Mori me fajde 1 milion dollarë, biznesmeni rrezikon 15 vite burg

22 Dhjetor 2016, 16:09Kronika TEMA

20 vjet pas rënies së firmave piramidale, mashtrimet në shuma të konsiderueshme vazhdojnë, kësaj radhe jo më nga firmat por nga individë.

I tillë është rasti i Fotaq Semit, biznesmenit nga Tirana i cili rrezikon dënimin me 15 vite burg pasi ka mashtruar disa shtetas, duke u marrë rreth 1 milion dollarë me fajde me argumentin se do të investonte në biznes, blerje pronash të paluajtshme apo hapje të linjave të prodhimit të produkteve ushqimore.

Shuma e konsiderueshme e dollarëve u mor nëpërmjet mashtrimit nga i pandehuri Fotaq Semi gjatë viteve 2012-2013, raporton Top Channel.

Nga hetimet ka rezultuar se ai u kërkonte shuma të mëdha shokëve dhe miqve të tij, me disa prej të cilëve njihej që nga bankat e shkollës.

Duke shfrytëzuar besimin e shokëve dhe projekteve për zgjerimin e biznesit, Semi arrit t’u merrte atyre mbi 1 milion dollarë të paktën 5 shokëve dhe familjarëve të tyre. Këto të fundit e kuptuan mashtrimin kur Semi kishte tentuar vetëvrasjen duke prerë damarët, por atëherë ishte shumë vonë.

Pas denoncimit të rastit, policia dhe më pas prokuroria nuk i kanë gjetur asnjë lloagri biznesmenit, ndërsa nuk dihet se ku kanë perfunduar milionët që ai i kishte marrë me fajde. Për këtë rast mashtrimi, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin e  Fotaq Semit me 15 vite burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje