Zululand, Zheji-Nanos: Jemi më afër ngaqë ti po kritikon Ramën; Nano-Zhejit: Jo, jemi më afër, ngaqë ti po kritikon pushtetin

Artur-Zheji-ZululandZululandi i sotëm u shëndërrua në një një përplasje idesh mes të ftuarit Artur Zheji e moderatorit Mustafa Nano. Debati filloi me çështjen e reformës në drejtësi.

Nano tha se “në këtë histori unë jam gjendur mes ngazëllimit që do çmontohet pjesa e kalbur e sistemit të drejtësisë dhe frikës se emërimet e reja do bëhen me logjikë politike në favor të maxhorancës”.

Ndërsa Zheji tha se nuk ka provuar asnjë lloj ngazëllimi, pasi frika që drejtësia do bjerë sërish në duar  politike është më e madhe.

Më pas, ata u ndalën te kryeministri Rama, dhe Zheji shprehu kënaqësinë që “qëndrimet tona janë më afër për shkak të qëndrimeve të tua kritike ndaj Ramës”, por Nano, pasi ra dakord se qëndrimet ishin përafruar, u shpreh se “kjo nuk ka ndodhur për shkak të faktit që unë po kritikoj Ramën, por për shkak të faktit që ti po kritikon pushtetin”.

Biseda më tej vijoi me shkëmbime batutash e përplasje opinionesh.

 

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Zululand, Zheji-Nanos: Jemi më afër ngaqë ti po kritikon Ramën; Nano-Zhejit: Jo, jemi më afër, ngaqë ti po kritikon pushtetin”

  1. mete says:

    Sa eshte shemtuar Zheji, te shemton ligesia.

  2. bekimi says:

    Eshte ndoshta jo ..i lig, por matuf,ka rrjedhur e pjerdhur !

  3. K says:

    Nuk jemi dakort me ty Nano per Zhejin! Ndryshe nga ty qe, i thua gjerat sic i ndjen , Zheji eshte i shitur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *