Tahiri shpërthen kundër Saliut dhe Blushit/ Flet për çështjen "Balili" dhe lirimin e Lul Berishës

22 Dhjetor 2016, 13:01Politika TEMA

Ministri i Brendshëm ka folur në parlament për 2 nga çështjet më të nxehta që kanë përfshirë politikën ditën e fundit, “Balilin” dhe “Lul Berishën”.

Saimir Tahiri sqaroi se ishte pikërisht policia shqiptare që hetoi Klement Balilin dhe sot në mënyrë të padrejtë akuzohet përse nuk e arreston.

Pjesë e kritikave të ashpra të ministrit, ishte edhe ish-kolegu socialist Ben Blushi.

“E fundit që dëgjova për Balilin. Këtu dallon Blushi me Saliun.

Se Blushi thotë që është i joni.

Ky parlament e ka kthyer në rrugë të sjellë kriminelët në sallë.

Balili s’ka rëndësi i kujt është.

Rëndësi ka që është hetuar dhe do arrestohet.

Për ne ata që shkelin ligjin s’ka rëndësi çfarë terese kanë.

Ky është dallimi me qeverisjen e kaluar.

Për ne janë të barabartë para ligjit.

Policia e ka hetuar së bashku me DEA-n.

Po të donim ta mbronim, a nuk ju shkon ndërmend se mund ta njoftonim?

Por kjo është mënyra sesi silleshit ju në të kaluarën.

Unë kam një pyetje: sa të kërkuar ka në botë, sa vite ju duhen, sa dekada ju duhen për t’i kapur?

Sa vite ju deshëm CIA-s të kapnin Eskobarin e vërtetë?

Çdo të thotë kjo, se e mbronte Presidenti amerikan?

Sipas logjikës tuaj, të Saliut, kështu është. Sipas nesh jo.

Ne nuk do rreshtim së punuari, sepse na kanë besuar qytetarët”, tha Tahiri në seancë.

Çfarë standardi keni, që edhe kolegu (Blushi) nuk i përmend gjyqtarët kur flitet për Lulzim Berishës?

Këta gjyqtarë, përse i mbroni?

Për cilën arsye doni një viktimë në politikë, që këtë herë është Dako dhe Rama?

Ndaj nuk doni reformën në drejtësi, për të mbrojtur gjyqtarët, imuniteti i të cilëve, është për ju.

Këtë e pranoj nga Saliu, nga PD, por jo nga Blushi”, deklaroi ministri.

Referuar akuzave për kultivimin e drogës, ministri u shpreh se sot fenomeni luftohet ndryshe nga e djeshmja.

“Ne zgjodhëm rrugën më të vështirë ta luftonim fenomenin e kultivimit të kanabisit.

Do ishte kollaj siç bënte Saliu të mos merreshim.

Por ne zgjodhëm rrugën më të drejtë, për një Shqipëri më të sigurtë”, nënvizoi ministri i Brendshëm.

1 komente në “Tahiri shpërthen kundër Saliut dhe Blushit/ Flet për çështjen “Balili” dhe lirimin e Lul Berishës”

  1. Qytetar says:

    Mos u merr me Blush P L E H R E N vbazhdoni punoni populli ju voton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje