FOTOT/ Vrasja e ambasadorit rus, kush është shqiptarja e plagosur

20 Dhjetor 2016, 10:08Kronika TEMA
FOTOT/ Vrasja e ambasadorit rus, kush është shqiptarja e plagosur

Mediat turke kanë zbardhur edhe emrat e personave të tjerë të plagosur në atentatin që iu bë ambasadorit rus në Ankara.

Sipas “Anadolu”, në mesin e të lënduarve gjatë këtij atentati është edhe shqiptarja me nënshtetësi turke, Leila Gundogan, raportojnë mediat turke.

Kjo e fundit ishte pjesëmarrëse në ekspozitën me fotografitë e saj të bëra në shtetin rus – ku ambasadori i Rusisë mbante një fjalim me rastin e hapjes së ekspozitës kolekitve të quajtur ‘Si e shohin turqit Rusinë?’.

Gundogan, e lindur në Shqipëri, sipas Telegraf, është e lënduar në këmbën e djathtë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje