Ish-deputetja e PD-së falenderon Ramën, ja arsyeja

pernaskaIsh-­deputetja e PD-­së, Lajla Përnaska, ka falënderuar qeverinë dhe kryeministrin Rama për pensionin e posaçëm që i ka akorduar Ilir Përnaskës.

Në një postim në rrjetet sociale, Përnaska shprehet se vlerat më të mëdha të një shoqërie barten në përkushtimin ndaj talenteve të saj.

Dje qeveria shpërbleu me pension të posaçëm 12 figura të shquara të artit, sportit, por edhe fushave të tjera. Mes tyre këngëtarë lirikë, kineastë, kompozitorë, gjuhëtarë, mjekë e sportistë.

Mjeshtri i Futbollit Shqiptar, Ilir PERNASKA, vleresohet duke i akorduar Pension te Posaçem Qeveria Shqiptare. Në emrin e tij Personal dhe Familjes Përnaska, përcillen falenderime të sinqerta: – Per sportdashesit dhe mbeshtetesit e Likes ne te gjithe karrieren e tij futbollistike;

– Per Akordimin e Titullit “Mjeshter i Madh” në 2011, nga Presidenti Topi. – Per Akordimin e Pensionit te Posacem nga Qeveria e Z. Rama. Vlerat me te medha te nje shoqerie, mbarten ne punen, mundin, djersen, perkushtimin e talenteve te saj!”, shkruan Përnaska.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *