Dash Tahirit i heqin mandatin e deputetit për 5 euro (Lul Basha mbylli me procedurë vjedhjen e 220 mln eurove, ndërsa Mediu ka lëvizur me dy pasaporta nga frika e drejtësisë)

21 Dhjetor 2016, 19:56Politika TEMA

Kur sheh akuzën zyrtare që ka artikuluar Prokuroria e Përgjithshme ndaj deputetit Dashamir Tahiri nuk ka se si të mos arrish në konkluzionin se vërtet drejtësia në Shqipëri është në ditë të hallit. Pasi sipas shpjegimeve të vetë deputetit demokrat, të pakundërshtuara dhe nga organi i akuzës ligji i dekriminalizimit zbatohet ndaj tij thjeshtë për pesë euro ose 10 mijë lireta kusur pas konsumimit të një lëngu portokalli.

Jo se nuk duhet zbatuar ligji, madje me shumë rigorozitet, madje dhe për një “majë” gjilpëre sepse ligji është ligj dhe në radhe të parë do të jenë ligjvënësit ata që do të jenë me patjetër subjekt i tij.

“Vura në dijeni KQZ-në, mora masat përkatëse në Itali. Pyeta për dënimin tim që është bërë pa dijeninë time. Është një dënim për një patentë false. Sa i përket akuzës tjetër për para false, është ky qëndrim: kam qenë vizitor në Itali, kam qëndruar në një bar në autostradë dhe kam marrë një lëng portokalli ku si për kusur më është dhënë 10 mijë lireta të asaj kohe, 5 euro sot si resto. Kur kam qenë në toll në autostradë, kam dhënë sqarimet. Por nuk jam dënuar për atë”, tha Tahiri.

“Masa që ka marrë prokuroria më duket absurde. Unë kam hyrë dhe kam dalë në Itali disa herë. i ftoj të gjithë organet të shohin sa herë kam shkuar unë. Do kem përfaqësuesit e mi në KQZ, por nuk është e arsyeshme për të ndërprerë mandatin. Ky është absurditet”, tha më tej ai.

Pa marrë anë, teksa shohim që një deputet lë mandatin për shkeljen e ligjit të mos deklarimit të 5 eurove të falsifikuara në Itali, nuk ka si mos të kthehemi pas në kohë. Kur Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane u bllokua nga forcat italiane të sigurisë në aeroportin e Milanos për shkak se në delegacionin partiak gjatë udhëtimit për në austri kishte një njeri të krimit dhe të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Njëherësh ishte i pajisur dhe vetë me pasaportë ilegale, me të cilën Fatmir Mediu i është fshehur drejtësisë perëndimore në përiudhën që ka qenë në kërkim, dhe më pas nga frika e rihapjes së çështjes.

Fatmir Mediu është pajisur disa herë me pasaportë me identitetin Fatmir Mehdihoxha, përfshi këtu pasaportë të thjeshtë dhe diplomatike. Pra ka lëvizur me pasaportë ilegale dhe këtë as që e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Ai po ashtu është ndoshta i vetmi politikan shqiptar që ka fallsifikuar regjistrin e gjendjes civile të Shqipërisë, duke prodhuar një identitet të rremë për veten e tij ndërkohë që ishte në kërkim ndërkombëtar si i dënuar në Itali, duke udhëtuar me pasaportën me emër Fatmir Medihoxha, emër dhe identitet që nuk ekziston askund.

Mediu është dënuar nga dy gjykata italiane deri në katër vite burg dhe përjashtim nga jeta politike, për shkak të përpjekjes së tij për t’i dhënë një identitet fallco një personi në kërkim nga drejtësia italiane

Kur Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, flasin për pandëshkueshmërinë në Shqipëri dhe mbrojtjen e politikanëve të lartë me imunitet, kanë si kryeshembull faktin që ish- ministri Fatmir Mehdiu, i cili favorizoi biznesin e djalit të kryeministrit në Gërdec, shmangu shkuarjen me gjykatë ku e priste një dëmim së paku 6 vite burg, përmes imunitetit. Ai arriti të zvarrisë procesin e hetimit deri në rimarrjen e imunitetit në zgjedhjet e reja të vitit 2009 dhe pas kësaj, gjykata pushoi çështjen, ndërsa prokuroria edhe pse kishte të gjitha kompetencat ta rihapte, nuk e rihapi. Pas tij, shembulli i dytë më i fortë është ai i Lulzim Bashës, i cili ishte nën akuzë penale nga prokuroria për 220 milion euro dhe mbylli procesin pa u gjykuar, duke interpretuar afatet e hetimit.

9 komente në “Dash Tahirit i heqin mandatin e deputetit për 5 euro (Lul Basha mbylli me procedurë vjedhjen e 220 mln eurove, ndërsa Mediu ka lëvizur me dy pasaporta nga frika e drejtësisë)”

  1. Lennard says:

    Do tu vije rradha dhe ketyre kopukeve.Nuk kane nga shkojne.Rrofte VETINGU ,Ne hale vafshin te gjithe shperdoruesit

  2. Lennard says:

    Do tu vije rradha dhe ketyre kopukeve.Nuk kane nga shkojne.Rrofte VETINGU ,Ne hale vafshin te gjithe shperdoruesit
    Po mmo Zoti Moderator ,A je kontra Zotrote??

  3. ALBAN DEGA says:

    MARESHALLI I BEOGRADIT
    NE TIRANE NE PANIK

    – Sali Berisha mbron Mulin e UDB-es
    – Kryeboksieri Adriatik Palla ne letargjine
    e krimit

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    E kam thene, e kam shkruar me dhjetra here, me emer e mbiemer jo vetem une, por edhe Spartak Braho…. tash e plot 20 vjet…qe Sali Berisha nje sherbetor i Beogradit!
    Jo vetem i UDB-es por edhe i KGB-se dhe sherbimeve sekrete franceze…
    Kush shitet nje here shitet gjithehere, thone autoret e Kalit te Trojes, greket.
    Kush i shitet dikujt i shitet gjthkujt, ka thene themeluesja dhe nena e Izraelit Golda Mejer.
    Zbulimi i dokumenteve vetdenoncuese te bythelepiresit te neveritshem dhe zagarit te tij dhe UDB-es Serbe Flamu Noka ra si nje bombe mbi koken e bosit te tij politik dhe agjenturor, Sali Berisha.
    Prandaj eshte terbuar edhe me keq , eshte cakardisur deri ne cmenduri … Po i zbulohen petet e lakrorit te Rankovicit e Milloshevicit ne Tirane!
    A ka prove e deshmi me te qarte se kristali se rrenimi, shtetzhberja e kalbezimi i pesefishte i shtetit shqiptar ne 25 vjetet e tij ne politiken shqiptare!?
    As Sllobodan Miloshevici nuk do tua kishte bere shqiptareve e Shqiperise cka ua beri banda e Bujar Hoxhes, Bashkim Gazidedes, Agim Shehut, Ali Spahise, Flamur Nokes, Azem Hajdarit.. me ne krye Mareshallin Sali Berisha!?
    Nuk eshte ky as pseudonimi as epiteti im per Sali Berishen… Jo eshte nick name qe ia vuri Azem Hajdari!
    A nuk ishte kryekasapi i Ballkanit Milloshevic qe deklaroi ne vitin 1991 ne Kuvendin e Serbise se ” Une futem ne Tirane per dy ore vetem me Shoqaten e gjuetareve te Beogradit…”
    Nuk pati nevoje!
    E mori Tiranen e mbare Shqiperine pa asnje bam me Sali Serbin e ceten UDB-es!
    Jo Milloshevici e UDB-ja gjakatare serbe, por as hordhite e Chin Chiz Khanit nuk do ia kishin bere Shqiperise e shqiptareve kete qe ua beri kjo bande cetnikesh shqipfoles!
    Nderkohe, Kryeavokati i shtetit shqiptar , kryeboksieri Adriatik Llalla gerhin ne letargjine e tij ndaj krimit!

    SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 6 QERSHOR 2016

  4. Koco says:

    Te Dy Gjirizat e politik berjes opozitare ?!

  5. Albani says:

    220 milione eurot jane dhe aresyeja qe Luli eshte bere Hollandez.
    HOLLANDA ESHTE SHTETI I VETEM NE EVROPE QE NEPERMJET LIGJEVE TE TIJ NXIT VJEDHJET,TRANSAKSIONET E DYSHIMTA,INVAZIONIN FISKAL,DHE NUK E KONTROLLON BURIMIN E PARAVE.
    Eshte shteti i vetem ne Evrope qe nuk ka nje tatim mbi interesat,dhe (kapele) tatim te transaksioneve monetare,si te kapitaleve qe hyjne ashtu dhe te atyre qe dalin.
    Jane regjistruar ne Hollande 23 mije shoqeri fantazma per mbulimin e transaksioneve korruptive pa as dhe nje euro ne arkat e tyre,dhe keto me bekimin e ligjit Hollandez.
    Shoqerite dhe firmat me te medha ne bote i kryejne levizjet nepermjet Hollandes.
    Nga Hollanda hyjne dhe dalin respektivisht 8.000.000.000.000 euro,8 mije miliarde euro,pra paraja qe qarkullon,hyn dhe del nepermjet Hollandes,transaksionet behen vetem nepermjet saj sepse ligji atje nuk i e lejon qe te tatohet transaksioni.
    Pra nje firme ne Shqiperi mund ta levize lekun ne ishujt Barbados nepermjet nje firme “‘fantazme”” te Hollandes psi e ka transferuar teorikisht parane atje,pikerisht sepse ai nuk paguan as per “”transferimin”” ne Hollande dhe as per “”largimin”” nga Hollanda.
    Specialistet e dine kete gje ne Hollande dhe thone qe duhet te ndryshoje,mirepo kush i degjon?
    Aresyeja qe duhet te ndryshoje eshte sepse,sherbimet,spitalet,shkollat,ndihmat,asistencat,shtetin duhet te paguhen nga taksat ,dhe kur nga taksat shmanget kjo shume e madhe parash atehere varferia dhe pabarazia do te rritet,mirepo a do tia dije Lul Basha nga keto.
    KJO ESHTE ARESYEJA PERSE LULZIM BASHA ZGJODHI TE BEHET HOLLANDEZ,DHE JO ITALIAN APO BEG A GJERMAN.

  6. lulash says:

    Keto nuk jane gje fare perpara Flamur Nokes qe ka bashkepunuar me UDN jugosllave.

  7. Ata votuan mosndeshkimin e tyre says:

    Radhen e ka Erjon Brace gjendur fajtor….pastas Taulant Palla e shoket e Partise…..

  8. Xhixhi says:

    Shqiptaret duhet te heqin sa me shpejt qafe si banden kriminale te Sali berishes edhe armaten e plehrave gjyqtare e prokurore qe i sherbejne me besnikeri kesaj bande. Vellezer duhet te ngrihemi dhe ti shporrim nje here e mire nga skena dhe jeta jone keto morra kriminele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje