Llogaritë e Lulzim Bashës, me reformën në drejtësi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mero BazeNga Mero Baze

Partia Demokratike demonstroi sot sërish gatishmërinë e saj për të bllokuar në një periudhë afatgjatë, zbatimin e reformës në drejtësi, duke çuar në Gjykatë Kushtetuese një tjetër ligj, pjesë e paketës prej 7 ligjeve që bëjnë funksionale ndryshimet kushtetuese të reformës në drejtësi. Bëhet fjalë për ligjin që rregullon formimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lart të Prokurorisë (KLP).

Partia Demokratike pretendon, se ligji është shmangur nga formula e miratuar në ndryshimet kushtetuese, më 22 Korrik. Është ekzaktësisht ligji, për të cilin Basha ktheu mendje ta votonte më 20 korrik dhe më 21 Korrik thirri: – “Fitore”,  e ndryshuam!

Është teprim çdo epitet që mund t’i adresosh Bashës në këto momente. E vetmja analizë gjakftohtë, është të kuptosh hallin e tij.

Dhe për këtë, shikoni pak mbledhjen e sotme të Grupit parlamentar të PD. Mbledhjen e çeli si rrallë herë Genc Ruli, i cili dha alarmin se me këtë ligj elektoral, nuk shkohet në zgjedhje dhe pastaj për gjysëm ore është debatuar, përse nuk duhet shkuar në zgjedhje, ç’është ky popull që nuk ngrihet në protesta, pse nuk ja vlen të fillojmë fushatën, pse i kemi të humbura zgjedhjet, etj etj, qaramanllëqe deputetësh, që nuk janë votuar kurrë por thjeshtë janë emëruar. Të gjithë këto ankesa i ka dëgjuar edhe Lulzim Basha, i ka miratuar dhe vetëm aty nga fundi, është kujtuar të thotë, që “megjithatë do hyjmë në zgjedhje”.

Përfytyroni një lider që hyn të bëjë një mbledhje për të nisur betejën dhe gjtihë ushtarët i thonë “e kemi të humbur”. Përfytyroni më tej akoma, një lider i cili, nuk di si të pushojë lotët e ushtarëve të frikësuar ende pa filluar beteja.

Del nga kjo sallë mortore, i dalin para gazetarët, dhe fjalia e parë që ai thotë, nuk është ajo që ka parë dhe dëgjuar në sallë, por dërgimi në kushtetuese i ligjit për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Një kryetar opozite që del nga një mbledhje që vulos humbjen e partisë së tij, e vetmja gjë që i shkon në mendje të bëjë pas mbledhjes, është të ruajë ç’të mundet nga pushteti që ka. Dhe i vetmi segment pushteti që ai ka nën kontroll, është drejtësia.

Është kjo e vetmja llogari që Luzlim Basha bën duke zvarritur këtë proces. Ai mund të çojë dhe ligje të tjera pas këtij në Gjykatë, për të penguar zbatimin e tyre menjeherë. Nga gjithë ky presion, ai shpreson se do të arrijë të bëjë pazar për emra konkretë dhe segmente të drejtësisë për të qenë pjesë e pushtetit të tij. Një njeri që ka humbur shpresat se fiton pushtetin, shpreson tani të paktën të sigurojë veten e vet, që të mos ketë probleme me drejtësinë.

Tani mos u lodhni t’i thoni, që kjo që bën bie ndesh me Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo vetë votat që ka dhënë PD më 22 Korrik. Kjo që ai po bën, është thjeshtë një përpjekje për ta vonuar sa të mundë zbatimin e reformës dhe për të ruajtur ushtarët e vet, aty.

Kur ai votoi reformën nën presion më 22 Korrik, shpresat e tij për një aleancë me LSI, ishin më të mëdha dhe perceptimi i tij, se reforma po ngjizte një koalicion të ri politik, ishte shumë afër.

Tani kjo shpresë duket se i është venitur. Nervozizmi i tij ndaj Ilir Metës reflektohet dukshëm, dhe po ashtu ironia e Ilir Metës ndaj tij. Tani ai nuk është më si në 22 Korrik kur shpresonte se reforma do ishte pronë e një shumice të re pas zgjedhjeve. Tani ai e shikon, që reforma do të jetë një mundësi më pak, për të pasur pushtet në drejtësi pas zgjedhjeve, dhe në kushtet kur nuk do ketë as pushtet politik, ai po shpreson së paku të ruajë ç’të mundet nga pushteti i vjetër në drejtësi. Të paktën sa për vete!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Llogaritë e Lulzim Bashës, me reformën në drejtësi”

  1. aqif tahipi says:

    O Mero ,me e mira per Shqiperine do ishte qe dy partite kryesore qe konkurojne per pushtetin legjislativ dhe egzekutiv te jene PS dhe LSI ,pasi te dy keto formacione politike kane kapacitete per qeverisje ose opozite .Per nje numer projektligjesh ,kemi pare se oponence te argumentuar dhe rrugezgjidhje alternative eshte ofruar nga deputete te vete ps ose te lsi . Nga pedeja kemi pare dhe degjuar vetem sharje ordinere per ramen ,anetaret e qeverise dhe deputetet e ps . Pedeja po reduktohet rreth nje grupi qe synimin e tij kryesor duket se ka ndalimin me cdo cmim dhe mjet te reformimit te sistemit te drejtesise . Derisa po e pengojne pa pushim ligjin e “vettingut” ,qe do spastroje cdo te korruptuar dhe plep 6 mujorsh ,kjo tregon se ata nuk duan drejtesi te pavarur nga politika ,por duan te vazhdojne te kene ushtaret e tyre ne sistem , qe ti mbrojne nga ndeshkimi per zullumet e tyre 25 vjeqare.

    1. Peço says:

      Interesi i PD në raport me pushtetin politik është të dali LSI si forcë e dytë politike dhe vet të jetë e treta. Vetëm duke pranuar Ilir Metën Kryeministër PD mund të shpresoj të vijë në pushtet si shtojcë e LSI për të bërë shumicën. Nëse nuk pranon një fakt të tillë ajo kurrë nuk mund të kthehet me këtë shtab drejtues. Sa për demokracinë në Shqipëri ajo qënka e dënuar të ndërtohet nga mbeturinat komuniste. Eshtë për këtë arsye që ndërtimi i demokracisë tek ne duket si një shaka e lezetshme.

    2. xheJ eN Bi says:

      Cuditem se si nuk ka komentuar analist-komentuesi Skypion -Lylzimi.

      E justifikoje se nuk ka kohe qe te lexoje gazeten TEMA ,
      se eshte duke u mare me pergatitjen e “levizjes” qe duhet te beje tani pas
      OK-jt qe mori VETINNG-u .
      Tani i zien koka dhe kerkon vrimen e miut.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Ka klikuar rripin e sigurimit rrypi dhe drejt humneres.. Timonin e ka lene ne gjendje te lire dhe shpreson rrypi tek rripi.. Kjo eshte situata ne kazan.. Majlinda me 2 fije tru ne koke po gerthet kurse Bumcja qesh me gezim nga shpejtesia si kalama.. Bylyku gerthet: “Allahu Akbar”…

  3. ALBAN DEGA says:

    A MUND TE BEJNE DEKRIMINALIZIM KRYEKRIMINELET E SHQIPERISE!?

    Vjedh nje cent e pefundon ne burg… vjedh nje shtet e popull te tere e behesh multimilioner

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje mini-biznesmen depresiv nga Lushnja u arrestua, burgos sepse kishte lidhur linjat e dy mini- biznesve, nje gjelltore dhe internet- kafe me linjen e shtepise se vet. Sipas logarive, cmimi qe kishte paguar per te njejten energji ishte me i larte se ai po ti kishte lidhur drejtepersedrejti. Edhe pasi pagoi shumen e llogaritur ala- CEZ apo OSHE…. vazhdoi te mbahej ne burg…
    Ne burg derisa depresioni dhe padrejtesia e antidrejtesise shqiptare dhe semundja e coi ne arkivol.
    Kesaj i thone hic me shume e hic me pak se vjedh vetveteen dhe perfunon ne burg … arkivol.
    Revoltuese …. Ngjethese… Tronditese kjo vetvrasje tragjike e nje te fakir- bizsnesmeni Aq me teper i semure…. Me depresion.
    Polici, prokurori dhe gjykates qe e cuan dhe mbajten ne burg … duhet te shkojne ne burg.
    Si mund te mbahen ne ato detyra injorante e cuiike te tille qe nuk diten te bejne asnje llogari te thjeshte aritmetike per demin qe me shume ia kishte shkaktuar vetvetes se sa elektro-shperndarjes apo shtetit.
    Edhe me revoltuese, edhe me ngjethese, edhe me tronditese, edhe me makare jane klithmat makabre te opozites se sotme, me kriminalja, me kusarja, me makabrja qe ka pasur ndonjehere Shqiperia si dje ne pushtet edhe sot ne opozite.
    Lideri i saj de jure e de fakto Sali Berisha nuk le rast pa permendur e himnizuar kodin e vdekjes dhe akoma pa fillar ende ceremonia e saj ne familjet e viktimave apo vetviktimave hedh kushtrimin e permbysjeve me dhune, te revoltave masive, te gjurulldive populiste.
    A ka shkelje me te rende, a ka abuzim me makaber me kodin e vdekjes se sa ne emer te saj te predikosh e kerkosh vdekjen fizike apo politike te kundershtarit tend politik!?
    Per nje shpulle apo nje grusht ndaj nje provokatori e rrugaci politik si Strazimiri detyroi ushtaret e tij dhe opoziten te braktise per 6 muaj rrjesht altarin e dmeokracise, undersa akoma nuk eshte thare ne duart e tij e te birit gjaku i viktimave te Gerdecit, gjaku i kater protestuesve te vrare dhe dhjetra te plagosurve me 21 janar 2011 me urdher direkt te tij ne ate shesh ku nuk kishte guxuar te ekzekutonte as Nazi- fashismi dhe as komunizmi makaber i Enver Hoxhes.
    A ka klithma Sirenash e shembull me makaber te politikes se tij macabre se thirrjet e tij dhe telalleve te tij si Lulezim Basha e co. per decriminalization e Kuvendit pikerisht nga ai qe kriminalizoi jo vetem Kuvendin me krimin masiv te vjedhjes se perpetrator te votave te shqiptareve dhe sperkatjen e mureve te tij dhe te selise se qeverise se tij me gjakun e dlire te protestussve krejt te pafajshim.
    I ekzekutoi pa gjyq per se gjalli me plumbat e gardes se tij pretoriane.
    I riekzekutoi edhe per se vdekuri me akuzat me makabre ala emveriste te “cadrave pistoleta” , “stilolapsave me helm”,“makinave me eksplozive”e cfare nuk polli mendja e tij e cakardisur dhe truri i tij makaber.
    Nderkohe ceta e megakusareve qe vodhen e plackiten, rrenuan e grabiten nje popull e nje shtet te tere me ne krye Sali Berishen nuk dine nga tu japin e ku te fshehin milionat e megakusarise se tyre.
    Sali kryekusari, Shkelzen Gerdeci, Lulzim Argita 400 milione euroshi, Ridvan Bo… le huamarrezi me fajde 11.99 per qint per te financuar e Autostrades se Megahajnise se Kombit mbajne leksione e lehin dite e nate kunder kusarise e krimit.
    Vrastaret e kusaret me te medhenj ne historine e Shqiperise, Sali Berisha dhe ceta e tij e hajduteve cirren nate e dite tamam si Ali Baba dhe banda e tij e hajnave kapeni hajdutin.
    Sali Berisha e Lulezim Basha, Arben Ristani e Ritvan Bode, Eduard Halimi e co na cane veshet e by…then me thirrjet e tyre patetike “ te dekriminalizojme Kuvendin”kur de jure e de fakto jane vet kriminelet me te medhenj ne historine e Shqiperise qe me shume se ne Kuvend e kane vendin ne birucat e 313-es dhe Peqinit.
    Jane shqiptaret ata qe duhet te bucasin para SHQUP-it te vjedhur e Shqiperise se plackitur te dekriminizojme atdheun tone te dashur nga keta kriminele qe ekzekutuan ne mes te dites e ne syte e kamerave e botes 26 viktimat e Gerdecit, kater protestuesit fakira te 21 janarit, regjizoret e piramidave vrastare dhe megakusarise se Autostrades se Kombit, te rrenimit me themel te shtetit shqiptar jo vetem me 1996- 1997 por edhe 1998-en… ne 2009- 2013-ten.
    Kurre Shqiperia dhe shqiptaret nuk do te behen pa u vene drejtesia ne vend, pa u goditur pa meshire e me tere fuqine ligjit e te shtetit ligjor keta kriminele e kusare qe vodhen nje shtet e nje popull te tere e bashke me klanet e tyre familjare e politike u bene multimilionere.
    E ne vend qe te leshojne shashka zhurmemedha e bomba tymuese ala Berisha, kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Bujar Nishani dhe Adriatik Palla te bejne detyrat e tyre ligjore si kryetar dhe si kryeprokuror i shtetit perkatesisht dhe jo avokatin dhe protektorin, garden pretoriane dhe telallin e Berishes, te kusareve dhe vrastareve te kapur me presh ne duar e ne kamera nga nje popull e bota e tere. Hetimi eshte i fiksuar ne CD e kamerat televizive me ze e me figure.
    E vetmja gje qe kerkohet prej tyre jo vetem nga Kushtetuta,por edhe nga mbare shqiptaret eshte te zbatojne ligjin e shtetin ligjor per dekriminalizimin jo vetem te Kuvendit, por ne radhe te pare per te cliruar nga kthetrat e krimeve monstruoze te Berishes e co. vete Shqiperine.
    Nuk ka e nuk mund te kete dekriminalizim te Kuvendit e te asnje institucioni shteteror ose privat pa dekriminalizimin e Shqiperise nga keta kriminele te sprovuar e monstra te krimeve me te perbindshme e makaber.
    Ata jane shembulli me i keq, frymezimi me i madh i cdo krimi ne Shqiperi e jashte saj perderisa nuk vihen ne bankon e te akuzuarit e nuk pergjigjen deri me nje per secilin prej tyre nga kusaria e deri tek tradhetia ndaj atdheut, nga vrasjet e deri tek plackitja masive e shqiptareve, nga rrenimi i shtetit e deri tek kalbezimi i cdo hallke te tij me korrupsionin pa fund e pa ane e te pandeshkueshem te Sali Berishes e co.
    Ta dekriminalizojme Shqiperine ose te gjithe ne shqiptaret te ngreme duart lart e te dorezohemi, te shtrijme kokat e kurrizin nen cizmet e tij te renda…
    Cdo popull ka qeverine dhe shtetin qe meriton, ka thene nje nga baballaret e demokracise amerikane, Abraham Linkoln.

  4. Stop Hipokrizise says:

    KRIMET E LULZIM SALI BERISHES NUK KANE NEVOJE PER REFORME NE DREJTESI…POR DUHET TI THEMI

    “STOP TOLERIMIT KRIMINAL QE PO I BEN PANELI DIPLLOMATIK BANDES 2B”

    “STOP IMPOTENCES KRIMINALE QE PO I BEN EDILIR RAMETA BANDES 2B”

    Mendoj se Ië pandehuri Lulzim Xhelal Basha po ben hapin e duhur dhe te sakte ne lidhje me pozicjonin qe ndodhet duke zbatuar me perpikmeri cfare I thone ato qe e komandojne me telekomande qe nga 2005..
    Po mbushet nje vit qe kry-kriminelet bash-berisha po bejne ligjin ne reformen ne drejtesi dhe cuderisht shohim anbasadorin e shtetit me te fuqishim donald lu qe eshte shkelur me kembe nga kjo dyshe ose shefat e tij ne Washington e urdherojne te beje si “gjunahqar” si ne rastin e ekspertizave te FBI me te cilat berisha talli koqet.
    Kush eshte bash krimineli lul basha ylli ne ngjitje I anti ambsadorit Arvizu dhe miku I zotit Donald lulit?
    ***
    Punonte me “cimkat” e sigurimit shtetit ne aeroportin e Rinasit ne vitet 90,pastaj shkon ne Hollande me nje plakush gay qe I fali: tre gjera nje pashaporte te huaj me numra extra,takimin e “punes” me Fazllicin dhe pinjollen e Vefa Holldingut.
    Pas mbarimit te shkolles u dergua me mision ne kosove ku themeloi grupin e KOPilave te serbise ku kreu akte spiunazhi duke u futur me pashaporta fallco ne shqiperi si ingjinjer rrugesh per te”shpikur” trafikun e organeve te shtepia e verdhe per te eklipsuar genocidin e serbise ndaj kosoves ne masakrat ndaj popullsise.
    Pas kesaj katapultohet si minister I transporteve ku ne rrugen e kombit gllaberohen 300 miljon euro dhe shpeton me procedure.
    Si minister I jashtem ne prag te votimeve te 2009 I dhuron nje pjese deti Karamalisit dhe Bakojanit duke u bere tradhetar ne menyre te dokumentuar.
    Si minister I brendshem dhe komandant I operacjonit urdheron me shefin e tij vrasjen e protestuesve ku me vone prishin filmimet nuk dorzojne gardistet ne prokurori dhe nderrojne tytat e armeve.Ne cdo vend te botes me e vogla do ishte doreheqja e tyre dhe normalja do ishte arrestimi I k/m dhe ministrit te brendshem.
    Cfare ndodhi me vone tregon se banda 2B ka nje imunitet te jashtzakonshem nga sherbimet dipllomatike dhe secrete te shteteve te huaja te cilat kane mbrojtur deri tani keto kriminele per 22 vjet.
    Duket qe Basha eshte vazhdimi I veprimtarise antishqiptare te Berishes dhe nuk eshte rastesisht aty.Deklarata e Arvizuse se nje vrases ishte burre shteti dhe tjetri yll ne ngjitje tregon se vlera e Berishes dhe Bashes eshte me e madhe se e nje dipllomati te rangut Arvizu
    Me Berishen dhe Bashen ,atë ëndërr që nuk e arritën ta realizonin për qindra vjet regjimet serbe e greke të Pashiqëve, Karagjorgjeviçëve e Venizellosve me luftëra e me kancelaritë evropiane, e arritën pas vitit 1992 nga qeverisja e shqiptarëve me tradhtarin Sali Berisha në krye të Pushtetit, bile me përmasa shumë më tragjike. Dëmet që i ka shkaktuar popullit Sali Berisha, janë të pallogaritshme dhe të gjitha janë bërë me dashje, një budalla nga fshati Viçidol do kishte qeverisur shumë më mirë. Dihet se dëmet që i shkakton një vendi armiku i brendshëm, asnjëherë nuk mund t’ia bëjë armiku i jashtëm. Nuk është e vështirë të qeverisësh një vend me një popullsi sa gjysma e Athinës me resurse të shumta, pasuri që nuk i ka asnjë vend i lindjes por edhe vendet e zhvilluara perëndimore. Shqipëria është qeverisur kundër interesave të Popullit, është shkatërruar plotësisht ekonomia e vendit, u shkatërrua djersa e popullit e ndërtuar për 45 vite. Populli në këtë vend nuk ka më asnjë mundësi për jetesë.
    Baza e një shteti është ekonomia dhe uniteti i popullit, nëse ajo shkatërrohet e shitet, nuk ke më shpresa për një jetë më të mirë. Është tradhtuar plotësisht e ardhmja e brezave, papunësia ka kapur shifra rekord, i gjithë brezi i ri është pa punë, të gjithë studentet që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta janë pa punë.Dhe te gjitha keto krime bashke me borxhin e jashtem mbi 65% dhe me borxhin ndaj biznesit rreth gjysem miliardi dollare ja kane lene peshqesh qeverise re e cila ne vend te akuzoje kryetradhetarin berishe I jep llogari sot ne kuvend VRASESIT TE SHTETIT shqiptar Sali QeniNë Shqipëri, pas vitit 1992 jo vetëm nuk është ndërtuar një sistem demokratik por regjimit të pushtetit të Sali Berishës do t’ja kishin zili dhe regjimet më diktatoriale në Botë. Shqipëria është katandisur në një shtet paçavure, më keq se vendet e Afrikës qendrore si Somalia, Uganda etj. Nuk ka më keq, por për 20 vjet rresht, përfaqësuesit e Europës nuk po munden të stabilizojnë politikën e një vendi me 2.5 milionë banorë.
    Më vjen keq të shprehem, por këtu njeriu ka më pak vlerë se një bagëti. Ai tani është pa asnjë të ardhme, pasi ekonomia është rrënuar tërësisht. Konkretisht: – Është shkatërruar totalisht bujqësia, kur dihet se ne jemi një vend bujqësor, janë shkatërruar themelet e bujqësisë; Uzinat e prodhimit të plehrave kimike, superfosfatit e nitratit, plehra me cilësi shumë të lartë dhe me shumicë; Është shkatërruar ujitja, mbi 50 % të rezervuarëve dhe kanaleve ujitëse; Janë shkatërruar institutet e prodhimit të farërave bujqësore që janë bazë për rendimentet e cilësinë e prodhimit, mekanizimi është kthyer si në vitin 1945; 50 % e tokës bujqësore është kthyer në moçalishte kur dihet se nga rreth 260 mijë hektarë tokë që kishte vendi në vitin 1945, në vitin 1992 kishte rreth 645 mijë hektarë tokë bujqësore dhe kjo nga tharja e kënetave. Nga viti 1992 – 1997 u shkatërrua si në asnjë vend tjetër të Lindjes e gjithë industria e lehtë e ushqimore, industria e duhanit, panxhar sheqerit, lulediellit, pemëtaria plotësisht (janë në kujtesë plantacionet e mëdha me agrume në Lukovë e gjithë Jugun e Shqipërisë, plantacionet në Tropojë, Korçë e Dibër). U shkatërrua e u shit për 5 grosh industria nxjerrëse e përpunuese, a nuk është kriminale të shkatërrosh industrinë e pasurimit të Ferrokromit në Burrel e Elbasan kur dihet se çmimi i Ferrokromit është 10 fish më tepër se 1 ton krom, industrinë e bakrit totalisht dhe të gjitha industritë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve të tjera. A nuk është kriminale që vendburimet e nxjerrjes mineraleve shqiptare kanë qenë vetëm burim vjedhjesh e korrupsioni, tani janë kthyer në gërmadha, shko e shihe Kam Tropojën e Rragamin, njëlloj e gjithë Shqipëria. Është shkatërruar transporti hekurudhor plotësisht, në vitin 1947 është bërë inagurimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës- Peqin. Janë shkatërruar e shitur po thuaj totalisht pyjet duke përfshirë dhe qendra turistike si Thethi, Lura e tjerë, po shkatërrohet e vidhet kultura mijë vjeçare e popullit, Akrologjia, monumentet kulturore, kishat e tjera e tjera.
    Është shkatërruar sistemi arsimor, shëndetësor e gjyqësor. Është e patolerueshme dhe kriminale të shkatërrosh arsimin. Është plotësisht i qartë Sali Berisha, se vetëm në rrethin e Tropojës ka patur mbi 20 shkolla të mesme të një niveli shumë të lartë në fshatra e Komuna. A do të mund të dalin kuadro të lartë në fshatra si në Viçidol, Lekbibaj, Çerem e fshatra të tjera në Shqipëri? Kjo dihet që jo. Diplomat po shiten si perime, analfabetizmi që u zhduk në vitet 1950 është kthyer këmbëkryq jo vetëm në fshatra por edhe qytetet kryesore të vendit. Shëndetësia dhe sistemi gjyqësor janë kthyer në organizata biznesi. Është shkatërruar administrata shtetërore. Qytetari shqiptar nuk mund të drejtohet askund për të zgjidhur një hall, në administratë mund të punosh vetëm po të jesh militant i PD, pasi edhe Akademik po të jesh hiqesh nga puna. Pas vitit 1992 vuri në funksion nenin famëkeq 24/1 që hiqeshe nga puna pa asnjë motiv, nen i cili funksionon edhe sot. Të gjitha gjyqet e fituara nga të hequrit nga puna, që janë me miliona dollarë, i ka paguar populli, asnjë titullar nuk është vënë para përgjegjësisë ose të shlyejë dëmin e shkaktuar. Asnjëherë lufta e klasave nuk ka qenë më e ashpër se sot. Sali Berisha shpiku firmat piramidale, edhe sot janë të freskëta kujtimet e bashkëpunimit të Sali Berishës me Vehbi Alimuçën, presidentin e firmës “Vefa”, kur tha: Kjo është pionerja e parë e borgjezisë në Shqipëri dhe paret e shqiptarëve janë të pastra e fituar me djersë, veprim që vendin e futi në kolaps të plotë.Në vitin 1996 realizoi zgjedhje të manipuluara totalisht, u zgjodh President duke e rrethuar parlamentin. Gjatë vitit 1994-1997, kur regjimi Serb i Millosheviçit bëri kërdinë duke vrarë njerëz të pafajshëm, gra e fëmijë, një genocid i pa parë në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Slloveni e Kosovë, furnizonte Serbinë me naftë duke thyer dhe embargon e vënë nga OKB dhe BE. Në vitin 1997 mobilizoi mercenarë e sharlatanë duke i armatosur dhe dërguar në Jug të Shqipërisë (Vlorë, Gjirokastër, Përmet e qytete tjera të Jugut) për të luftuar e vrarë, pra organizoi luftën civile, konfliktin Veri – Jug, dëshirë e hershme e qarqeve greke e serbe. Mobilizoi dhe avionë për të gjuajtur Jugun, të cilët zbarkuan në Itali. Dihet se ish ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali nuk pranoi të realizonte atë strategji dhe u arratis në Itali. Me këtë rast, habitem për Labërinë trime, si është e mundur tpleroje një njeri që deshi ti vrasë e ti djegë, si ka mundësi të votojnë e ta mbështesin kur ai duhet të ketë frikë ta kalojë qytetin e Durrësit!?.Në vitin 1995 vrau me organet e SHIK-ut të ndjerin Remzi Hoxha, kjo pasi ai filmoi dhe regjistroi takimin sekret në Maqedoni të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin, edhe sot pas 16 vitesh nuk dihen eshtrat e tij. Në vitin 1992, u takua në Shkodër me Kriminelin serb Arkan, arsyet dihen. Mburret me rrugën e kombit, autostradën Milot – Qafë Morinë, gjatë realizimit të këtij objekti, jo vetëm u vodh dhe u shpërdorua djersa e popullit, por vetëm me vlerën e armatimit të Ushtrisë para vitit 1992 e të shitur për llogari të klanit të tij, do të ishte realizuar e gjithë Infrastruktura rrugore e Shqipërisë në përputhje me standartet europiane.Te numerosh krimet e drakules Berishe dhe kelyshit Bashe nuk mjafton ky koment por ajo qe vlen te theksohet eshte se kjo veprimtari antishqiptare 22 vjecare e Sali qenit I ka rrenjet ne hipokrizine e dipllomacise te USA & BE si dhe ne impotence fatale te Qeverise sotme.
    Nqs se nderkombetaret dhe qeveria e sotme nuk denon berishizmin si praktike dhe doctrine antishqiptare duke e futur ne biruce supertradhetarin berishe atehere Enver Hoxha do jete Jezu Krishti I shqipatereve I cili u tregoi vendin hajduteve,krimineleve,imoraleve,tradhetareve,hipokriteve,terroristeve,diversanteve,spiuneve,agjenteve,idioteve pa harruar pseudo malsoret dhe porno-ambassadoret.
    Keto ” finte” qe po ben I pandehuri Lulzim Xhelal Basha me reformen E DREQESISE eshte nje lluks, kalim kohe dhe tallje bythesh me rilidjen e Rames.
    Ne prokurori eshte nje mal I jashtzakonshem me mijra denoncime per akte kriminale,korrupsioni dhe tradhetie dhe Adriatik Llalla qe neser duhet te merret I pandehur per kete akt criminal ne dem te shtetit shqiptar dhe ne mbrojtje te ish qeverise kriminale te Berishes.
    Ne emisionin fiks fare shqiptaret pane se komplet kollonat e gjykatave nga ai me periferiku deri ne koken e saj ishin totalisht te korruptuar qe duhen qeruar sa me pare.
    Ne sektorin me strategjik te shtetit ne Shik eshte akoma fantazma e gjeneralit islamik Gazidede famekeqi Visho Ajazi I cili e ka mbushur ate sector dhe te tjere me mijra kamikaze te berishes.
    KLD kontrollohet nga nje mender president qe ka qene ekstremisht politik si minister I drejtesise dhe I MPB qe eshte illegal pasi eshte zgjedhur pa consensus dhe akoma mbron “fortesat” e berishes.
    Prandaj Lul Basha po tall lesht me Edi Ramen se bashke me Berishen jane te garantur 100% nga nderkombetaret me imunitetin q e I kane dhene.Ata kane jo vetem prokurorine,gjykatat presidentin,shikun etj etj por kane dhe “kalin e trojes” Ilir Meta qe vetem nje qorr-shurdh-memec nuk e kupton qe ai eshte nje katalizator ambasadash.
    Kam bindjen e plote qe 23 qershori 2013 ishte nje pushkatim me vote i bandes kriminale 2B I cili po kthehet ne nje rrotacjon paqesor duke falur keta vrases ,tradhetare dhe superhajdute.Ky problem mikroskopik ne lidhje me reformen territoriale eshte nje show mediatik qe po luhet bukur nga mazhoranca,opozita,media,trupi dipllomatik ne syte e opinionit shqptar tashme te lodhur te rraskapitur te cilet kane 22 vjet qe po I shpahet truri nga fallxhorete klaneve te Blendi Fejzive,Tos Lubonjeve,Tan Hoxheve,Presh Zogzave,Frrok Cupeve,Qim Pekave,ballinejve, dhe mijra te tjereve qe e kane kryer misionin.
    Edi Rama le te merret me reformen e drejtesise por me pare duhet te neutralizoje banden e terrorit duke larguar me ceremony presidentin,kryeprokurorin,kryeshikasin,kryegjykatesin te cilet jane ushtaret e betuar te k/kriminelit berishe.E ftojme kryemistrin te kete kurajon e viteve 90 ne ILA me qartesine e tij kunder sistemit “dikatarorial ” ta tregoje dhe ne kete sistem ambasdorial hibride te te cilit jane dhe vrasesit Berishe dhe Bashe.
    Ne te kunderten urojme te mos kete fatin e Salvador Alendes..

  5. Qytetar says:

    Ai dhe ata që votojnë për atë çetë mercenarësh ta kenë të qart se në zgjedhjet e ardhshme do katandisen siç thot populli”kokoshi një thelë”do ikin si kovë pusi.Nja 10 deputetë nga të PD i merr LSI sepse të gjithë të punësuarit e PD që sjanë larguar nga puna janë kthyer me LSI.Është e sigurt që PD del parti e tretë dhe pushtetin ta shofin me teleskop se dylbia shef afër.

  6. Emigranti SHBA. says:

    Si shqiptaro amerikane, jo vetem solidarizohem me bashkeatdhetarin tone Alban Dega, i cili i ben autopsine nje tufe banditesh me kryebanditin sali berisha, qe e kane vjedhure e vrare ate popull ne menyren me te poshter dhe akoma su ka here nje gjembe ne kembe. Aqe sa te medha jane krimet qe kane bere kure kane qene ne pushtet, akoma me te medha behen ato, kure shikojme cdo jave te hedhine gure e drure, te nxjerin yckla e klecka, per ta penguare me cdo kushte zbatimin e rreformes ne drejtesi. Edhe pse shqiptaret e duane zbatimin e saje ne masen 95 perqind, nderkombetret perdite u thone, mose pengoni rreformen, Venecja, ku kishin shprese, i dha te drejte mazhorances dhe e gjeti Vettingun ne perputhje me kushtetuten, keta zuzare e pushta vazhdojne, te nxjerin nga nje prockull, cdo jave. Edhe pse kane deshtuare, su bene pershtypje, bile degjojme te thone se; RReformen e bem ne, Vettingune e beme ne etj mashtrime.

  7. shqip says:

    ” ketu do vish qen bir qeni, s’ke ku shkon jo. Ketu do kthehesh,( ta votosh me nje kembe). ” spiun, pirun…” ” ç’ ke me te zoti kujdestar ( sali)”. Mos u merzisni se do ju vij edhe ju. ” kujdestar( sali) , surrat patate……” . ” ndonje dite do te me duhet te mbaj ” zi” per ju lyl. Ose un per ju dal. Arriverdociiiii.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *