Kush e tradhëtoi sot Sali Berishën

22 Dhjetor 2016, 18:32Politika TEMA

Nga Flogert Muça

Sot Sali Berisha ka marrë një goditje të fortë. Rrëzimi i kërkesës së Partisë Demokratike nga Gjykata Kushtetuese sa i përket kushtetueshmërisë së Vettingut, ishte një dush me ujë të ftohtë për Berishën, Bashën dhe Bylykbashin që mesa duket kishte vënë bast se do ta rrëzonte.

Vendimi i sotëm ka dy momente kyçe që nuk duhen lënë pa vënë re dhe thënë. I pari ka të bëjë më vendimin e gjyqtarëve, ndërsa momenti i dytë ka të bëjë me tradhëtinë.

Vota 6-2 në favor të Vettingut që BE e ka përkthyer në votë për çeljen e negociatave, është një lajm i mirë për Shqipërinë. Por nuk duhet të humbin toruan të quajmë hero asnjë nga gjyqtarët që votuan pro ligjit. Sepse ata duhet t’i nënshtrohen Vettingut që më pas të quhen dinjitozë ose jo. Sot gjyqtarët dhanë një vendim fqë ngjante më shumë si një formalitet, sepse kushtetueshmëria e ligjit ishte thënë e stërthënë nga SHBA, BE, Komisioni i Venecias.

Pasi matën pulsin e publikut dhe ndërkombëtarëve, gjyqtarët (ndoshta jo të gjithë, ja lëmë Vettingut) arritën në përfundimin se të gjithë i kishin kundër. E nëse do ta rrëzonin këtë ligj, fati i tyre s’do dihej, ndërsa nesë do ta aprovonin siç bënë, të paktën do mbahen mend për një vendim të drejtë.

Lajmi i mirë nga Kushtetuesja sot, ju mbyll gojën të gjithëve, i vë kapakun një debati mes dy kampeve. SHBA, BE dhe mazhorancë përballë Partisë Demokratike.

Mirëpo pikërisht këtu fillon tradhëtia. Ndaj Berishës sot është kryer akti më i rëndë i tradhëtisë. Votimi pro ligjit të vettingut është rreziku më i madh që Berisha ka parë deri më sot. Rreziku më i madh sepse ndryshe nga herët e tjera ku sa herë ka parë një kërcënim ai e ka neutralizuar ose asgjesuar me pushtetin që kishte, këtë radhë ai nuk ka asgjë në dorë. Sistemi i tij i drejtësisë sapo i dha OK pastrimit të vetes. Duke rrezikuar kështu jo vetëm veten e tyre, por drejpërdrejt edhe kumbarët politikë që i kishin emëruar. Pra doktorin&co, i cili sot nuk ka më fuqi të përdorë asnjë nga teknikat e tij që kemi parë në ngjarje si 1997, 21 janari e të tjera të shërbimeve sekrete.

Ndaj sot ai nuk ka asgjë për të thënë as në Kuvend, as në Facebook.

Doktori nuk është tradhëtuar asnjëherë në sytë e opinionit publik, sepse sapo ai e ka vënë re një gjë të tillë, ka vepruar duke mos e lënë të ngrejë kokë tradhëtia ndaj tij. Hera e parë që u tradhëtua ishte sot, e kjo ndoshta është tradhëtia që shkatërron përfundimisht rrjetin e ngritur prej tij, duke i rrezikuar gjithçka. Tradhëtia e parë ndaj tij, e ‘vrau’!

17 komente në “Kush e tradhëtoi sot Sali Berishën”

  1. tonini says:

    Ky eshte fillimi i fundit i nje bande me pushtet.

    1. Avni Rustemi says:

      Po bej gati koburen ?

    2. feniks says:

      Moa u nxitoni,bre burra!
      Vetingu nuk do te zgjidhe fare hallet e drejtesise se kalbur shqiptare!
      Se drejtesia eshte kalbur qe ne legjislacion,ku shume ligje bien ne kundershtim me njeri tjetrin dhe mbi tre gjitha me Kushtetuten e Republikes!
      Shume ligje shkelin hapur parimin e SIGURISE JURIDIKE qe eshte edhe “THEMBRA E AKILIT” e jurisprudences boterore!
      Dhe keto ligje jane bere me asistencen nderkombewtare,qe do te thote se askush nuk jep garanci se ato tre parat duhen rregulluar pastaj gjyqtaret!
      Shume ligje mbrojne me shume shtetin se sa qytetarin dhe po me kete fryme gjykojne edhe gjyqtaret!
      Gjyqtaret,ne vend qe te bejne gjykim juridik,mbi bazen e ligjeve,Kushtetutes dhe te Drejtes Nderkombetare,i marrin ato te shkeputura nga njera tjetra duke shkelur lirite dhe te drejtat e njeriut!
      Perdoret shpesh ne gjykata termi ” eshte e PARASHKRUAR” dhe mbi kete llogjike i mbyllin shtigjet per te dhene drejtesi!
      A i sherben drejtesise PARASHKRIMI?
      Perkundrazi ai perdoret vetem per te mohuar te drejtat!
      Nje krim,nje shkelje ligjore,nje padrejtesi e kryer me pare,kurre nuk duhet te kete afat qe viktima te kerkoje te drejten ne gjykate!
      Po keshtu edhe afatet e gjykimit,nuk duhet te mbrojne te paditurin,sic ndodhi me Lulzim Bashen hajdut,etj!

      1. Kokorroqja says:

        Ju bëni një gabim si të tjerët kur thoni të hiqet parashkrimi. Nuk mund të ndiqet njē çështje pafundësisht pasi ka shumë arësye që s’mmund të jepet drejtēsi me kalimin e një kohe. Kjo asht sanksionuar nga përvoja e gjatë juridike. Sigurisht qē me ligje të veçanta asht praktikë të hiqet parashkrimi për krime tepër të randa kur ato që i kryejnë fshihen qëllimisht nga drejtësia por çështja asht denoncuar në kohë. Ta urresh dikë s’do të thotë se Ai asht kriminel për t’u dënuar, duhen prova miku im që i din të gjitha.

  2. Shelgura says:

    Mir eshte te zhduket kjo far e keqe
    Kjo fare bastarde qe eka mbytur kete vent ne 26 vjet
    Metoda qe ndoqi ky bastart po thone shqipetaret ishte i mire i mallkuari enver ,
    Te zhduket s bisha me sistemin qe ngriti,

  3. j says:

    PRISNI KUR TË DALI MALOKU NESËR DHE TË THOTË SE,
    -VETINGUN E BAM NA SE EDVINI NUK DONTE.
    KY ËSHTË I PAFTYRË DHE DUHET TË PRESIM ÇDO GJË.

  4. k says:

    TË INTERNOHET NË GËRDEC BASHKË ME SYPESHKAQENIN.

    1. nuk ka rendesi emri. says:

      je i madh, koment me i plote dhe me i zgjuari. 26 varre u hapen dhe babe e bir jo vetem qe jane te lire , po edhe kakarisin ne perlament dhe FB i jati, dhe sypeshkaqeni ne FB. A thua se jeta e atyre te mjereve nuk vlente fare. RESPEKTE !!!!

  5. "horri i bulevardit" says:

    Salhu o msu me tradhti dhe si bo SIGJO PERSHTYPJE TANI, ne fillim e tradhtonte sllobodanka me Ilir hoxhen deri sa ja mbushi barkun dhe polli shkerdhenin dhe i tha salehut ti je baba i kti culli dhe salehu e dinte por e mori persipe se ishte kalmoni i partise dhe j ja mbiemrin.

  6. Sigurimsi says:

    NUK QENDRON LOGJIKA E SHKRIMIT KUR BEHET FJALE PER RAPORTIN E GJYQYAREVE KUSHTETUES ME FATIN EUROATLANTIK TE SHQIPERISE. SKA TRADHETI…

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Dite e shenuar.
    Berisha ra se bashku me “Alepon” !

  8. tani eshte vetem fillimi, me pas do shohim se si do ti mbushi breket xhaxhua.

  9. nuk ka rendesi emri. says:

    tani nje e nga nje do ti kthejne kurrizin ketij perversi edhe anetaret e pd-se. I pari muli pa shkop, pastaj ristani, halimi , bykyku, asaj qe i levizi “bajamja” ne bark kur mbante flalim salihi, jozi etj…

  10. jona says:

    ca jane keta gazetare qe s’dine te shkruajne shqip, s’dine te formojne fjali

  11. Brahoo says:

    Filluat me teorit e “çekut te bardhe”,filluat ti mbushni mendjen popullit me teori koti,sikur eshte trembur Saliu

    Veting ose jo veting Saliut nuk do i preket nje fije floku. Mos harxhoni kohen me perralla .

  12. tomsojeri says:

    Prisni,prisni o milet ! Kjo kuceder ka bisht te gjat dhe ashtu e plagosur mer ci del perpara e mbrapa ! Ky djall ,Ferri i ktij kombi ,”diga”e perparimit,dhe erresira per te shpresuar dit me “drit” ,ka mbi kuriz ter fatkeqesin e shqiptareve sebashku me banditet qe e ushqejn ! Esht nje ender e keqe, qe kur shqiptaret te “zgjohen”nuk do ju besojn syve te tyre,sepse “mali”i te keqiave ja kalon dhe Himalajes per laretsi ! Makare ky vetingu te jet ajo cka ne shpresojm dhe vertetesia e tij do te na bind e shpresojm ,kur kte koler, ta shohim atje ne ate banken e drejtesis, te cilen e shkaterroi deri ne rrenj !……

  13. Bashkim says:

    Le te shpresojme se do behemi nje vend me ligje dhe nje shtet me drejtesi ,sigurisht me ndihmen e USA dhe BE,se te ishte per pushtetaret e ketij vendi nuk do behej kurre ,kemi 70 e kusur vjet qe presim,sidomos pas ardhjes ne fuqi te komunizmit e enverizmit qe i dhane goditjen perfundimtare drejtesise !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje