Rritja e pensioneve dhe pagave, Rama: Ka njerëz të mëzitur, por jemi në drejtimin e duhur

edi-rama1-thumb-large-thumb-large-696x434Kryeministri Edi Rama u shpreh se rritja e pagave dhe pensioneve nuk zgjidh problemet me të cilat ndeshen qytetarët sot.

Në një takim me pensionistë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, Rama tha se pavarësisht kësaj, situata nuk është më njësoj si ajo e disa viteve më parë dhe se ekonomia ka dhënë sinjale rritje.

“Paketa e solidaritetit, ne do t’i rrisim pensionet nga viti i ardhshëm, duke nisur nga 1 marsi. Por, sado përpjekje të bëjmë nuk është e mjaftueshme dhe mundësitë që kemi sot janë të kufizuara. Ka shumë njerëz këtu në këtë vend që kanë votuar për këtë qeveri dhe thotë se unë votova, por asgjë s’po shoh. Nëse e shikojmë nga ky këndvështrim ka plot njerëz të mërzitur”, u shpreh Rama.

Duke e krahasuar situatën me atë të disa viteve më parë, Rama tha se qeveria e sotme hoqi nga buxheti për pagat dhe pensionet vetëm në një vit 100 milionë dollarë, nga 124 mln të qeverisë së kaluar në 8 vjet.

“Nuk është një ekonomi që rritet me 0%, por është një ekonomi me rritje të qëndrueshme dhe në ulje të borxhit. Ne po ulim borxhin dhe ndërkohë po japim edhe shpërblimin, edhe rritjen e rrogave edhe rritjen e pensioneve. Është hera e parë që një qeveri vendos 100 mln dollarë. Qeveria e kaluar në 8 vjet mora nga arka e vjet dhe çoi në arkën e familjeve 124 mln dollarë. Ndërsa ne për një vit 100 milionë dollarë. Dhe nëse do të llogarisim edhe rrogat e punonjësve të policisë shkon në 140 milionë dollarë”, theksoi kryeministri.

Rama e cilësoi të suksesshme skemën e re të pensioneve, ndërsa theksoi se skema e vjetër i shkaktoi shtetit një deficit prej 450 milionë dollarë.

Kreu i qeverisë theksoi se kjo shtresë e popullsisë, pensionistët janë në fokus të qeverisë. “643 mijë gra e burra pensionistë duhet të ndjehen në qendër të vëmendjes tonë. Janë 66 mijë pensionistë të cilët kanë përfituar kompensim për energjinë elektrike, sepse janë me një status të veçantë dhe megjithatë kanë vazhduar të paguajnë kamatëvonesën, për shkak se në pagesën e kamatëvonesës, sëbashku me një grup tjetër familjesh me ndihmë ekonomike, kanë qenë korrekt.

Ne e mbyllëm këtë histori, me 20 lekë të vjetra, të gjitha kamatëvonesat për të gjithë këta njerëz bëhen zero. Nuk ka më kamatëvonesa”, tha Rama.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *