Masakruan dhe groposën të riun se dyshonin që iu ngacmonte gruan, 57 vjet burg për tre të dyshuarit

barmetaGjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Matit, të dhënë në shtator 2014, ndaj Përparim Bojës, Astrit Bojës dhe Fatjon Canit.

Të tre këta persona akuzohen për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim.

Në nëntor të vitit 2012 në Klos të Matit, nga hetimi i Prokurorisë, ka rezultuar se vëllezërit Boja dhe miku i tyre Cani kanë goditur për vdekje me sende të forta Fatjon Barmetës.

Pastaj e kanë groposur, pasi dyshonin se ai ngacmonte bashkëshorten e Përparim Bojës.

Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Matit, duke i dënuar me 25 vite burg Përparim Bojën, 17 vite Astrit Bojën dhe 15 vite burg Fatjon Canin, raporton Shqip.

Sipas Prokurorisë së Matit, të sipërpërmendurit akuzohen se kanë vrarë të riun Fatjon Barmeta, pasi e kishin masakruar, lidhur me tela dhe pastaj e kishin hedhur në një gropë dhe e kishin mbuluar me zhavorr.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Masakruan dhe groposën të riun se dyshonin që iu ngacmonte gruan, 57 vjet burg për tre të dyshuarit”

  1. Kim Jong-un says:

    Pak e kane. E tani me ke to shkoj bashkeshortja e Perparimit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *