Përgjakja e Berlinit dhe një goditje e rëndë për Merkel

20 Dhjetor 2016, 10:33Blog TEMA

Nga Enver Robelli

Kur për herë të parë raportuam se miqtë tanë po masakroheshin, dëgjuam një klithmë tronditëse dhe të gjithë ofruan shumë ndihmë. Atëherë u patën masakruar qindra veta. Por, kur u masakruan mijëra veta dhe kur kasaphanës s’po i vinte fundi, ra heshtja dhe vetëm pak ndihmë ofrohej. Kështu është. Kur krimet shpeshtohen, ato bëhen të padukshme. Kur vuajtjet bëhen të padurueshme, klithmat s’dëgjohen më. Një njeri e keqtrajtojnë dhe ai që shikon paralizohet. Kjo është e natyrshme. Kur krimi kryhet ashtu siç bie shiu, atëherë askush nuk thërret: ndal”. – Bertolt Brecht

Berlini ka kaluar një ndër netët më të vështira, më të frikshme, më të përgjakshme prej dekadash. Hetimet e deritanishme të policisë tregojnë: shkelja e dhjetëra personave nga një kamion në një treg Krishtlindjesh në kryeqytetin gjermane është «me gjasë për një sulm terrorist». Në orët e hershme të mëngjesit policia e Berlinit ka njoftuar se «hetuesit tanë supozojnë se kamioni qëllimisht u përplas kundër turmës së njerëzve në tregun e Kërshëndellave në Breitscheidplatz». Qarqet e sigurisë theksojnë se shoferi i kamionit supozohet të jetë refugjat nga «Pakistani apo Afganistani», i ardhur në Gjermani në fillim të vitit. E sigurt nuk është as kjo informatë, gjatë ditës priten hollësi të tjera. Politikanët udhëheqës të Berlinit, policia dhe prokuroria kanë paralajmëruar një konferencë për shtyp. Bilanci tragjik i sulmit tani për tani: 12 të vdekur, rreth 50 të plagosur, pjesërisht rëndë. Nuk përjashtohet mundësia që numri i viktimave të rritet. Rezultatet e para të hetimeve tregojnë se kamioni me targa polake mund te jetë vjedhur. Një person i gjetur i vdekur në kabinën e kamionit duket se është shtetas polak.

Këto janë faktet në mëngjesin e 20 dhjetorit 2016, katër ditë para Kërshëndellave, festës së paqes, qetësisë, solidaritetit, besimin në paqe dhe në një botë të drejtë. Përballë kësaj feste një vend, Gjermania, ndal frymën. Shumë njerëz thonë: kjo ishte vetëm çështje e kohës, një krim i pritshëm, një metodë e përdorur edhe në Francë, në Nicë, në korrik, kur një terrorist që thirrej në fenë islame u përplas në turmën e njerëzve që shëtisnin në promenadën e famshme. 86 njerëz humbën jetën tragjikisht.

Pas sulmit në Berlin politikanët kryesorë gjermanë reaguan siç pritej prej tyre: me kujdes, me apele për të mos paragjykuar rastin, me thirrje për të pritur rezultatet e hetimeve. Në shumë komente të mediave gjermane thuhet se rastet e tilla nuk duhet të ndikojnë që njerëzit të frikësohen, të ndryshojnë veprimet, mendimet, sjelljet, mënyrën e jetesës.

Sado të lavdërueshme të jenë këto fjalë – e vërteta e përgjakshme është kjo: për terroristët çdo mjet, qoftë ky edhe një kamion, është armë për të atakuar shoqëritë e lira perëndimore. A mund të ndalet diçka e tillë? Nuk ka siguri absolute, do të thoshin ekspertët e sigurisë. Konsekuenca e kësaj porosie është: kush braktis shtëpinë është i rrezikuar! Terrori kërcënon gjithkund: në tregun e Krishtlindjeve, në sheshin e stacionit të trenit, në karnaval, në kafehanen e lagjes, në stadium të futbollit. Qëllimi i terroristëve është i qartë: që shoqëria e lirë të shndërrohet në shoqëri joliberale.

Krimi në kryeqytetin gjerman është një goditje e rëndë kundër politikës humane ndaj refugjatëve të kancelares Angela Merkel. Në Tëitter, në Facebook dhe në hapësira të tjera virtuale po gëlon urrejtja kundër Merkelit. Një politikan i partisë agresive «Alternative für Deutschland» shkroi në Tëitter se të vdekurit në Berlin janë «të vdekurit e Merkelit». Presioni kundër kancelares do të rritet në muajt në vijim, në shtator 2017 Gjermania zgjedh një parlament të ri, e djathta ekstreme do ta vë gjithnjë e më shumë në shënjestër Angela Merkelin për shkak të pranimit të gati një milion refugjatëve në Gjermani vitin e kaluar. «Kjo është një mbrëmje e keqe për Berlinin dhe vendin tonë, një mbrëmje, e cila si shumë njerëz edhe mua më trondit shumë», tha presidenti gjerman Joachim Gauck.

Një mbrëmje e keqe, e cila mund të lë pasoja në politikën gjermane. Sepse sulmi kundër tregut të Kërshëndellave në Berlin është njëri nga shumë të tjerë. Më 24 korrik në Ansbach refugjati sirian Mohamed D. hodhi veten në ajër në hyrje të një festivali të muzikës dhe plagosi disa njerëz. Përgjegjësinë e mori «Shteti Islamik». Më 18 korrik një refugjat nga Afganistani atakoi me sëpatë dhe u shkaktoi lëndime të rënda disa udhëtarëve në një tren në Ëürzburg. Para një tempulli të bashkësisë fetare të sikëve në Essen në prill një mjet shpërthyes lëndoi tre persona. Në shkurt një vajzë 15-vjeçare atakoi një polic në Hannover. Në tetor arrestohet një sirian, i cili me gjasë planifikonte një sulm terrorist në Leipzig. I dyshuari vrau veten në qeli. Këto ditë mediat gjermane njoftuan se një djalë 12-vjeçar me origjinë nga Iraku ishte përpjekur të kryejë një sulm në një treg Krishtlindjesh në Ludëigsburg. Sulmi në Berlin është tani për tani pika kulmore e krimeve të terroristëve islamikë kundër një vendi që po bën aq shumë për shpëtimin e viktimave të luftës nga Siria në Afganistan.

5 komente në “Përgjakja e Berlinit dhe një goditje e rëndë për Merkel”

  1. hasani says:

    fuck the rag heads….sy per sy e dhemb per dhemb…ndryshe nuk ja dalim dot….

  2. te ripen te gjalle antaret e familjes saudi.

  3. botojeni komentin tim. vetem te mira do kete nga e verteta boll me censura ndaj te vertetave .t’i jepe fund establishementit kriminal informativ.

  4. Asus says:

    Gjermane, lereni zemergjeresine, shpetoni popullin tuaj dhe europen. Ata qe keni pranuar si refugjate jane kafshe, jane mijra vjet mbrapa perendimit. Mos u merni me ta, lerini te hane njeri tjetrin.

  5. populli says:

    Merkel luajti lojen e saj te telekomanduar. Merkel nuk eshte asgje me teper se nje kukull per teater, ashtu si jane pothuajse te gjithe politikanet. Merkel nuk ka faj se ka ndjekur urdhera, gjithashtu edhe ISIS ndjek urdhra si nje organizate e krjuar e financuar nga agjensite e inteligjences. Pakica qe komandon boten, po e ndjen se njerezit po zgjohen, dhe duhet nje gogol qe ti mbaj nen frike, ndoshta edhe ndonje lufte per te ruajtur hierarkine e tyre. Po behet gjithmone e me i veshtire manipulimi i koshiences njerezore, dhe kjo keta zvarranike i tmerron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje