Partizani, Vila: Kemi dominuar ndaj rivalëve, në Korçë shkojmë për tre pikë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

emiliano-vilaSkëndërbeu-Partizani është supersfida e kësaj jave që do të mbyllë fazën e dytë të kampionatit shqiptar.

Një sfidë e cila pritet që të dhurojë mjaft emocione, pasi përballen dy ekipe që vitet e fundit kanë luftuar për të fituar titullin kampion.

Në konferencën për shtyp mesfushori, Emiljano Vila tha se ky takim do të jetë majft i rëndësishëm për 15-herë kampionët e vendit ku synimi do të jetë vetëm fitorja.

“Do të jetë një ndeshje e fortë pasi luajmë në Korçë me rivalin tonë kryesor që kemi patur në vitet e fundit për titull. Eshtë një ndeshje që i ka të 3-ja rezultatet, ne do të bëjmë punën tonë të zbatojmë me rigorozitet detyrat që do të na japë traineri Starova dhe rezultatin ta përcaktojë fusha. Gjendja e lojtarëve është mjaft e mirë dhe ne e presim qetësisht këtë sfidë. Ndaj rivalëve për titull këtë vit ne kemi dominuar në takimet ndaj tyre, por mendoj se vetëm fati nuk ka qenë në anën tonë, shpresoj që ta tregojmë veten në ballafaqimin në Korçë dhe t’ia dalim mbanë.”

Mesfushori durrsak theksoi se pavarsisht rëndësisë që ka kjo sfidë, ky takim nuk do të vendosë fituesin e kampionatit.

“Nuk mendoj se rezultati i kësaj ndeshje do të jetë përcaktues për titullin pasi mbeten për tu luajtur edhe 2 faza të tjera. Për këtë ndeshje s’besoj se duhet karikim ekstra pasi ne në të gjitha takimet kërkojmë të marrim maksimumin e pikëve” tha Emiliano Vila.

Ndeshja mes Skëndërbeut dhe Partizanit do të zhvillohet ditën e enjte në stadimin e korcës në orën 17:00./f.b

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Partizani, Vila: Kemi dominuar ndaj rivalëve, në Korçë shkojmë për tre pikë”

  1. nen 18 vjec nuk lejohet says:

    Po kjo dihet o vila, jo sepse e parashikon por sepse eshte truk
    Ky skenar eshte dhene ne te gjithe evropen
    kryesuesit e vjetshem pothuaj ne tere evropen e me gjere nuk kryesojne perjashtim ben juve ne itali
    Parisi pas balotelit
    leicesteri dhe man city jane pas
    ne gjermani po ashtu
    kur interi ben 1, juve 1, roma 0, milan 0 pikerisht ate jave zgjohet palermo e ben 4
    pra ben me shume palermo sesa inter+roma+milan+ juve+ te marre se bashku
    ajo asht truk te gjithe e dine

  2. nen 18 vjec nuk lejohet .. says:

    Po kjo dihet o vila, jo sepse e parashikon por sepse eshte truk
    Ky skenar eshte dhene ne te gjithe evropen
    kryesuesit e vjetshem pothuaj ne tere evropen e me gjere nuk kryesojne perjashtim ben juve ne itali
    Parisi pas balotelit
    leicesteri dhe man city jane pas
    ne gjermani po ashtu
    kur interi ben 1, juve 1, roma 0, milan 0 pikerisht ate jave zgjohet palermo e ben 4
    pra ben me shume palermo sesa inter+roma+milan+ juve+ te marre se bashku ..
    ajo asht truk te gjithe e dine

  3. nen 18 vjec nuk lejohet .... says:

    Po kjo dihet o vila, jo sepse e parashikon por sepse eshte truk
    Ky skenar eshte dhene ne te gjithe evropen
    kryesuesit e vjetshem pothuaj ne tere evropen e me gjere nuk kryesojne perjashtim ben juve ne itali
    Parisi pas balotelit
    leicesteri dhe man city jane pas
    ne gjermani po ashtu
    kur interi ben 1, juve 1, roma 0, milan 0 pikerisht ate jave zgjohet palermo e ben 4
    pra ben me shume palermo sesa inter+roma+milan+ juve+ te marre se bashku ….
    ajo asht truk te gjithe e dine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *