Dëmshpërblimi/Ministria e Brendshme: Do tërhiqet në banka, deri në 30 dhjetor

21 Dhjetor 2016, 14:59Sociale TEMA
Dëmshpërblimi/Ministria e Brendshme: Do tërhiqet në banka,

Familjet që përfitojnë dëmshpërblim për shkak të përmbytjeve apo fatkeqësive të tjera natyrore, do t’i tërheqin paratë nëpërmjet bankave të nivelit të dytë.

Ministria e Brendshme njofton se fondi prej 450 milion lekësh i miratuar për qeveria për dëmshpërblimin e 2.498 familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar nga fatkeqësi të ndryshme në vite, i kaloi për shpërndarje 18 njësive vendore.

Me një urdhër të firmosur nga ministri Tahiri, për shkak të kohës së shkurtër deri në mbylljen e vitit buxhetor, Bashkive u kërkohet të marrin masa urgjente për njoftimin e familjeve përfituese dhe kryerjen e pagesave, deri në datë 30 Dhjetor 2016.

Gjithashtu në njoftimin për media, Ministria e Brendshme rikujton çdo kryefamiljar se duhet të ketë të hapur një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, në të cilët njësia vendore do derdhë shumën e dëmshpërblimit.

1 komente në “Dëmshpërblimi/Ministria e Brendshme: Do tërhiqet në banka, deri në 30 dhjetor”

  1. tfgs1 says:

    kesaj i thone mbitu qe te te paguaj……………allah uakbar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje