Trump provokon sërish, emëron shef të tregtisë “armikun” e Kinës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

navaroPresidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump vazhdon t’i hedhë benzinë zjarrit të debateve për emërimet në kabinetin e tij të ardhshëm dhe personazhi i fundit bën pjesë në majën e listës së emrave kontradiktorë.

Trump emëroi ekonomistin Peter Navarro, një kritik i hapur i Kinës, në kryer të një organizmi të ri për tregtinë.

Navarro do të udhëheqë Këshillin Kombëtar të Tregtisë së Shtëpisë së Bardhë dhe do t’i shërbejë si politikave tregtare dhe atyre industriale.

Gjatë fushatës, akademiku Navarro, i cili është profesor në Universitetin e Kalifornisë, ishte këshilltar i Trump.

Në rezumenë e Navarros përfshihen libra si “Luftërat e ardhshme me Kinën” dhe “Vdekja nga Kina”, në të cilët ai kritikon ashpër politikat kineze, raporton TCH.

Gjatë fushatës, Trump e bëri tregtinë një çështje thelbësore dhe kritikoi disa marrëveshje të arritura me Kinën dhe Meksikën.

Sipas ekipit të Trump, emërimi i Navarros tregon vendosmërinë e presidentit të zgjedhur për të bërë sërish madhështor sektorin prodhues në SHBA.

Në një artikull të fundit, Navarro shkruan se ai dhe Trump e duan tregtinë e lirë, por vetëm kur kjo është e ndershme, përndryshe do të vazhdojë të ndodhë ajo që është verifikuar gjatë 15 viteve të fundit: erozioni i bazës prodhuese amerikane dhe miliona amerikanë që nuk gjejnë dot një punë me pagë të mirë.

Ndërkohë, shumë ekonomistë mendojnë se lëvizjet agresive kundër tregtisë kineze mund të sjellin një luftë tregtare që do të dëmtonte rëndë të dyja palët.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Trump provokon sërish, emëron shef të tregtisë “armikun” e Kinës”

  1. Celo Mezani says:

    Ky qeka fiks Igli Tare kur te behet 65 vjec

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *