Në replikën e fundit me kryeministrin Edi Rama, Ben Blushi i është përgjigjur atij, për akuzën e dembel-llëkut.
Blushi tha se dembel është Rama, jo ai.
Dhe këtë, e argumentoi me krenari, me faktin se ai ka shkruajtur më shumë fleta libri, se sa ka firmosur shkresa Rama.
Në fakt, vetëm këtë gjë që Blushi nuk duhet të përmendte, pasi Rama e akuzon pikërisht se gjatë mandatit të tij si deputet, nuk ka bërë asnjë punë, përveçse shkruante libra.
Dhe e ka bërë ndërsa paguhej si deputet.