Rrëfimi tronditëse i vajzës nga Tirana: Më ka përdhunuar vëllai kur isha 14 vjeç, për 6 vite me radhë

20 Dhjetor 2016, 09:55Kronika TEMA
Rrëfimi tronditëse i vajzës nga Tirana: Më ka

Rastet e përdhunimit në familje janë shtuar gjatë kohëve të fundit në vendin e tonë dhe traumat nuk janë aspak të vogla tek personat që i përjetojnë këto abuzime. I tillë është edhe rasti i një vajze nga Tirana, e cila ka vendosur të shprehet dhe të tregojë dramën e jetës së saj. Ajo shkruan në profilin e saj në Facebook se është përdhunuar nga vëllai në moshën 14-vjeçare, ndërsa prindërit e lanë vetëm me të dhe ikën në një dasmë.

Sipas vajzës, vëllai abuzoi me të për gjashtë vite rresht dhe ka qenë frika ajo që e ka ndaluar të renë të shprehet për këtë hall të madh të sajin. Vajza, emrin e së cilës nuk po e bëjmë publik për arsye etike, thotë se ka ardhur momenti që ky fenomen të pushojë së ekzistuari dhe se ka vendosur të flasë në mënyrë që vajza të tjera të mos e pësojnë si ajo.

Dua të rrëfej një histori që nuk po mund ta mbaj më në shpirt se po ma shkatërron zemrën, shpirtin, jetën dhe dua të zbrazem se kështu mund ta liroj shpirtin.

Se kështu mund të jenë shumë vajza si unë dhe nuk mund të flasin për shumë e shumë arsye.

Por unë u them që duhet të flasim se pse duhet të ndalojmë shumë e shumë vuajtje të tjera si unë. Isha vetëm 14 vjeçe.

Një natë njerëzit e shtëpisë ikën në një sebep, në një dasmë dhe më lanë vetëm me vëllain tim. Ai ishte 22 vjeç dhe atë natë ai më erdhi në dhomë dhe më përdhunoi.

Vazhdoi prej 6 vjetësh të më përdhunonte vazhdimisht dhe unë nuk flisja dot se kisha frikë se më kërcënonte dhe kisha frikë se mos nuk më besonin. Nuk dija se kujt t’ia shprehja se e dija që nuk do më besonte askush.

Por vendosa të shprehem në këtë mënyrë që të nxjerr helmin nga barku”, – tregon vajza historinë e saj.

Ajo shprehet se vëllai i ka shkatërruar jetën dhe se tani asnjë gjë nuk ka më vlerë për të. Marsida ka sjellë në jetë një vajzë, e cila është shndërruar në arsyen e jetës së saj, pasi siç shkruan, nëse nuk do ta kishte këtë vogëlushe, do t’i kishte dhënë fund jetës së saj me kohë.

Më ka shkatërruar jetën. Nuk jam më njeri. Nuk di si ta konsideroj veten. Jeta ime nuk ka më vlerë. S’e di çfarë do të bëj. Të vdes, nuk di ku të lë gocën.

Po të lë gocën, kështu do përfundojë dhe goca ime. Unë nuk kam më jetë. Jeta ime ka mbaruar. Familja ime nuk më besojnë. Motra ime më qorton. Do vdes, po ç’faj ka fëmija? O zooot ç’a të bëj”./ JOQ

9 komente në “Rrëfimi tronditëse i vajzës nga Tirana: Më ka përdhunuar vëllai kur isha 14 vjeç, për 6 vite me radhë”

  1. Bardhi says:

    Behu e fort e nderuar zonjushe. Per veten dhe te pakten per hir te femijes tend. Pa bota ka shume perbindesha, qe i madhi ZOT qe eshte vetem Nje, do ta marri ty hakun shume e shume me mire se ti do mundje.

  2. Emigranti says:

    Per fat te keq nuk eshte vetem kjo vajze (ose mijera si ajo) qe duhet te nxjerrin te keqen nga barku. Eshte familja shqiptare ne pergjithesi, e cila prej shume kohesh kultivon kete tragjedi qe s’ka Shekspir ta pershkruaje.
    Sa me shpejt te pranohet publikisht dhe te nise lufta kunder kesaj tragjedie, aq me shume ka shnse shoqeria shqiptare te emancipohet dhe te behet me e mire.

  3. undefined says:

    e ka fajin janullatus…….ka edhe nje kenge per Marsiden…

  4. Spartaku says:

    Sot nuk behet pune edukuese nga asnje institucion.Pra keto ndodhin se ka mungese edukimi.E çfare mund te presesh,kur ne shkolle behet mesim se si te perdoret prezervativin,madje dhe me detaje,kur mesusja para nxenesve,spjegon anet teknike te prezervativit? Mesuesja thot; ju meshkuj perdorni prezervativin per te mos mbetur shoqja e juaj e klases shtatezane”.Pra shoqeria po shkon drejt nje degjenerimi moral,gje e cila eshte ne permbajtjen morale te sistemit kapitalist.Pra fajin e ka sistemi qe edukon njerzit me ç’rregullime e depresione pasionesh mendore.

  5. Albani says:

    Nuke shte aresye ajo qe thote dhe qe nuk u tregoi prinderve.
    Cfare frike do te kishte nga vellai?
    Si vazhdonte qe te bente seks me vellain e cmendur per 6 vjet,mir kur ishte 14,por kur u be 20,prape i pelqente seksi dhe kishte frike.
    dhe vajza ka faj,ne mos them kryesorin.

  6. Andreas says:

    Tradite çame!

  7. Giasou Janulatos alvanoarxidoglyftoi says:

    Edhe papa Tfgs1 eshte pjelle incesti por, me ndihmen e kryepederastit janullatos, e mblodhi vehten eshte bere i forte

  8. mirel says:

    Ka ndodh ne Amerike para dy tre vjetesh qe nje burre kishte nje djale dhe u martua me nje grua tjeter. Nga kjo martese lindi nje vajze. Kyr vajza ishte rreth 6 7 vjece vellai 12 vjecar e gacmon seksualisht. Jo se e perdhunoi. Por vetem me prekje.
    Vajza i thote nenes kur kthehet nga puna.
    Nena merr te jatin e djalit ne telefon.
    Ky merr te birin, e nxjerr ne rruge te oborri i shtepise dhe me pistolete ne koke i thote te birit me thuaj te verteten. Djali me lot ne sy i thote se veten sa e preku dhe nuk k8sh bere gje tjeter. Kaq mjaftoi qe i jati ti shkrepte pistoleten ne koke.
    E ekzekutoi ne sy te te gjitheve, pavaresisht lutjeve dhe ngasherimeve tecte birit.
    Ishte nje burre i madh, me shpatulla te gjera. Dukej qe helmi ja ngurosur fytyren, por fakeqesia nuk ia kishte zbehur aspak burrerine. Ne gjyq nuk shfaqi asnje pendese. Dhe nuk tregoi asnje dyshim qe ajo qe kushte bere ishte veprimi me i drejte.

  9. maximus says:

    edhe une jam i mendimit me kete qe thote me lart, mire 14 vjeç quhet perdhunim i paster edhe nqs vajza te xhvishet vete, por si ka mundesi kjo gje vazhdoi per 6 vjet edhe kur ajo u be 18 vjeç, dhe pastaj 20 vjet, ja ka patur qejfi vete kesaj , se s’ka si te shpjegohet ndryshe. sidoqofte jam dakort kur thote qe i eshte shkateruar jeta, sepse ai delli ishte 22 vjeç, dhe mund te gjykonte per ate qe beri kur ajo ishte vetem 14vjeç, qe ne ate moshe edhe me nje karamele mund te genjehet çdo femije. gjithashtu turpi bie edhe per keta prinder te papergjegjshem , qe nuk kuptuan asgje per 6 vjet resht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje