Angela Merkel drejt dorëheqjes?

21 Dhjetor 2016, 15:14Politika TEMA

Angela Merkel mund të detyrohet të japë dorëheqjen nga posti i saj, si pasojë e masakrës së Berlinit.

Kritikët thonë se ajo ka “mbaruar”.

Gjithashtu parashikohet ngritja e esktremistëve të AfD.

Britanikja “The Sun” shkruan se kancelarja Merkel është në presion të madh i cili po rritet dita-ditës.

Edhe anëtarë të partisë së saj kanë drejtuar gishtin nga ajo pas sulmit të Berlinit.

Madje sulme kundrejt Merkel kanë ardhur edhe nga Holanda, duke e akuzuar si përgjegjëse për sulmet terroristë, si pasojë e politikave të saj të “dyerve të hapura” ndaj emigrantëve.

Ndërkohë që policia po kërkon autorin e masakrës në Berlin, tunizianin Anis Amri, mijëra vetë kanë dalë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e Merkelit.

Ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm i CDU, partisë së Merkel, tha se “është koha të testojmë gjithë politikën kundrejt emigrantëve”.

“Qytetarët janë me sytë drejt nesh, është koha që të rregullojmë dhe përmirësojmë politikat tona”, tha Andreas Scheuer.

Dy janë zgjedhjet për Merkel në këto momente, të heqë dorë nga politika që ka mbrojtur aq shumë, ose të braktisë postin e kancelares.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje