Lirimi i Lulzim Berishës: Pranga drejtorit të burgut, në kërkim juristi

lil berishaDrejtori i burgut të Durrësit, Astrit Kote është shkarkuar këtë të mërkurë nga detyra, pas ndalimit të tij nga policia me urdhër të prokurorisë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se, ndalimi dhe shkarkimi i Kotes është bërë në kuadër të hetimeve për lirimin me kusht të të dënuarit Lulzim Berisha, i njohur si kreu i bandës famëkeqe të Durrësit.

Lidhur me të njëjtin hetim është shpallur në kërkim juristi i burgut të qytetit bregdetar, me inicialet T.L. Kote dhe vartësi i tij akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash, që çuan në lirimin e Berishës, shkruan TCH.

Lidhur me ndalimin e zyrtarit të lartë ka reaguar ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. “Nxis prokurorinë për zbardhjen e të vërtetave që shqetësojnë opinionin publik”, ka thënë ai.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Lirimi i Lulzim Berishës: Pranga drejtorit të burgut, në kërkim juristi”

  1. Ben says:

    Juristi,eshte tuj tuj tuj pulat e detit.Eshte kalamo fare,si nga trute dhe nga mosha.Se si mund te jete jurist,nje zot e di.Gallata eshte se babai ishte nen drejtor tek drejtoria e burgjeve,i biri jurist tek burgu i Durresit.Babai i juristit eshte brenda,nga korriku,per vjdhje.

  2. xhulio says:

    Zinxhiri eshte i gjate.Kane filluar t i hiiqen hallkat prej kohesh, kur iu hoq denimi me burgim te perjetshem.Te shohim deri kur dhe ku do te ndaloje zmontimi i hallkave.Sigurisht nje nga hallkat eshte dhe shkurtua i Bashkise Durres..Me te pakten 5 vrasje s kish pse e bente letren(pa ndonje interes te vecante).Prokurori, mos rri po duku prokurori…

  3. Kola says:

    Keshtu ka lezet. Kriminelet te lire e gjykatesit ne burg ne vend te tyre. Ky eshte vizioni i banditeve te SHQUPIT qe nuk i hapin rruge Vetingut. Te dhjefsha mu ne Shqiperi e cila po u mbetet prone e patundeshme banditeve te Serbise.

  4. xhulio says:

    E mo miq! E keqja s eshte vetem te gjykata.Tani doli burgu, juristi, po dhe Dako, sigurisht.Mbreti shkurtabiq i Durresit.Po babezia s ka pyetur kurre per mbreter.Kane ngrene vetveten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *