Blushi kërkon Ramën në Kuvend. Balla: Sa herë flet ti, atij i shkohet në banjë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ballaInterpelanca e Ben Blushit me Edi Ramën, nuk ishte një përplasje vetëm mes këtyre të dyve, por edhe me deputetët nga të dy krahët e sallës së Kuvendit.

Gjatë kohës që Blushi akuzonte Ramën si përgjegjës për bllokimin e procesit të Integrimit, deputetët Taulant Balla dhe Erion Braçe, i përgjigjeshin herë pas here nga vendi ish kolegut të tyre në Partinë Socialiste, shkruan panorama.

Blushi kërkoi që Rama të ishte i pranishëm në sallë, kur ai fliste, por Balla i tha nga vendi “Sa herë flet ti, atij i shkohet në banjë”.

Një tjetër replikë Blushi e pati edhe me Erion Braçen.

“Vazhdo aty fol. ç’pune ke me kryeministrin”, i tha Braçe Blushit, kur ky i fundit kërkoi që Rama të kthehej në sallë pasi ishte larguar.

Por e menjëhershme ishte edhe përgjigjja e Blushit për deputetin Balla. “Pusho ti miush, mos fol”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Blushi kërkon Ramën në Kuvend. Balla: Sa herë flet ti, atij i shkohet në banjë”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    Pse mer shkoka ne banje Edvini? Ai duket sikur as nuk pshurr, as nuk dhjet, si ka mundesi nje artisto-shkrimtaro-inteletualo-politikan si ai te ulet ne keto nivele. Me siguri Taulanti e di gabim kete punen e banjos.

  2. kastriot says:

    Fytyra e nje racisti.”Pusho ti miush”.Dhe pretendon per udheheqes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *