Banka NBG Albania, 20 vjet ne Shqipëri

22 Dhjetor 2016, 16:02Ekonomia TEMA
Banka NBG Albania, 20 vjet ne Shqipëri

 

Banka NBG Albania, festoi 20 vjetorin e fillimit të aktivitetit të saj në Shqipëri në një event që mblodhi në festime shumë klientë dhe bashkëpunëtorë, si dhe personalitete nga sistemi bankar shqiptar e më gjerë.

Pas 20 vitesh aktivitet të suksesshëm, Banka NBG Albania, vazhdon të ruajë pozicionin e saj si një nga bankat e rëndësishme në vend dhe një institucion që në mënyrë aktive kontribuon në mirëqenien e komunitetit ku operon.

 

NBG e filloi aktivitetin në Shqipëri në shtator 1996 si një degë në Tiranë e Bankës Kombëtare të Greqisë S.A, banka e parë dhe më e madhe në Greqi me një histori 170 vjeçare. Tashmë, në vijim të transformimit në Maj 2012, NBG Albania SHA zhvillon aktivitetin e saj si një bankë e pavarur, e vetë financuar, anëtare e grupit NBG.

Banka NBG Albania është një nga bankat kryesore në vend, iniciatore dhe një lojtar i rëndësishëm në dhënien e kredive për shtëpi dhe ato konsumatore, duke zotëruar një pjesë të konsiderueshme të tregut të këtyre produkteve. Banka ofron gamën e plotë të produkteve dhe shërbimeve për klientët e të gjithë segmenteve: korporata, biznese të mesme e të vogla dhe individë. Ajo ka zgjeruar rrjetin e saj me 26 degë në të gjithë vendin, 11 prej të cilave gjenden në Tiranë, dhe 15 në çdo qytet të Shqipërisë. Banka NBG Albania ka një rrjet  ATM-sh në të gjithë vendin duke u mundësuar klientëve të kenë akses mbi likuiditetin e tyre kudo ku shkojnë, pa pasur nevojë për të shkuar në bankë.

Aktivitetet bankare drejtohen nga një staf i përkushtuar dhe i dedikuar i përbërë nga 303 punonjës të mirëtrajnuar, profesionistë dhe me eksperiencë në një nivel  teknik dhe menaxherial të mbështetur nga sisteme të avancuara të teknologjisë së informacionit. Banka NBG Albania,  është një bankë që vetë financohet, me një likuiditet të lartë dhe bazë të fortë kapitali.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje