Ambasadori rus: Vizita e Ramës në Moskë është e mundshme, por…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

karpushinAmbasadori rus në Tiranë, Karpushin ka folur ditën e djeshme për Ilva Taren në “Ora News” edhe për vizitën e mundshme të kryeministrit Rama në Moskë.

Karpushin u shpreh se një vizitë e tillë është e mundshme, por më parë duhet përcaktuar një axhendë e plotë dhe substanciale për çështjet mes dy vendeve.

Unë pothuajse para 1 viti, më datë 10 janar pata një takim personal me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ku diskutuam  mundësinë e riaktivizimit të punës së komisionit ndërqeveritar Shqipëri-Rusi.

Ramë dakord që shumë shpejt duhet caktuar edhe bashkëkryetari i këtij komisioni për palën shqiptare dhe që në atë moment unë u shpreha i gatshëm që pala ruse të japë propozimet e saj për axhendën e sesionit të radhës së këtij komisioni, përfshirë këtu edhe shqyrtimin e çështjes së Traktatit të bashkëpunimit, të miqësisë midis dy shteteve, i cili meqë ra fjala, për fat të keq akoma nuk është firmosur”, ka thënë Karpushin.

“Kjo është një situatë shumë e çuditshme sepse Rusia ka traktate të tilla me të gjitha vendet e botës përveç Japonisë me të cilën kemi një kontest territorial por edhe me Japoninë kemi përparuar ndjeshëm në zgjidhjen e këtij problemi.

Deri tani bashkëkryetari i komisionit ndërqeveritar për palën shqiptare nuk është caktuar dhe nuk ka asnjë progres në këtë drejtim.

Vizita e Kryeministrit Rama në Moskë, patjetër është e mundur dhe madje është e nevojshme, por për të realizuar një udhëtim të tillë, është e domosdoshme siç u shprehët me të drejtë një axhendë solide, një axhendë substantive, përfshirë këtu pse jo, edhe nënshkrimin e dokumenteve dy-palëshe”, përfundoi ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Ambasadori rus: Vizita e Ramës në Moskë është e mundshme, por…”

  1. temp says:

    tek ruset duhet te kemi kujdes. Ate gjithmone thojne te kunderten e asaj qe planifikojne, apo mendojne te bejne. Nese thone qe duan relata te mira, atehere dije qe po pergatoisin ndonje kurth. As nje here nuk thone te verteten dhe as nje here nuk shikojne nje fije me larg se sa interesi i tyre. Nuk i besohet absolutisht as nje gje.

    1. Era says:

      Shume e vertete. Shume i sakte komenti. Ruset jane si neogrekqiret, te pabese qe nuk u qendrojne fjaleve te dhena.

    2. berti says:

      po cili ben ndryshe ?

      1. The Punisher says:

        Psh Gjermani o Berto…

  2. Zhirinov says:

    Bravo Vukmanoviç Temp-o na shpetove se Rama do ta “hante” karroten !!!!!!!! Pra sipas radakes tende i bie qe te mos shkoje fare Rama ne Moske he…… kot qe te vete mo , nuk i besohet ” absolutisht “as nje gje e tha Temp-ua !!!!!

  3. Kuq e zi says:

    Don traktat miqsie por nga ana tjeter kerkon qe gjysma e popullit shqiptar te jete nen serbi
    Nje traktat lufte do ishte me burreror dhe do pasqyronte me drejte ralitetin

  4. ali vlora says:

    Rusia dhe Framca armiqte tame tradicionale.

  5. ali vlora says:

    Rusia dhe Framca armiqte tame tradicionale.

  6. Aliu says:

    Jemi ngop me miqësinë tuaj sduam më she bravo Rama me qëndrimin që mban.

  7. ruzhdi says:

    Edi Rama mos te beje pazarlleqe si Sali Berisha kur beri marrveshje me Greqin.

  8. ruzhdi says:

    Edi Rama mos te beje pazarlleqe si Sali Berisha kur beri marrveshje me Greqin. ne dem te Shqiptarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *