REPLIKAT/ Rama tallet me Blushin, Dulen dhe Ndokën dhe i thotë Topallit: Jozefinë, do e mbrosh edhe Benin tani? Mba Saliun, se të lë në rrugë Beni

22 Dhjetor 2016, 12:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë gjithë replikës së tij me deputetët Blushi, Ndoka dhe Dule, ka përdorur ironinë.

Gjatë gjithë kohës, ai iu përgjigjej atyre me zoti Beni, zoti Vangjel dhe zoti Nardi.

Ai ndërkohë ka ironizuar edhe Jozefina Topallin, që ka marrë në mbrojtje Blushin.

Rama: Zoti Nardi e kuptoj që ke të drejtë të jesh i zhgënjyer.

Herë tjetër mos ia lër leximin e mendimeve të tua zotit Beni.

Sikur të mos kishit figurën dhe zërin, ça dallimi kishte nga Saliu zoti Beni.

Saliu ka gjithë jetën që më thotë frikacak, sot Beni shkoi edhe më para, tha, jua them unë dhe kur i ngecte mendimi, bënte e pra, ja pra.

Edhe këtë si Saliu.

Një gjë është për t’u sqaruar, se e përmendi zoti Beni, nuk u them gjithë shqiptarëve dembelë.

Në fakt i kam thënë vetëm zotit Beni. Më dembel se ai nuk kam parë.

Më vjen keq që zoti Nardi dhe zoti Vangjeli, nuk folën, por foli ai.

Do kishte qenë më mirë origjinali se kopja.

Ndërkohë që zoti Beni e harron që ishte kjo qeveri që i dha vendit statusin.

Ndërhyn nga vendi Topalli

Rama: Po zonja Jozefinë, apo tani përveç zotit Saliu do mbrosh edhe zotin Beni.

Mba Saliun, boll e ke.

Saliu të paktën është punëtor, ndërsa zoti Beni është dembel.

Të lë në rrugë ai, vazhdo me zotin Saliu.

Zotin Beni lërja zotit Vangjeli dhe zotit Nardi, dëgjo mua

11 komente në “REPLIKAT/ Rama tallet me Blushin, Dulen dhe Ndokën dhe i thotë Topallit: Jozefinë, do e mbrosh edhe Benin tani? Mba Saliun, se të lë në rrugë Beni”

  1. @ says:

    Kryeminister megalloman dhe jo serioz…

    1. Neutrino says:

      Disa vende ne Ballkan e quajne at-in @ – majmun. Te pershtatet shume si pseudonim

  2. Bena says:

    Ty te lumte ajo goje o Edi Rama Mire ja u bene ketyre lapanjozve blush tradhetarit,dule grekut dhe topalles zhelefina qe Po cmenden se ti i dole per zot ketij populli qe ata u tallen per 25 vjet

  3. Alidemsi vjeter says:

    Per cilin kryeminister e ke opinionin o “@”!???…

    1. @ says:

      Kryeministrin e “Ali Demit”qe kemi sot…
      Ai tjetri, i Tropojes, e pritem qe ti kthente patkojt nga dielli…po ky Alidemsi ka llafe shume dhe pune pak…

  4. Niko says:

    Bravo Zotti kryeminister

  5. reli says:

    Ketij si vjen as tek thembra xhaxhi Enveri.

  6. Reformator Gjigand Ed Rama says:

    Bravo Edi Je nje reformator i pakrahasuesem
    Deri me sot ! Arritja me Vetting un
    Ishte dhe konfirmimi i punes se PS vertete do
    Rimekembjen e vendit ne Europe e Bashkuar

  7. Zara says:

    Sa mire ben qe tallet, Jane edhe idiot edhe fodulle. Me kombinim I keq nuk behet. Hani sa te Doni ju seria e Ben blushit me shoke, populli shqiptar eshte I gjithi sot me Ramen.

  8. Pellazgos says:

    Nuk mbahet nderi dhe dinjiteti nga te tjeret,por do tru,kulture,edukate.
    E kuptoni ju qe po mos te qe Evropa apo Amerika asnje Hoxhe Arabe terroriste nuk do ishte ne burg dhe me mijera “shqipetare”do mernin rrugen e Allahut?
    Keshtu edhe me reformen ne drejtesisa doju shtyjne te beheni njerez.

    1. hahaha says:

      Ik mor idiot mos na perzie zorret me ate IQ tende sa nje grope haleje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje