Dashamir Tahiri, Shkëlqim Selami dhe Elvis Roshi rezultojnë se mbajnë funksion publik në shkelje të ligjit të Dekriminalizimit. Lajmi është bërë i ditur sot nga Prokuroria e Përgjithshme. Dy deputetët dhe kreu i Bashkisë Kavajë rezultojnë se janë dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.
Në bazë të ligjit të Dekriminalizimit, këta tre zyrtarë duhet të ndërpresin mbajtjen e funksionit publik. Ndërkohë që Prokuroria thotë se krahas ndalimit të detyrës, këta tre persona po hetohen për falsifikim të formularëve.
Nga ana tjetër Prokuroria e Përgjithshme ka paralajmëruar se po vijon procesi i verifikimit të dekriminalizimit dhe për një numër të konsiderueshëm zyrtarësh.
Dashamir Tahiri
– Në vitin 1995 është raportuar nga policia në Foggia për krime lidhur me falsifikimin e parave;
– Në vitin 2009 është dënuar nga Gjykata në Ravena (për të vuajtur 9 muaj burgim) për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar.
– Subjekti është kontrolluar disa herë nga policia;
– Subjekti Tahiri ka dhënë shpjegimet e tij në Sektorin e “Dekriminalizimit”, duke deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të dënimit me burgim në Ravena. Ndërsa, lidhur me procedimin për “fallsifikim parash”, ka deklaruar se bëhet fjalë për një episod në autostradë, kur ai është mashtruar nga një kamarier lokali, i cili i ka dhënë para false.
Shkëlqim Selami
Selami, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” të dhëna për një masë sigurimi “arrest me burg”, nxjerrë ndaj tij nga ana e gjykatës së Brindizit, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me “Trafikim të qënieve njerëzore”. Masa ndaj tij është dhënë në vitin 1994 dhe është ekzekutuar në vitin 2006. Në kuadër të kësaj mase, ai ka qëndruar një javë në paraburgim në Brindizi dhe më pas është lënë i lirë, në vijim të hetimit.
Elvis Roshi
– Një dënim për veprën penale të “Përdhunimit” në grup, në vitin 1995 në Itali
– Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër
– Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil, 14 maj 1993, është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë.
– Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në gusht 1997 është dëbuar sërish. – Në vitin 2015 DEA/US , ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash.
Në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar zyrtarisht mbi rezultatet e verifikimit Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, duke konstatuar se subjektet deklarues të mësipërm përfshihen në fushën e ndalimit të parashikuar në nenin 2, pika 1, gërma a) dhe pika 2, gërma a) dhe b) të ligjit. Për të tre këto raste, krahas konstatimit të kushteve të ndalimit për ushtrimin e funksionit, Prokuroria ka nisur edhe hetimet për veprën penale të “Fallsifikimit te for,ulareve, neni 190 I Kodit Penal.
Shume mire
Hiqini..
Ju lutem camin tahiri mos ja prekni drames se ai perfaqeson komunitetin e nderuar turkocam se bashku me idrizin e doganave dhe hipotekave.
Duhet patjeter ,ndryshe perse kerkojme vetingun ,kur nuk jane pastruar radhet e politikaneve .
Shkelqim Selami ka dhe dy denime ne Shqiperi.
1. Per vjedhje ikonash, eshte shoqeruar me pranga ne salle te gjyqit dhe eshte denuar.
2. Eshte denuar edhe per sulmin fizik ndaj kryetarot te bashkise Sh. Gjika, per konfliktin mbi clubin Flamurtari.
Shporrini nga postet publike keta plehra
Uaaa dashi i havase oree? Po si ka mundesi?!
Sulmi ndaj Dashamir qamit duhet toleruar sepse ne Qamet trafiqet me femra dhe me droge i kemi bere per te mbrojtur interersin kombetar
Kesaj I thone ti presesh krahet Edcobarit.
–
Po banda PD ku i ka delenxhinjte?
Mos po goditet prape grupi cam. Cemrit sot kane humbur frymezuesin dhe itelektualin dhe patriotin e shquar DASHIN E HAVASE. Keta rilindasit jane te papare ja nxoren dufin dashit te havase e varrosen politikisht dhe nje profesor me grada po ja hapin rrugen kel demit ketij filozofi qe bashke me mesilen do ta cojne perpara kauzen e camerise
E çish thua ashtu per Dashin mo djalë?Na mbeti Dashi pa këmborë.
Po pse vetem rrugaqet e PS po banditat e PDs ku jane.
partia socialiste eshte kthyer ne nje organizate kriminale si kosta nostra turp per shqiperine , kjo nuk eshte partia socialiste ne pushtet, turp turp 1000 here turp
Nese vertetohen dhe jane te parashikuara ne ligjin per dekriminalizimin te hiqen. Per dicka duhet pyetur prokuroria se pse Shqiptaret jane te mendimit se po ndiqet njeanshmeri nga ana e tyre. Partia e Djathit per te gjitha ato qe i dine te gjithe vjedhje, kondrabande ,droge,korrupsion, tradhti ,fallsifikime pa fund, vrasje shkaterrim etj nuk po hetohen.???Kjo pritet edhe nga BE ?
Te paret te shkarkohen ata kriminelet e gjykates . E pasaj te shoim se cdo behet me te tjeret
Eshte e vertete.Pse nuk hetohen nga prokuroria dhe kriminelet e pd-ke? I gjithe populli e di sa kriminel te medhenj ka pd-ke,dhe nuk jua mban t’i hetoi.Ja pra kjo tregon se prokuroria eshte e njeansheme.Vetem vetingu e zgjidh kete problem,se eshte i paanshem.Te behet sa me pare VETINGU.
Po Lulka Salka ,Fatka i Medive etj Apo Udbashi Mul Noka????
Po mut noka e banda ku ben pjese pse nuk e kap dekriminalizimi o legena.