Lajme të këqija për amerikanët

21 Dhjetor 2016, 10:59Politika TEMA

Premtimet kontroverse të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do të kërkojnë masa polemike të realizimit, të cilat do të sjellin më shumë dëme sesa të mira për ata që i votuan, argumenton Joseph E Stiglitz.

Nga Joseph E. Stiglitz

Teksa presidenti i zgjedhur i Amerikës Donald Trump plotëson kabinetin e tij, çfarë kemi mësuar rreth drejtimit dhe impaktit të mundshëm të politikës ekonomike të administratës së tij?

Sigurisht që mbeten pasiguri të mëdha. Si në shumë zona të tjera, premtimet dhe deklaratat e Trump mbi politikën ekonomike kanë qenë jokonsistente. Ndërsa ai akuzon vazhdimisht të tjerët si gënjeshtarë, shumë prej pohimeve dhe premtimeve të tij ekonomike – në fakt e gjithë pikëpamja e tij qeverisëse – duket se ia vlen të krahasohet me propagandën e “gënjeshtrës së madhe” të Gjermanisë naziste.

Trump do të kryesojë një ekonomi të një trendi të fortë rritës, ku tre e katërta e PBB-së po rritet në një normë mbresëlënëse prej 3.2 për qind dhe papunësi me 4.6 për qind në nëntor. Në kontrast, kur presidenti Barack Obama mori drejtimin në 2009, kur ai trashëgoi një ekonomi në recesion të thellë nga Bush. Ashtu si Bush, Trump është një tjetër president republikan që do të marrë postin pavarësisht se humbi me votë popullore, vetëm për të pretenduar se ka një mandat për të ndërmarrë politika ekstremiste.

E vetmja mënyrë se si Trump do të mbajë premtimet e tij për infrastrukturë më të lartë dhe shpenzime në mbrojtje me ulje të mëdha taksash dhe pakësim të deficitit është me një dozë të madhe të asaj që quhej dikur ekonomi vudu. Dekada të “prerjes së dhjamit” në qeveri kanë lënë pak për të prerë: punësimi i qeverisë federale si përqindje e popullatës është më i ulët sot se sa ishte në periudhën e qeverisë së vogël të presidentit Ronald Reagan rreth 30 vite më parë.

Me kaq shumë ish-oficerë policie që shërbejnë në kabinetin e Trump apo si këshilltarë, edhe ndërsa Trump dërgon mesazhe miqësie me presidentin rus Vladimir Putin dhe krijon frymën e një aleance informate të diktatorëve dhe autoritarëve kudo në botë, ka gjasa që SHBA do të shpenzojë më shumë para për armë që nuk do të përdoren kundër armiqve që nuk ekzistojnë. Nëse sekretari i shëndetit të Trump ia del me sukses të zhbëjë balancën e krijuar me kujdes të aktit Obamacare, ose kostot do të shtohen ose shërbimet do të përkeqësohen – me gjasa do të ndodhin të dyja.

Gjatë fushatës, Trump premtoi të bëhet i ashpër ndaj sipërmarrësve që dërgojnë jashtë vendit punët amerikane. Ai po mbështetet si provë e funksionimit të qasjes së tij te lajmi se prodhuesi i krijimit të pajisjeve ngrohëse të shtëpive dhe kondicionerëve Carrier do të mbajë rreth 800 vende pune në Indiana. Megjithatë marrëveshja do t’i kushtojë taksapaguesve 7 milionë dollarë dhe do ta lejojë Carrier të delegojë 1300 vende pune në Meksikë. Kjo nuk është një politikë e mirë industriale dhe ekonomike dhe nuk do të bëjë asgjë për të ndihmuar në rritjen e pagave apo krijimin e vendeve të punës në vend. Është në fakt një ftesë e hapur për një zhvatje të qeverisë nga ekzekutivët e korporatave që kërkojnë dhurata.

Po kështu, rritja e shpenzimeve në infrastrukturë me gjasa do të arrihet përmes krediteve të taksave, që do të ndihmojë fondet e investimit të jashtëm, por jo buxhetin e Amerikës: historia e gjatë e programeve të tilla tregon se ato kanë pak vlerë monetare. Kostoja e publikut do të jetë veçanërisht e lartë në një periudhë kur qeveria mund të marrë hua me norma interesi thuajse zero. Nëse partneritetet publik-privat janë si kudo tjetër, qeveria do të pranojë rreziqet dhe fondet e huaja të investimeve do të pranojën fitimet.

Debati i vetëm tetë viteve më parë rreth infrastrukturës “gati për t’u nisur” duket një kujtim i largët. Nëse Trump zgjedh projekte që do të nisin në një kohë të shkurtër, ndikimi afatgjatë i produktivitetit do të jetë minimal; nëse ai zgjedh infrastrukturë të vërtetë, ndikimi afatshkurtër i rritjet ekonomike do të jetë minimal. Dhe rikuperimi më i gjatë ka problemet e veta, nëse nuk menaxhohet me kujdes të madh.

Nëse Trump zgjedh për Sekretar Thesari të SHBA, veteranin e fondeve të huaja të investimit dhe Goldman Sachs, Steven Mnuchin, ashtu si shumë të tjerë nga industria e tij, ekspertiza thotë se ai do t’i sjellë vendit të punës shmangie të taksave, jo ndërtim të një sistemi taksor të projektuar mirë. Lajmi “i mirë” është se reforma e taksave është e pashmangshme dhe me gjasa do të ndërmerrej nga Paul Ryan dhe stafi i tij – duke i dhënë të pasurve një sistem taksash më pak progresiv, më miqësor me kapitalin që republikanët e kanë kërkuar prej kohësh. Me prishjen e taksimit të pasurive, republikanët më në fund do të kuptojnë se ambicia e tyre e hershme e krijimit të një plutokracie dinastike – një largim i madh nga maksima “barazi mundësish” që partia dikur trumbetonte.

Ulje të mëdha taksash dhe rritje të shumta të shpenzimeve në mënyrë të pashmangshme do të sjellin deficite të mëdha. Pajtimi i kësaj me premtimin e Trump për të pakësuar deficitin me gjasa do të detyrojë kthimin te mendimi magjik i periudhës së Reagan: pavarësisht dekadave të provës së të kundërtës, këtë herë stimuli i ekonomisë që i ardhur si pasojë e uljeve të taksave për të pasurit do të jetë aq i madh saqë të ardhurat në taksa në fakt do të rriten.

Historia nuk do të përfundojë mirë për votuesit e zemëruar dhe të zhvendosur të SHBA-së Veri-Lindore. Politikat e çmendura buxhetore do të nxisin Rezervën Federale të SHBA të normalizojë më shpejt normat e interesit. Disa shohin inflacion embrional (të ardhur prej normës së ulët të papunësisë); disa besojnë se normat shumë të ulëta të interesit për një periudhë të gjatë kanë shpërfytyruar tregjet e kapitalit; dhe disa duan t’i kenë gjërat në favor, në mënyrë që FED të ulë normat e interesit që ekonomia të ngadalësohet sërish.

Trump ka argumentuar se FED duhet t’i rrisë normat e interesit. FED, që mori hapin e parë drejt normalizimit në fillim të dhjetorit, me shumë gjasa do t’ia plotësojë – dhe Trump shpejt do të pendohet për atë që kërkoi. Ka një mundësi të mirë që tkurrja monetare do ta tejkalojë stimulin fiskal, duke frenuar rritjen e vrullshme që ka sjellë Obama. Normat më të larta të interesit do të shkurtojnë vendet e punës në ndërtim dhe do të rrisin vlerën e dollarit, duke çuar në deficite më të mëdha tregtare dhe më pak vende pune në prodhim – krejt e kundërta e asaj që Trump ka premtuar. Ndërkohë, politikat e tij taksore do të sjellin përfitim të kufizuar për familjet e klasës së mesme dhe ato punëtore – dhe do të ketë më shumë shkurtime në kujdes shëndetësor, arsim dhe programe sociale.

Nëse Trump fillon një luftë tregtare – le të themi duke ndjekur premtimin e tij për të vënë një tarifë 45% mbi importet nga Kina dhe për të krijuar një mur në kufirin e SHBA me Meksikën – ndikimi ekonomik do të jetë më i rëndë. Kabineti i miliarderëve të Trump do të mund të vazhdojë të blejë çantat e veta Guçi dhe byzylykët 10,000 dollarësh të Ivankës, por kostoja e jetesës së amerikanëve të zakonshëm do të rritej shumë dhe pa për elementët nga Meksika dhe gjetkë, vendet e punës në prodhim do të bëheshin edhe më të pakëta.

Sigurisht, disa vende të reja pune do të krijohen, kryesisht në dyqanet lobuese përgjatë rrugës K në Uashington DC, teksa Trumpi rimbush pellgun që kishte premtuar të thante. Në fakt, korrupsioni ligjor në Amerikë do të arrijë një thellësi që nuk është parë që nga vitet 1920 të administratës Harding.

Dhe nuk ka efekt pozitiv që do të vijë si pasojë e reve që qëndrojnë tani mbi SHBA dhe botë. Sado negative që të jetë administrata e tij për ekonominë dhe punëtorët e Amerikës, politikat e tij për ndryshimin klimatik, të drejtat e njeriut, median dhe paqen e sigurinë me gjasa do të jenë po aq të dëmshme për këdo.

Project Syndicate-BIRN

7 komente në “Lajme të këqija për amerikanët”

  1. Totila says:

    Une e kam theksuar se ky pos qe eshte nje Sharlatan eshte gjithashtu dhe nje Hajdut dhe Skizofren , Demagog e ku di une tjeter qe me politikat e tij dhe me mbeshtetjen qe i dhane votuesit. Idioter qe besuan tek ky”Hitler” modern do ta cojne prestigjin e USA-s ne zero .
    Jam i mendimit qe ky Tipi nuk do ta perfundoje dot mandatin e tij dhe do te jene vete Republikanet qe nuk do ta honepsin njelloj si dikur BRSS-ja e viteve 1964 shkarkoi Kllounin Hrushov mu per faktin se cfare thoshte ne mengjes nuk thoshte ne darke !

  2. tr says:

    Ja keto jane mediat e demokrateve .

    1. Stiglitz says:

      Stiglitz eshte çmim nobel ne economi e ka qene keshilltar i presidenteve te USA. Kur e komentojne edhe dallkauket e albanistanit leje mos e pyet

  3. IP says:

    Perkthim shume I dobet, I pasakte.

  4. Meri says:

    Totila , Ha nje mut.

  5. nora says:

    Ne te vertete ka disa fjali pa kuptim, kerkon foljen ose vazdimin llogjik te fjalise, nuk e gjen.

  6. Don says:

    Përralla me mbret! Artikuj të tillë shkruhen jo për lajm, por për një axhendë ideologjike. Ata që e kanë sponsorizuar këtë artikull, dhe përkthimin e tij, janë neo komunistë që nuk mund të pranojnë humbjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje