Kodheli në Bulqizë, viziton investimet e kryera nga qeveria: S’ndalemi. Dhe Ministria e Mbrojtjes do kontribuojë

20 Dhjetor 2016, 18:55Sociale TEMA

“Investimet e qeverisë në qytetet periferike nuk do të ndalen.” Me këto fjalë u është drejtuar banorëve të Bulqizës, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Gjatë vizitës së saj në Bulqizë, Kodheli vizitoi disa nga investimet e bëra nga qeveria në këtë qytetet, ndërsa shtoi se zhvillimi i këtij qyteti do të vazhdojë.

“Një kopësht i cili ka qenë në kushte të mjerueshme më parë. Falë një investimi të qeverisë shqiptare, falë një përpjekje të jashtëzakonshme të deputetit të zonës Shkëlqim Cani, Ministria e Mbrojtjes ka menduar të ndihmojë kopshtin duke sjellë mjete të ndryshme nga enët e kuzhinës, detergjentët dhe disa lodra.

Por është një mesazh i mirë dhe i bukur që kryeqëndrat e të gjithë qyteteve do kenë transfomim edhe për shkak të rilindjes urbane”, tha Kodheli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje