FOTOT/ Nis pyllëzimi i liqenit të dytë të Tiranës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Parku i Liqenit të Farkës do të jetë hapësira e dytë më tërheqëse për qytetarët e Tiranës. Jo vetëm për bukurinë natyrore dhe qetësisë, por edhe për investimet që Bashkia e Tiranës ka nisur të bëjë në këtë zonë, me synimin që ta kthejë Liqenin e Farkës në parkun e dytë më të madh dhe të frekuentuar të kryeqytetit. Krahas pedonales që do të rrethojë parkun, tashmë ka nisur aksioni për pyllëzimin e plotë të hapësirave rreth liqenit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se mbjellja e pemëve në këtë park do të rrisë, së pari cilësinë e ajrit, por edhe do t’i japë liqenit të Farkës një dimension të ri.

“Së pari, shtojmë gjelbërimin, i cili plotëson një investim të pedonales së Farkës. Pedonalja ka të njëjtat kushte në shërbim dhe pastërti, si te Liqeni i Tiranës, ndaj për banorët e Njësisë 1 dhe 2 vlen një ftesë që ata të shëtisin, së bashku me fëmijët, në Liqenin e Farkës, si një mundësi për të kaluar kohën e lirë apo për t’u marrë me sport e aktivitete të tjera. Kësisoj dyfishojmë hapësirat e argëtimit në kryeqytet, duke qenë se Tirana e sotme me 1 milion banorë ka një dyndje të jashtëzakonshme në Liqenin Artificial, edhe falë investimeve dhe punës që kemi bërë aty. Ndaj, ka lindur nevoja që t’i shtojmë hapësirat dhe besoj se Liqeni i Farkës, do të jetë hapësira e dytë më e rëndësishme për sport, për shëtitje dhe ajër të pastër”, tha Veliaj.

Ai theksoi se mbjellja e pemëve në këtë zonë i shërben objektivit madhor që Bashkia e Tiranës i ka vënë vetes për të krijuar atë që në Planin e Përgjithshëm Vendor njihet si “Pylli Orbital”. “Nuk besoj se ka dhuratë më të mirë për festat e fundvitit për qytetin e Tiranës, se sa ajri i pastër, gjelbërimi dhe hapësira të lira publike. Fillojmë sot në Farkë operacionin më të madh të gjelbërimit të qytetit, ajo që më vonë do të quhet si ‘Pylli Orbital’. Kemi ambicien që në 15 vitet e ardhshme të mbjellim 2 milionë pemë. Sot fillojmë me mbjelljen e 450 pemëve të para në liqenin e Farkës”, u shpreh ai. Kryebashkiaku i Tiranës njoftoi nismën për t’i krijuar mundësinë çdo qytetari që të kontribuojë në krijimin e Pyllit Orbital, duke mbjellë secili pemën e vet në hapësirat që do të përcaktohen nga bashkia.

“Ftoj të gjithë qytetarët a’ti bashkohen nismës tonë: Secili prej nesh ka dy mundësi: ose të ankohet pse ajri s’është i pastër, pse makinat ndotin, ose të kontribuojë në mënyrë direkte në pastrimin e tij. Si mund ta bëjnë këtë? Për çdo sebep, qoftë lindje, martesë, fejesë, mbillni një pemë. Nga viti tjetër, bashkia do të vendosë një numër fiks ku të prenotoni mbjelljen e pemës: 0800 888”, shtoi Veliaj. Ai u shpreh se ky do të ishte investimi më i mirë dhe me shumë pak kosto që qytetarët e Tiranës bëjnë për gjeneratën e ardhshme.

Drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhe, theksoi se paralelisht me punën që po bëhet në Tiranë, për mirëmbajtjen e parqeve urbane dhe ndërtimin e shesheve të reja rekreative, po punohet edhe për parqet e reja dhe një mbjellje të studiuar që shkon edhe në kuadër të projekteve të planit të përgjithshëm vendor të ri, edhe si një parathënie e pyllit orbital. “Mbjelljet vazhdojnë me pemë që përshtaten me ambientin, territorin, aspektin dekorativ, panoramik. Këtu do ketë pemë të llojit frashër, blir, shkurre dekorative, kumbulla, edhe ullinj, të cilët do të vendosen në toka që po i studiojmë në vazhdimësi. Fillojmë sot me 450 pemë dhe vazhdojmë brenda këtij muaji me një sasi prej 1 mijë pemësh, për t’i dhënë këtij parku një kurorë edhe më të bukur se ç’e ka”, tha Gonxhe.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a1-252-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a1-252.jpg","attachment_id":"601041"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a2-255-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a2-255.jpg","attachment_id":"601042"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a3-247-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a3-247.jpg","attachment_id":"601043"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a4-233-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a4-233.jpg","attachment_id":"601044"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a6-174-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a6-174.jpg","attachment_id":"601047"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *