Partizani kapitullon Skëndërbeun dhe merr vendin e dytë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

partizaniPartizani ka arritur që të marrë një fitore të merituar në ndeshjen e fundit të fazës së dytë të Kategorisë Superiore.

15-herë kampionët e vendit arritën që të marrin tre pikë të arta përballë Skëndërbeut në fushën e këtyre të fundit, duke zhvilluar një ndeshje spektakolare.

Një fitore e merituar për skuadrën e drejtuar nga Sulejman Starova, të cilët pavarsisht se u gjendën në disavantazh që në minutën e 10-të, ku James shënoi për korçarët, të kuqtë arritën që të tregojne dhembet duke  përbysur rezultatin.

Përmbysja e kryeqytetasve filloi në mintën e 34-të ku sulmuesi Ekuban arriti të barazojë rezultatin duke shënuar një gol mjaft të bukur duke fituar duelin me mbrojtësit korçarë dhe Orges Shehin.

Është sërish Ekuban që në minutën 59-të të pjesës së dytë me potencën e tij që kalon në avantazh Partizanin duke shpërthyer në festë tifozerinë e kuqe e cila ka qenë mjaft e zjarrtë në këtë transfertë.

Në minutën 79-të Realdo Fili humbet rastin e artë për të shënuar golin e tretë ku i vetëm përballë portierit Shehi e dërgon topin jashtë kuadratit.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fërshëllimin e fundit të gjyqtarit me Partizanin që merr një fitore spektakolare në korçë përballë një rivali direkt për luftën për titull duke e mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e dytë të kampionaiti.

Me këtë fitore Partizani merr vendin e dytë me 35-pikë të grumbulluara, 1-pikë më pak se Kukësi që mban vendin e parë./ Fatjon Baze, TemA TV

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *