Gjergj Bojaxhi: Vettingu të shërbejë si provë pjekurie

22 Dhjetor 2016, 19:22Politika TEMA

Gjergj Bojaxhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vetting-un.

Ligji i vetting-ut është shndërruar thuajse në një problematikë, për të cilën mund të fajësohet vetëm klasa politike. Në vend që të ishte një marrëveshje e përbashkët drejt një drejtësie europiane tashmë të vonuar, është kthyer në një proçes të zvarritur dhe pa konsensus. Duhet të jetë rast për të qenë tregues pozitiv për të ardhmen e vendit dhe për rrugëtimin EuroAtlantik.

Duke treguar pjekuri klasa politike duhet të reflektojë për sjelljet dhe veprimet e ngushta dhe të mësojë që interesi kombëtar është parësor. U duhet thënë stop akuzave të teatrale, sulmeve personale apo kundërshtimeve tendecioze, duke i lënë vendin bashkëpunimit, diskutimeve pozitive dhe rezultatit përfundimtar.

Ajo që qytetarët kërkojnë është një klasë e përgjegjëshme politike. Sfidat dhe problemet marrin zgjidhje vetëm kur ekziston vullneti i mirë”, thuhet në një reagim të Bojaxhi.

3 komente në “Gjergj Bojaxhi: Vettingu të shërbejë si provë pjekurie”

  1. Denis says:

    Vetingu do te nxjere dhe vjedhjet e tua makabre qe ke bere ne korporaten elektroenergjitike.

  2. Fitim says:

    Gjergji I ka treguar te çdo gje , Dhe inervistat I ka dhen sa jam ngritur akuzat , nuk eshte fshehur Dhe I ka sqaruar te ter !!!! Dhe nuk eshte si te tjeret qe kur Jan akuzuar nuk Jan ber te gjall !!! Eshte kurajo Dhe guxim qe kur akuzohesh te dalesh dbe te thuash te verteten dhe Gjergji e ka kete cilesi per keto gjera duhen vleresuar njerzit dhe mbeshtetur !!!Nuk eshte faji I tij qe ti je kokbosh Dhe nje cop injoranti partiak i ps ap pd

  3. ALPHA-DE says:

    Hajni Bojaxhiu klith kapeni hajdutin ! O zot !
    Kui cove 60 milionet zoti Bojaxhiu -HAJNI !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje