos na caj me nderin se tani na u distancove dhe ng elita!!!! PO ti mor frymor je elita, kush eshte elita? Ti dhe te tjeret ne pushtet e opozite po beni qejf 30 vjet dhe i duhet vendit dhe 10 vjet per te shkuar ne BE se e ndritet si asnjehere. Ik e rrufit ndonje kafe nga rogneri a sheratoni dhe sha eliten qe andej ate bej ti…

  7. Mamuthi says:

    O boboboooo keta rilindasit perfundimish jane qendrestare te paepur ndaj blushit dhe dalin te gjithe ne korr si kukumjacka dhe po e denojne blushin me fleterufe per agjitacion dhe propagande. Frymezimi i juaj tek lideri global eshte i papare per specien tuaj karatelindur

    1. Albogentivlora says:

      O mamuth po kur ky njeri poshteron mandatin qe i dhane socialistet dhe u del atyre hapur, ti cfare mendon se do bejne socialistet? Po Majlinda Bregu qe po mban nje qendrim te kundert me ate te partise por qe eshte per te miren e vendit dhe te Shqiptareve, ju cfare nuk keni thene per te dhe jo vetem ju po gjithe portalet e gazetat qe financohen nga PD.

  8. Albani says:

    u bere pa lezet fare o Blush,i kalove caqet e te qenit normal.

  9. Dentisti i pulave says:

    Kush nga politikanet shqiptae eshte filo-rus????

  10. Alidemsi vjeter says:

    Ore Blush ore Blush,ishe mbete karabush dhe me daten 18 Qershor mbetesh me kacarrum ne dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje