Rama fton Metën dhe Idrizin në një mbrëmje gala për fundvit. Emrat e të ftuarve dhe të munguarve…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ramaPavarësisht luhatjeve të temperaturave politike brenda koalicionit qeverisës gjatë vitit 2016, kryeministri Edi Rama ka menduar që të organizojë një darkë të posaçme me dy aleatët kryesorë të tij, Ilir Metën dhe Shpëtim Idrizin.

Rama ka ftuar aleatët bashkë me deputetët dhe ministrat në një mbrëmje gala që do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave ditën e mërkurë në orën 19:30.

Shqiptarja.com ka mësuar se në adresën postare të deputetëve dhe ministrave si dhe të sekretareve të Idrizit dhe Metës ka mbërritur një email me këtë përmbajtje, ku shënim i posaçëm u kushtohet bashkëshortëve të të ftuarve.

Zonja dhe Zotërinj Deputetë, Zonja dhe Zotërinj Ministra, Me rastin e festave të fundvitit, një darkë gala do të shtrohet në nder të deputetëve dhe ministrave të koalicionit qeveritar, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Kuvendit, Z. Ilir Meta, Kryeministrit, Z. Edi Rama dhe Zv/Kryetarit të Kuvendit, Z. Shpëtim Idrizi, në Pallatin e Brigadave, ditën e mërkurë, 21 dhjetor 2016, ora 19.30.

Ftesa vlen edhe për bashkëshortët. Do t’ju lutesha të konfirmonit pjesëmarrjen tuaj me apo pa bashkëshort, brenda ditës së hënë, 19 dhjetor”,­ thuhet në emailin e dërguar nga Kryeministria.

Ajo që vihet re, është se në listën e email­eve mungojnë adresat e Vangjel Dules, Nard Ndokës, Amando Pregës dhe Tom Doshit.

Nuk janë ftuar në këtë darkë, Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi.

Darka gala do të zhvillohet ditën e mërkurë në darkë, një ditë përpara se në parlament të zhvillohet një seancë e veçantë për nga rëndësia dhe shpërndarja e votave parlamentare.

Dekreti i presidentit që rikthen ligjin për importin e mbetjeve do të hidhet në votim, dhe nuk dihet nëse “dollitë” e së mërkurës, do të bëjnë të mundur që mazhoranca të unifikojë votat për këtë ligj kritik. LSI e ka kritikuar këtë ligj, edhe pse në 22 shtator votat e saj u shpërndanë, në pro, kundër dhe abstenim, nuk lejuar që ky ligj të miratohej vetëm me 63 vota.

Pas reagimit të madh publik dhe shkrimit të emrave të deputetëve në koshat e mbeturinave, nuk dihet se si do të vendosen përsëri votat. Aktualisht, PS ka 60 deputetë në grupin e saj, duke përfshirë edhe deputetin Eduard Ndocaj. Veç këtyre, 4 deputetë të tjerë gjatë muajve të fundit, edhe pse jo zyrtarisht pjesë e PS­-së, ka votuar sikundërse ka vendosur grupi i PS. Ata janë Tom Doshi, Armando Prega, Mirela Ferracaku dhe Mhill Fufi.

Dy aleatët kryesorë të PS-­së, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe PDIU, kanë respektivisht 20 dhe 5 deputetë. Nëse votat unifikohen, koalicioni arrin një shumicë prej 88 votash (duke përjashtuar Bashkim Finon që prej muajsh ndodhet jashtë vendit për një trajtim shëndetësor).

Rrëzimi i dekretit të presidentit kërkon 71 vota, më shumë sesa 63 votat që ligji i mbetjeve mori në votimin e 22 shtatorit. Se si do të projektohen votat, askush nuk mund ta thotë me saktësi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Rama fton Metën dhe Idrizin në një mbrëmje gala për fundvit. Emrat e të ftuarve dhe të munguarve…”

  1. Kola says:

    Ka ftuar dy palacot. Njeri me cam e i pabese se tjetri. Rama duhet ta mbledhe bythen mire e te marre guximin tua kerkoje voten shqiptareve krejt i vetem. Ne se shqiptaret nuk e duan veten dhe vendin, ne gop te semave te shkojne, por ai duhet ta beje detyren e tij ta ndaje poshtersine came prej vetes.

  2. kleptofagos says:

    Mbremje “gala” me paret e fukarejve shqiptare….. Turp dhe maskarallek!!!
    E pate Kishen katolike qe zhduku nga protokolli Krishtlindjeve, hipokrizine e pritjeve qeveritare???
    Me cfare e zevendesoi? Me pritjen dhe ushqimin gratis per te varferit…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *