FOTOT/ Historia e kësaj familje do t’iu trondisë!

20 Dhjetor 2016, 11:43Lifestyle TEMA
FOTOT/ Historia e kësaj familje do t’iu trondisë!

Historia e këtij çifti është një dramë që vazhdon prej vitesh.

Amerikania Caitlan Coleman dhe burri i saj kanadez Joshua Boyle ishin duke vizituar Afganistanin kur u morën peng në vitin 2012 nga talebanët.

Që prej atëherë ata janë mbajtur peng duke jetuar nëpër shpella.

Ata tashmë kanë dy fëmijë, të cilët kanë lindur teksa ishin peng.

I madhi lindi pak jave pasi ishte marre peng, pasi Coleman ishte shtatzene.

Në një video të publikuar dje, çifti i dërgonte mesazh familjes duke u thënë se kishin dy fëmijë.

Ata kërkonin ndihmë që të liroheshin.

Zyrtarë amerikanë kanë reaguar pas videos duke thënë se po bëjnë kërkimin e tyre.

“Po përjetojmë një makth kafkian”, thotë amerikania Coleman në video.

Ajo është detyruar nga talebanët të mbajnë ferexhe dhe rrëfen se janë torturuar shpesh nga talebanët.

Femra amerikane i ka kërkuar presidentit Obama ta lirojë para se të largohet nga detyra.

“Ofroju diçka, në mënyrë që ti dhe ata të shpëtoni fytyrën”, thotë ajo.

Talebanët nga ana e tyre nuk kanë bërë asnjë kërkesë për para apo diçka tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje