Një foto që qarkullohet nga policia dhe mediat (dhe ngulmimi drejt budallallëkut)

erionKjo foto është duke qarkulluar prej disa ditësh nëpër media.

Personi në fjalë, vetëm pse ishte duke folur në telefon para bankës që u grabit tek “21 dhjetori”, u shpall nga policia si i dyshuar për grabitjen.

Me të parë foton, ai iu drejtua vetë policisë, për të dhënë sqarime.

Dhe, rezultoi se ai nuk kishte lidhje fare me grabitjen, pasi kishte shkuar tek bankomati i bankës në fjalë për të tërhequr para.

Megjithatë, pavarësisht se nuk ka asnjë lidhje me grabitjen, policia, ose më saktë policë që paguhen nën dorë nga mediat, nxorrën foton e tij.

Dhe pavarësisht se rezulton se nuk ka asnjë përgjegjësi, mediat vazhdojnë të publikojnë foton e personit në fjalë dhe këmbëngulin se ai është i dyshuar.

Një i “dyshuar” që nuk i dinë as emrin.

Sipas tyre, ai quhet Erion Kodra, ndërkohë që në fakt e ka emrin Erion Goxho.

Dhe kanë ditë që i nxjerrin emrin dhe foton, edhe pse ia fusin kot.

Goxho kontaktoi gazetën TemA dhe u shpreh se pasi ka dhënë dëshminë në polici, i janë verifikuar edhe tabulatet e telefonit, dhe rezultoi se nuk kishte lidhje me grabitjen.

Në një vend normal, ku do të funksiononte drejtësia, Goxho mund të hidhte në gjyq policinë dhe mediat, dhe të fitonte një dëmshpërblim të majmë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *