Basha: Dekriminalizimi po jep frytet e para, shembull Elvis Roshi ('harron' deputetin e tij)

21 Dhjetor 2016, 16:26Politika TEMA

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Basha foli për gazetarët, duke thënë se procesi i dekriminalizimit po jep frytet e para.

‘Beteja që ne bëmë për ndarjen e politikës nga krimi, sot filloi të japë frytet e para me Elvis Roshin. Ne e luftuam për Shqipërinë dhe shqiptarët. Edi Rama bëri gjithçka për të sabotuar këtë ligj, për të mbrojtur krimin në pushtet dhe krimin e organizuar. E mbani mend besoj si tallej me opozitën me Dekriminalizmin. Sot nuk besoj se qesh sepse i kemi treguar vendin atij dhe Roshit. ‘, tha Basha, i cili shtoi se qëllimi i Partisë Demokratike është zbatimi i plotë i ligjit të dekriminalizimit.

Më pas, Basha tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kauzë që i bashkojnë të gjithë shqiptarët.

‘Jam i sigurt që do të fitojmë edhe betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka vullnet të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, kjo është sfida, por sot shqiptarët kanë një arsye më shumë për të qenë më pak pesimist. Një drejtësi e pavarur, që nuk mbron, por ndëshkon krimin dhe korrupsionin’.

Por Basha ka harruar të përmend deputetin e tij, Dash Tahiri.

1 komente në “Basha: Dekriminalizimi po jep frytet e para, shembull Elvis Roshi (‘harron’ deputetin e tij)”

  1. Akrepi says:

    Po ti a e ke plotesuar deklerten qe vrave 4 te pafajshem, dhe per vjedhjen e 230 milion eurove?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje