Shpërthen kryeministri Rama: Kemi gjykatat më të degjeneruara të globit

faqe 3 KM Rama 2Nuk i ka kursyer gjykatat kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me pensionistët, me të cilët ka diskutuar për rritjen e pensioneve dhe dëmshpërblimin e fundvitit.

Por dhe për punësimin dhe rritjen e pagave, duke nënvizuar se shqiptarët kanë sërish dëshirë të madhe t’i çojnë fëmijët e tyre vetëm për juristë dhe jo për zanatçinj. Për më tepër që sipas tij, Shqipëria ka gjykatat më të degjeneruara në botë.

“Nuk ka asnjë ndërmarrje nga ato që shikoni rrugës nga Zogu i Zi deri në Durrës, majtas apo djathtas, që nuk ka vende të lira pune deri në 50 e 60, por janë vende pune për zanatçinj, jo për juristë.

U bë vendi me numrin më të madh të juristëve për kilometër katrorë dhe kemi gjykatat më të degjeneruara të globit. Të paktën ta kishim ndarë këtë punë, Shqipëria prodhon juristë, të kishim gjykatat më të mira në botë dhe ia çonim dhe botës, juristët tanë.

Por ne as gjykata, as juristë për të qenë, nuk i gjemë dot kollaj”, deklaroi Rama në takim me pensionistët.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Shpërthen kryeministri Rama: Kemi gjykatat më të degjeneruara të globit”

  1. gjygjtari says:

    Te bohet Rama kryegjygjetar dhe zgjidhet edhe kjo pune. Duket si zbulim i ri i Rames ky. Me vone do gjeje edhe nje tjeter, do kalojne edhe nja 10 vjet te tjera dhe Rames do duhet te kerkoje ndjese se nuk paska qene edhe aq e lehte kjo pune, keshtu qe ato 25 vjet qe i mallkon cdo dite do t’i duken fare pak, se gjerat nuk u bokan me shkop magjik, dhe se ai nuk kishte qelluar magjistar por…sharlatan, si te gjithe politikanet dhe ato qe i rrine perqark xhanem…

    1. The Punisher says:

      Ah more “gjygjetar” ….ne burg duhet te shkoje edhe mesuesja jote e fillores, qe nuk ta paska mesuar shqipen.

  2. erion brace i verteti says:

    aha, po ky qenka kryeminister per Gjermanine e jo per Shqiperine …

  3. k says:

    NIGJOHEMI PAS NJA 50 VJETËSH NESE DO KETE GJYKATA
    SI ATO QE NA MESON KOLLOSI MONTESKJE (1689-1755)
    SHQIPERIA ESHTE AKOMA NE VITIN 1470.

  4. Mentari says:

    Kryeministri i nje shteti qe shan e ofendon Gjykaten e te nje shteti?eshte qeveria dhe Edvin Rama ky eshte njerrugac,idiot e bastard qe jo vetem nuk duhej qe te ishte kryeminister por edhe si nje qytetar u thjeshte vetem per ate ofendim duhej te arrestohej.Po kujt I qahet ky qe Gjykatat e shtetit shqiptar nuk funksionojne dhe kush duhet ti bej ata te funksionojne?Ky qelbesire ka ne duart e tija te gjith ate Polici qe ti gjej fakte kunder Indiviteve Gjygjtar dhe ti artrestoj? Pse nuk I ben ky keto gjera kur e Ditka qe Gjkatat e tona jane te degjeneruar? TE Degjeneruarit e pare jane Edvin Rama dhe qeveria e tij pastaj vujne Gjykatat.Amani ore shqiptar kush votoj per kete Gangrene antishqiptare?Haram e pacin jeten ne kete Territor shqiptar.

    1. Preng Gjoka says:

      Mentari duhet te jete gjyqtar nga ata qe e kane çuar shtetin Shqipetaret dhe qytetaret e saj ne shekullin e dyte para eres se re. Keta tipa jane plehra te demokracise shqipetare, prodhim me shumice i plepave te Sali rame Berishoviqit.

  5. eri43 says:

    Kjoneshte e vertete. Pa ironi.
    Po aq e vertete qe me kigjin tuaj te vetingut ,ju ,ju hiqni gjyqtaret atyre dhe vini tuajt.

  6. Qytetar says:

    Gjykatës plehra që kanë 25 vjet që janë bërë si taksidarë.Këtyre ndyrësirave duhet tu marrësh çelast e zyrave të mos i lësh të futen në to.Por kur ka njerëz si këta që komentojnë me në krye atë komentusin e par mir na e bëjnë bile na nëjnë pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *