Berisha përfiton zyra, roje dhe banesë falas...

21 Dhjetor 2016, 08:44Politika TEMA

Ish­-presidenti Sali Berisha do të përfitojë me një ligj të veçantë, privilegje dhe favore me paratë e qytetarëve shqiptarë.

Në projektligjin e hartuar për institucionin e Presidentit, në kapitullin e fundit parashikohen të gjitha privilegjet për ish­-presidentët e Shqipërisë.

Sipas ligjit, ish-­presidentët, përfshirë Sali Berishën, Rexhep Meidanin, Alfred Moisun dhe Bamir Topin, përfitojnë banesë, roje personale, staf mbështetës, ambiente zyre, tituj të përjetshëm etj.

Nga ligji do të përftojnë edhe familjarët e presidentit dhe ish­presidentëve.

Konkretit, projektligji parashikon që, personi i cili ka shërbyer si president i Republikës do të mbajë titullin e presidentit të Republikës përjetë, përveç raste kur gjykata vendos heqjen e titullit, shkruan Shqiptarja.com. Po ashtu, presidentit i cili ka përfunduar mandatin e tij, i sigurohet një sipërfaqe për banim, pa pagesë.

Ligji i ri parashikon gjithashtu që presidentëve u sigurohet mbrojtje personale nga Departamenti i Personaliteteve, në varësi të Ministrisë përgjegjëse për rendin publik. Ish­presidentët, sipas ligjit të ri, do të përfitojnë zyra dhe staf. “Presidenti i Republikës, të cilit i ka mbaruar mandati, përveç rastit të shkarkimit, ka të drejtë: (i) për ambient zyre deri në 100 m2 për kryerjen e aktivitetit të Tij; (ii) staf mbështetës të përbërë nga të paktën dy persona, dhe të drejtën e shfrytëzimit të makinës zyrtare dhe shoferit.

Personat ndihmës të drejtat për marrëdhënie pune i realizojnë me institucionin e presidentit të Republikës, ndërsa emërohen dhe shkarkohen nga Sekretari i Përgjithshëm, me propozim të ish kreut të shtetit, të cilit i ka mbaruar mandati. Shpenzimet për shfrytëzimin e makinës zyrtare përballohen nga buxheti i presidentit të Republikës në detyrë”, thuhet në ligjin e ri, i cili pritet të miratohet në kundër të Reformës në Drejtësi.

Neni 64 i ligjit të ri parashikon gjithashtu se, pas mbarimit të funksionit, Presidenti i Republikës dhe anëtarët e tjerë të familjes ruajnë privilegjet dhe pasaportat diplomatike.

Presidenti i Republikës, të cilit i ka mbaruar mandati, ka të drejtë për shpenzimet materiale për nevojat e realizimit të aktiviteteve të tij. Këto shpenzime sigurohen nga buxheti i shtetit, në përputhje me procedurën e përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave.

“Në rast të vdekjes së Presidentit të Republikës pas mbarimit të mandatit, pensionin e përcaktuar në këtë ligj, të zvogëluar në masën 50%, e gëzojnë bashkëshortja e tij dhe fëmijët e mitur, deri në mbarimin e shkollimit të rregullt, respektivisht deri në moshën 25 vjeçare”, thuhet në ligj.

Presidentit të Republikës, të cilit i ka mbaruar mandati, përveç rastit të shkarkimit, në rast sëmundje, shpenzimet mjekësore të tij dhe të familjes i mbulohen nga buxheti i shtetit. Në rast të vdekjes së Presidentit të Republikës, të cilit i ka mbaruar mandati, ceremonia mortore kryhet me nderime shtetërore dhe shpenzimet e shtetit, nëse nuk ka shprehur dëshirë tjetër.

Po ashtu, Presidenti i Republikës, të cilit i ka mbaruar mandati, merr pjesë në ceremonitë zyrtare duke zënë vend pas Presidentit të Republikës në detyrë, Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe pas Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Ligji parashikon gjithashtu Presidenti i Republikës pas mbarimit të funksionit, mund të përfitojë shpërblime të tjera nga shteti, por shuma e tyre nuk mund të kalojë shumën e pagës së Presidentit në detyrë.

32 komente në “Berisha përfiton zyra, roje dhe banesë falas…”

  1. k says:

    KUJDES SE MOS I SHTRIJNË PRIVILEGJET EDHE PËR KARMINËN DHE KOLLOVARËT.

  2. Violeta. says:

    Perjashto per punen e lavderueshme si president, vetem Moisiu ka qene koherent. Sa per te tjeret vetem se karagjoze ku ja kane ulur figuren shtetit me palaÇolleqet partiake. Te hane,te udhetojne jahte shtetit si dhe familjet e tyre me gjith keto benifice me taksat e fukarejve te shkrete,ky vetem se mallkim eshte. Mos i arrifshin te gezojne as me familjet e tyre, mallkim.

    1. Albanistan em i dashtun says:

      Violeta Benefica….ku e gjen ne fjalorin shqiptar ket
      ” benefic” moj zonje. Ke mbaruar 9 vjecaren e Saliut apo me benefice tan jeten atje ku jeton.

    2. Ali Zelea says:

      E lexova me interesim te madh projektligjinper mbeshtetje ekonomike te Presidenteve tone te nderuar,te atyre qe per neee humben qetesine gjumin,rezikuan jeten duke hipur ne avjonapor ata nuk kursyen asgje .Per ke? per ty per mua per popullin,dhe ju u dridhet dora per ca miliarda,thoni se baballaret e tyre nuk ishin kaqe zullumqare ,po koha ecen evulon e bashke me te dhe politikanet.,bijte e tyre…Ligji megjithese duket i perpiluar mire ka shume boshlleqe akoma.Ai duhet te plotesohet ne paragrafet e me poshtem me nje kompensim te Vogel dhe per Z.Kryeministrat tone te nderuar.Pse vetem Presidentet,keta nuk drejuan nuk sakrifikuan,eee sa e sa beteja dhane,ju duken te paka ,ja llogjikohuni pak,heee,tani si ju duket,ndjeheni me mire ,,eee ju thashe…TE keqen njeriu e ka kur behet zemer ngushte,kernac,mos tu japim dhe atyre qe votuam qe mblodhem votat per ta,qe vodhem vota per ta ,tani ne fund ta prishim,.EEEJO,26 vjet kemi tani te prishim biografine ..JO>JO> JO..kapitalizem kerkuam ne feudalizem do vimi.

  3. ZZZZZ............. says:

    KETA JANE PER BURG NE U JAPIM PARA …???????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. kombi says:

    Shqiperia nuk edhte Amerike , KUR BEHET FJALE PER LIGJE TE NDESHKIMIT ,I BEJNE BLLOKADE , NDERSA PER PERFITIME ,NGREJENE TE DYJA DUART .
    MJERE KY POPULL ,QE MBAN KETA SHARLATANE ,QE VENDIN DUHET TA KISHIN ME KOHE NE BURG .

  5. eli-tiv says:

    …ka zgjidhje…me denimin e saliut…bien edhe privilegjet e tij…

  6. Dorina says:

    keta duhen djegur me benzine …
    i shkreti popull. gjithe jeten duke mbajtur plehrat ne kurriz.

  7. E po kjo pune! says:

    kjo quhet demokraci!!!!! ELitokraci po. Per punen e bere (kryesisht te keqe) moren rroga dhe favore. Ne pension si gjithe te tjeret. Po na krijoni klasa elite me zor tani…. lere boten se ajo e ka tradite dhe mos na thoni se eshte kusht per BE!!!! Lidhi nje pension maksimal dhe boll. Per punen e bere mori sa ishte ne karrike me pas, ne rresht me te tjeret. Le te bejne biznese dhe te behen “elita” por jo me parate e popullit.

  8. gardjani i burgit says:

    dhe ne shanim bllokun e dikurshem komunist te enver hoxhes!!!
    e ca kishte blloku I famshem atehere?
    ata te shkretet rrinin si ne nje repart ushtarak mes ushtaresh dhe gati tu.
    kurse kta te sotmit me paret tona hajn pijn hyping avjonve dhe rrejn e shkaperdhejn n gjith boten.
    ne u ngritem kundra “privilegjeve” te ishbllokut te atehershem sepse na yshten kta te tashnit,qe jo vetem kan priviliegje te hatashme por edhe bejn krime dhe askush s bzan.
    mir e tha nji plak I vjeter dikur kur po vinte demokracija ne vitet 1990.
    ca po beni o njers tha ai.
    po shkatrrojm komunizmin than rinija. ja,shiko sesi jan mbyll ne bllok te privilegjuarit. dhe erdhi denimi I nexh hoxhes per “kafet luksoze”. ky ishte privilegji I bllokut. s pagujti kafet.
    he! tha plaku. po,kush do vij pasandaj?
    le t vij edhe derri po vec komunistat jo me kurr! than rinija studentore.
    dhe tash ,studentet e dhjetorit punojn neper piceri dhe lajn pjata apo me te fatlumet ngasin kamjona rrugve me bor te kanadas,kurse derrat salista kan ngrejt bllokun e ri,bllokun democrat qe, per nga permasat dhe fuqija ne krahasim me ate te t kuqve esht si elefanti me milingonen.

  9. qeveri kurvash mbrojn njeri tjetrin!

    1. Miri says:

      Normale delet hane bare dhe horrat bejne jete. I lumte bytha bravo i qofte.

  10. Kola says:

    Kanibali i Vicidolit po kerkon trajtim. Shenje e mire kjo, pasi rrefen se ka afruar dita per te shlyer krimet qe u ka bere shqiptareve. Maxhoranca duhet te shprehet per kete skenar te zi qe keto kufoma ta pavarrosura, guxojne te thurin ne kurrizin e shqiptareve.

  11. orli says:

    E kam thene vazhdimisht qe keta(politikaret) jane bashke, nje perqind kam shpresuar te e.rama por dhe ai nje perqindsh ka rene!prokurore dhe gjykates ne Shqiperi jane aq te peshtire sa cdo pushteti te radhes ja kthejne sumen, me kete dua te them qe edi ka patur mundesi mjaftueshem qe te denoje fajtoret e gerdecit,21 Janarit etj.por nuk e ka bere dhe vazhdojne komedine e radhes duke bere gjoja zihen e shahen(njelloj sic benin dikur jo larg sala e fatosi) e ne prapaskene bejne plane si ta zhvatin deri ne palce popullin “trim” por te tredhur shqiptar, pjese e kesaj loje eshte dhe ligji per nje trajtim te tille.Me sa di une dikur ka qene per 4 vjet ose aq vite qe ka sherbyer(partive jo popullit, vetem Moisiu per mua ben perjashtim) ne presidence po aq vite mund te kishin ca privilegje jo me shume.Shqiperia kurre nuk behet me kete kaste politikaresh qe kane dale nga zyrat e ramizit dhe nga vota e tredhakeve……

  12. Gjon Leks says:

    Po shtohen aradhat e prazitëve! Mjerë populli i varfër që vazhdon të rripet prej atyre që e kanë poshtëruar e grabitur! Turp e harbutëri!

  13. JARI K... says:

    KOT IU VENE ROJE NGA MBRAPA, PO TE ISHIN PER TI VRARE DO TI KISHIN VRARE ME KOHE. SHPI KANE SA TE DHJESIN QENTE,VETEM KURVAT ME LEKE MUNGOJNE. ME PAK FJALE LEKE TE HEDHURA DEM, NE VEND QE TE INVESTOHEJ PER ARSIMIN. JARI KARI.

  14. Bac saliu says:

    Ta lumsha o “gardian i bugut” njashtu osht, keta jan me keq akoma. Shume mire thote dhe komentuesi nga NY, Alban Dega, ku ja u rjeshton me radhe te gjitha qelbesirlleqet. Ku je o ENVER HOXHA, hajde te pergjerohemi,hajde vetem pak fare,vetem sa te te shohin keta qelbesiret,se te gjithe do perrmiren neper breke po te pan perball, hajde se te kemi rene me qaf kot. Ato privilegjet tuaja,skan qene asgje perpara ketyre qe po bejne keta per veten e tyre. Hajde Baca ENVER HOXHA.

  15. Lpl says:

    Ligji eshte i nevojshem per ti mbrojtur e garantuar keta figura qe kane sherbyer keto vite .Presidentet tek ne zgjillen nga fati si bixhoz nga ata qe kane votat dhe zgjellin me te dobtit figura periferike dhe pa asnje vlere siq jane Moisiu e Nishani , kurse Berisha Mejdani dhe Topi ishin figura te elites partjake .Mire do ishte qe presidenti te zgjillej nga populli per me i gezuar keta privilegje te perjetdhme me dinjitet dhe merite .Dhe mire do ishte qe nje president me zgjedhe dy mandate 10 vjete qe mos te behen shume duke perfituar privilegje ne kurriz te buxhetit .

  16. koco says:

    E shkreta Shqiperi c’e gjeti me keto kafshe qe pasi e vodhen, e masakruan dhe e shiten, tani kerkojne edhe ta mbajne robine per gjithe jeten!

  17. .**** says:

    KY ESHT KRIMINELI me me fat ne historin e njerzimit , vrau me shum se sa u vran gjat luftes dyt botrore , preu shkaterroj kte vend me keq se sa nje pushtus i vertet dhe me ne fund gezon privilegje pa fund , bota themelet i ka ne padrejtesi , ne bot sundon djalli nuk ka sii te jet ndryshe perbuzet shahet dhe denigrohet i miri dhe mer lavdi qafiri, krimineli , antishqiptari dhe hajduti , te tjeret luftuan dhe u vran per lirin e kti vendi dhe sot perbuzen dhe tallen si mos me keq , ky kriminel e bandit ky kapter i sherbimit sekret serb qe shkaterroj xjdo gje ne kte vend sa her ju desh serbis kjo gje , ky ruhet si relike dhe shembelltyr e “heroit komtar”, a kemi te drejt te themi lavdi komunizmit se vetem ai ishte melem per plaget e kti vendi ishte i vetmi gjyqtar per kriminel te kti kalibri qe ka permasa botrore , por qe per fatin ton te keq na ka ren ne per pjes si popull e si vend , ruheni o njerez se mos psoj gje degjoheni kur ju tall ju fyen dhe ju perdhunon se ky esht shembelltyra dhe pasqyra demokracis ne kte vend e paçit sa malit dhe mbaini er kti kerme te felliqur.

  18. .**** says:

    KY ESHT KRIMINELI me me fat ne historin e njerzimit , vrau me shum se sa u vran gjat luftes dyt botrore , preu shkaterroj kte vend me keq se sa nje pushtus i vertet dhe me ne fund gezon privilegje pa fund , bota themelet i ka ne padrejtesi , ne bot sundon djalli nuk ka sii te jet ndryshe perbuzet shahet dhe denigrohet i miri dhe mer lavdi qafiri, krimineli , antishqiptari dhe hajduti , te tjeret luftuan dhe u vran per lirin e kti vendi dhe sot perbuzen dhe tallen si mos me keq , ky kriminel e bandit ky kapter i sherbimit sekret serb qe shkaterroj xjdo gje ne kte vend sa her ju desh serbis kjo gje , ky ruhet si relike dhe shembelltyr e “heroit komtar”, tashme a kemi te drejt te themi lavdi komunizmit , se vetem ai ishte melem per plaget e kti vendi ishte i vetmi gjyqtar per kriminel te kti kalibri , qe ka permasa botrore , por qe per fatin ton te keq na ka ren ne per pjes si popull e si vend , ruheni o njerez se mos psoj gje degjoheni kur ju tall ju fyen dhe ju perdhunon se ky esht shembelltyra dhe pasqyra demokracis ne kte vend e paçit sa malit dhe mbaini er kti kerme te felliqur.

  19. LORA says:

    Ne nuk jemi republike presidenciale; nuk e kemi te zgjedhur nga Populli presidentin.
    Historia dhe praktika e 26 vjetev te fundit ka gjeneruar presidente pazaresh,klloune interesash personale dhe te neverituar nga shumica e njerzve,,,qe I ka marre ,ne menyre frekuente, erzin shtetit te shqiptareve.
    Rrjedhimisht kushtetueshmerisht presidenti I Shqiperise nuk ka legjitimitet te tille qe te gezoje te tilla privilegje.
    Kete kapitull ne projektligjin e pregatitur per presidentin,duke e marre lajmin te vertete,e quaj te neveritshem.
    Shqiptareve dhe shtetit te tyre u duhet nje president legjitim,,,per kete ligj kane nevoje shqiptaret.

  20. Epic says:

    Edhe ne paguajme.

  21. Zgalem says:

    Te tere presidentet , qe kane kryer detyren perpara reformes se vetingut , duhet te perjashtohen nga te tera privilegjet e ketij ligji . Keta nuk duhet te quhen ish president , por nepunes administrate , qe kryen detyra ndryshe nga c’i lypte detyra . Ata shkaterruan drejtesine dhe I shkaketuan vendit humbje kolosale dhe viktima . Vete ata duhet te kerkojne , qe te mos kene as nje lloj priviligji . Zgalem

  22. L leshi says:

    Keto privilegje perfitohen vetem ne nje republike presidenciale pra kur presidenti zgjidhet nga populli dhe ka pushtet te plote ndersa ne Shqiperi presidenti ka qene gjithmone nje figure simbolike e zgjedhur nga rradhet e partive politike, ky eshte nje luks i tepert qe do e paguaje populli i shkrete.Ku jane shoqerite civile apo ju eshte mbyllur goja per te tilla gjera, apo ata cohen per te prishur parqet dhe kendet e lojrave te femijeve……Shqiperia me keta politikane plehra qe ka nuk do te behet kurre shtet ,rrumpalle do shkoje gjithe jeten…

  23. Shejtani says:

    Po e ben Ilir Meta ligjin gati per vehte per mbasi te behet president.
    Paska qene burre i zgjuar shejtani.

  24. pronari says:

    Trajtimin me te mire qe mund ti beni ketij njeriu te handakosur qe me shume prishi se ndeqi eshte ti sekuestroni gjithcka qe kane vjedhur nder vite bashke me kelyshet e tij.Ky fshatar i pagdhendur qe mori edukim ne shkolle por qe geni dhe ligesia qe ka ne shpirt nuk u shqua ne asnje aspekt qe te kete bere dicka te mire per vendin e tij e popullin e tij.Uroj vetem burg dhe te mos i degjohet me zeri ketij zhapiku.

  25. stewart shabanaj says:

    shum vk

  26. xheJ eN Bi says:

    Shyqyr Zotit qe nuk banoje ne Shqiperi dhe te paguaja dhe une te gjitha keto perfitime per Sali Berishen
    ,kur na ka vjedhur 1000 here dhe tani nuk mjaftonin ato ,po na ,dhe te tjera.
    Vetem nje pike nga ato do ta paguaja me deshire te madhe.Me deshire do paguaja per ceremonine mortore te Sali Berishes.

  27. emigranti says:

    saliu duhet te gjykohet per krimet dhe vjedhjet dhe jo te perfitoj

  28. Satrapi says:

    Kjo nuk eshte vetem turp e skandal, por dhe kriminale!
    Keta edepseze nuk jane te zgjedhur nga populli dhe i kane sherbyer vetem kryetarit te partise e xhepit te tyre. Pale t’i shikoje kur bridhnin me askorta te panumurta, qe vetem benin zhurme dhe tym rrugeve e qyteteve te vendit. Po bileta avione, hotele te shtrenjta, dreka e darka pa hesap, natyrisht te gjitha per te ‘miren e popullit’!
    Presidentet tek ne kane qene se shumti njerez medioker, qe vetem kane rrjepur dhe zhvatur leket e taksapaguesve te varfer. Tani u dashka qe keta derdimene t’i mbajme ne kurriz gjithe jeten!!!
    Pupupu… c’fatkeqesi!
    Normalisht kunder tyre duhen hapur procese gjyqesore per shperdorim detyre dhe abuzim me fonde publike, te ngjashme me ato per udheheqjen ish-komuniste kur Drejtori perkates u denua me 6 vjet burg per shperdorime te vogla (kafe, etj.) dhe Nexhmije Hoxha, etj. u burgosen.
    Hiqni dore nga keto gomarlleqe me spec para se populli t’ju ‘haje te gjalle’!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje