VIDEO tronditëse: Prindërit puthin dy vajzat e vogla dhe… i dërgojnë si kamikaze

Ky është momenti tronditëse kur nëna dhe babai puthin dhe përqafojnë për herë të fundit vajzat e tyre, 7 dhe 9 vjeç, para se njëra prej tyre të hedhë veten në erë.

Vajza 7-vjeçare shpërthey bombat e lidhura në trup më 16 dhjetor të këtij viti pranë një stacioni policie në Damask të Sirisë.

Ajo mbeti e vrarë, ndërkohë që u plagosën edhe 3 oficerë policie.

“Një vajzë shtatë vjeç hyri në stacionin policor, me një rrip vetëvrasës në bel, që u shpërthye me telekomandë nga diku”, raportojnë mediat, ndërsa policia thotë se vajza dukej sikur kishte humbur rrugën dhe kërkoi të përdorte banjën, dhe sapo u fut brenda, shpërtheu eksplozivi.

Babai i vajzave raportohet është anëtar i një grupi të lidhur me Al Kaedën.

Pamjet shokuese kanë shkaktuar irritim në rrjet, se si ka mundësi që një prind të dërgojë fëmijët për t’u hedhur në erë.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...