Lëkundjet në Zharrëz, urdhëri i Gjiknurit: Të angazhohet ekspert i huaj

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

GJIKNURI ETF S’KA TË DREJTA PËR MENAXHIMIN E KASKADËS SË DRINITMinistri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka urdhëruar ngritjen e Grupit të Punës për plotësimin e kërkesave te bere nga Instituti i Gjeoshkences dhe Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) për të mundësuar përmbushjen e detyrimeve të përcaktuar ne marrëveshjen e datës 21 Janar 2016 që lidhet me monitorimi, vlerësimi dhe dokumentimi te vazhdueshëm te aktivitetit sizmik ne vendburimin e Patos-Marinzës ku kryhen aktivitete hidrokarbure nga kompania Bankers Petroleum. Grupi i Punës do të ketë në përbërje të tij: dy përfaqësues nga MEI, dy nga AKBN, dy nga Albpetrol dhe dy nga IGJEUM.

Ky grup do të angazhohet për të plotësuar kërkesat e bëra nga IGJEUM, të evidentuar në informacionet e dala nga aktivitetit sizmik në vendburimin e Patos-Marinzës për të mundësuar realizimin e një monitorimi, vlerësimi dhe dokumentimi të vazhdueshëm të ngjarjeve sizmike në këtë rajon. Grupi do të vlerësojë dhe të propozojë marrjen e masave të duhura nga ana e operatorit që kryen aktivitet hidrokarbur në këtë vendburim, bazuar në rekomandimet e bëra nga IGJEUM në raportet përkatëse mujore.

Gjithashtu, do të përcaktojë dhe të propozojë modalitet dhe Termat e Referencës për të angazhuar një ekspert të huaj për bërë vlerësimin e shkaqeve të ngjarjeve sizmike të ndodhura dhe dokumentuara deri tani si dhe atyre të mundshme që mund të ndodhin në të ardhmen duke bërë dhe rekomandime përkatëse.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *