Reforma, ministri gjerman: Kaloni Vetting-un!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rothMichael Roth, ministri i gjerman i Shtetit për Çështjet e Europës, i këshillon si qeverisë ashtu edhe opozitës që të ndërmarrin në mënyrë të përgjegjshme rolin e tyre konstruktiv në zbatimin e ligjit të Vetting-ut.

Në një intervistë për Top Channel, Roth thotë se shteti ligjor dhe pavarësia e drejtësisë janë kolonat e Bashkimit Europian, ndaj edhe Vetting-u është i rëndësishëm për ecjen e Shqipërisë  në rrugën e integrimit.

Zoti Roth, cili ka qenë qëndrimi i Gjermanisë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm?

Gjermania është në fakt një partner mjaft i ngushtë dhe i besueshëm i Shqipërisë në rrugën e integrimit të vendit tuaj drejt Bashkimit Europian. Ne me keqardhje konstatuam që në Këshillin e Përgjithshëm të Bashkimit Europian nuk mundëm të gjenim konsensusin. Në fakt, bllokada u bë nga një shtet, Austria dhe ne për fat të keq nuk ia dolëm dot që ta kapërcenim atë, por kjo nuk ka të bëjë aspak me Ballkanin perëndimor apo Shqipërinë. Për fat të keq nuk arritëm të dilnim në konluzione të përbashkëta, pasi pati këndvështrime të ndryshme lidhur me Turqinë. 27 vende anëtare që mendonin në një mënyrë dhe një vend në një mënyrë tjetër, mirëpo për këtë qëndrim nevojitet unanimiteti. Por unë kam ardhur me shumë kënaqësi në Tiranë, pikërisht për të shprehur edhe njëherë vlerësimin tim lidhur me hapat e mëdha reformativë që ka ndërmarrë Shqipëria këtë vit, në mënyrë të veçantë ajo që i përket reformës në sistemin e drejtësisë, e cila është një hap mjaft i rëndësishëm në rrugën e vendit tuaj drejt Bashkimit Europian. Nëse Shqipëria do të vazhdojë të ecë po me këtë vendosmëri dhe entuziazëm në rrugën e reformave, jam plotësisht optimist që ne, në momentin më të parë të mundshëm do të hapim në mënyrë zyrtare bisedimet e anëtarësimit.

Zoti ministër, a ka një diferencë qëndrimesh nga qeveria gjermane dhe Bundestagu, nisur nga deklaratat e kancelares Merkel dhe deputetit Krichbaum që erdhi në Shqipëri dhe vuri 7 përparësitë?

Unë këtu përfaqësoj pozicionin e qeverisë federale, i cili është një dhe i bashkuar. Është pikërisht shprehja e respektit për reformat dhe progresin e arritur në Shqipëri në këtë periudhë dhe Gjermania është një partner i ngushtë i Shqipërisë në këtë drejtim dhe në këto përpjekje. Pikëpamjet e veçanta të deputetëve të veçantë, të partive të veçanta, sikurse mund të jetë edhe CDU-ja, nuk do duhej të mbivlerësoheshin.

Të enjten Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim për Vetting-un, për të cilin të gjithë thonë se është një ligj shumë i rëndësishëm. Cilat janë pritshmëritë e Gjermanisë për këtë vendim?

Shqipëria është në një rrugë mjaft të mirë në këtë drejtim. Komisioni i Venecias ndërmori, sikruse e dimë, verifikimet e nevojshme të cilat u përmbyllën në mënyrë pozitive, ndaj unë do të thosha që zbatimi i ligjit të Vetting-ut do të duhej të niste pa vonesë. Unë mund t’iu këshilloj të gjitha palëve, sikurse qeverisë ashtu edhe opozitës parlamentare, që të ndërmarrin në mënyrë të përgjegjshme rolin e tyre konstruktiv në zbatimin e këtij ligji, pasi shteti ligjor dhe në mënyrë të veçantë pavarësia e drejtësisë janë kolonat thelbësore dhe kryesore të sistemit të vlerave demorkatike që dhe Bashkimi Europian përfaqëson. Dhe në këtë kontekst do duhej të fillohej sa më shpejt me ligjin e Vetting-ut, i cili luan një rol qendror në këtë drejtim. Unë personalisht jam optimist për këtë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *