Xherdan Shaqiri ka sulmuar hapur skuadrën e Interit.
Mesfushori që luan në “Premier League” me skuadrën e Stoke City është shprehur se infrastruktura tek klubi zikaltër ishte skandaloze, duke theksuar se transferimi tek Interi ka qenë një gabim.
“E diskutoj edhe sot me vëllain tim Erdinin. Mancini më kërkoi me cdo kusht, por ne duhet të kishim marrë më shumë informacione për mënyrën sesi funksiononte klubi. Por nuk kishim kohë, sepse ditën që u zyrtarizova tek Interi, po ndërhynin edhe dy klube të Premier Legues. Në atë kohë isha i paduruar, kërkoja ta mbyllja sa më shpejt transferimin sepse kampionati kishte nisur.
Tek Interi, sinqerisht e them, infrastrutkura ishte për turp. Në Angli gjithcka është më profesionale: në ushqim, stërvitje dhe analizat e ndeshjeve. Në Itali koha ishte e bukur, por bari gjithmonë ishte i gjatë. Këtu si në fushat stërvitore ashtu edhe në ndeshjet zyrtare tapeti është gjithmonë perfekt, sepse përkujdesja është e përditshme.”
I pyetur për një rikthim të tij në Serinë A, ku është përfolur se skuadra e Romës ka shfaqur interes Shqiri shprehet.
“Futbolli italian nuk më ka pëlqyer, është shumë i ngadaltë dhe taktik. E kisha të vështirë që të spikasja me shpërthimet e mia. Një herë gjatë stërvitjes më është dashur të ekzekutoj 200 goditje këndi nga e majta dhe në të djathtë. S’më kishte ndodhur më parë një gjë e tillë” tha Shqiri.
Xherdan, Pa e kuptuar edhe vete, nje vend qe nuk ka diell, por vetem shi, ndikon ne moralin psikologjik te lojtarit, edhe rrjedhimisht, shpejt a vone, gjerat nuk shkojne sic duhen. Sado i larte te jete niveli i Premier Ligue, Une te isha ne vendit tend, do te preferoja te luaja edhe ne serine Lega Pro A, edhe te luaja ne djell, sesa ne mjergull edhe ne shi. gjithesesi suksese atje ku je.