Kosova, vatra e re e ISIS. Ushqen me rekrutë luftërat në Siri e Irak

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ISIS-Islamska-drzava-dzihadisti-2-620x350-570x322-415x260Instituti Amerikan i Paqes ka publikuar një raport special mbi dinamikën e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Në raport ngrihet alarmi se Kosova, një vend pa histori te mëparshme të militantizmit fetar, është kthyer në burimin kryesor të luftëtarëve të huaj në Irak dhe Siri, në raport me popullsinë.

Referuar të dhënave zyrtare të majit 2016, të paktën 314 kosovarë janë identifikuar që kanë udhëtuar në Siri e Irak që prej vitit 2012, për të qenë pjesë e formacioneve luftarake në këto vende.

Një tjetër e dhënë e rëndësishme është se 3 në 4 persona që kanë udhëtuar në Siri dhe Irak janë të grupmoshës 17-30 vjeç dhe mbi të gjitha, pjesa më e madhe e tyre kanë kryer së paku shkollën e mesme.

Instituti Amerikan i Paqes shënon edhe qytetet se nga vijnë më së shumti luftëtarët. Kështu, 83 rekrutë vijnë nga 5 qytete: Hani i Elezit, Kaçanik, Mitrovicë, Gjilan dhe Viti.

Duke u ndalur tek motivet që shtyjnë shtetasit e Kosovës të jenë më lehtë preh e radikalizmit, Instituti Amerikan i Paqes rendit si me kryesor faktin që pavarësisht përmirësimeve të kushteve të jetesës pas luftës, ndjeshmëritë kronike kanë kontribuar në krijimin e një ambienti që ndikon tek radikalizmi, raporton TCH.

Një tjetër faktor është dhe zhgënjimi nga pritshmëritë, roli në rritje i Islamit në politikë si pjesë e qenësishme e identitetit të disa qarqeve sociale dhe dinamika e grupeve militante.

Në përfundim, raporti rekomandon që të merren menjëherë një seri masash, duke nisur që nga mbyllja e institucioneve informale të kultit e deri tek angazhim më i madh për rehabilitimin e 5 komunave të cilat janë identifikuar si më problematiket.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Kosova, vatra e re e ISIS. Ushqen me rekrutë luftërat në Siri e Irak”

  1. Loran shehu says:

    Kosovaret e shkret e kan kte idiotsi vetem nga injoranca e madhe qe kan dhe nga trashsia mendore qe i karakterizon,gjithashtu dhe nga qe kan shekuj qe shumica e tyre nuk shkollohen domethen thjesht njerez antikapat pervec disave si z Haradinaj etj qe skan lidhje me kte shumc te prapambetur njerzish

    1. Toni KS says:

      Paj ju nga zgjuaresia e madhe qe keni prodhuat Haxhi Qamilin, Esat Pashe Toptanin, Enver Hoxhen dhe Salen. Dogjet shtetin me themel me 1997, rast i paprecedent ne historine moderne europiane sepse kjo ju ndodh vetem tribuve primitive afrikane. Kaq larg shkoh “sofistikimi”, “kozmopolitanizmi” dhe “hollesia mendore” e juaj (pasi kosovaret qenkan te trashe). Mos te flasim per ate kush rri ne semafora te Europes dhe kush i dergoi atje dhe sa eshte kjo ne perputhje me kodin moral te shqiptarit.

  2. Spathiati says:

    Asnje “historian patriot” islamist sunit i albanistanit, nuk ka komentuar per kete zbulim bombe te Institutit Amerikan te Paqes!
    Ptu, plehra!

    1. SHPATARI says:

      INSTITUTI AMERIKAN I PAQES BEN SHUME MIRE QE KRAHAS KETI ZBULIMI TE FLASE EDHE PER FONDAMENTALISTET VULLNETARE TE JUNANISTANIT (GREQISE) QE MOREN PJESE NE MASAKRAT E KRYERA NE BALLKAN, PERKRAH SERBEVE, DUKE CUAR NE FRONT EDHE PRIFTERINJ QE BEKONIN KETO MASAKRA. PER KRIMINELET NGADO QE TE VIJNE, KA NJE CILESIM: KRIMINELE. PHU, PLEHRE

  3. ??? says:

    Mos na vijn ne Tiron ene po i fusin no i plum koqeve Anastasit se mezi e kena Cacin tone te lavdishem

  4. krysho ludovik says:

    Jo mo kete e thane ahere kur iken edhe po e thone prape, keta vene te shpetojne ata femijet e alepose nga ato kafshet e asadit, edhe per per demokraci kuptohet.
    Pavaresisht se ata femijet kane prinder me mjekra qe luftojne asadin per llogari te allahut .
    Edhe u harrua edhe ajo puna e terrorizmit ne shqiperi qe ishte aq zhurmemadhe ca muaj me pare.
    Beri nje 180 grade elita e sumes analiste.

  5. luli says:

    Haj se tash vjen Tramp dhe merret me keto debilat e kosoves,i kthen ne origjin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *