VIDEO/ Autori i masakrës, duke shëtitur mes Berlinit!

22 Dhjetor 2016, 13:45Bota TEMA

Videoja zgjat vetëm shtatë sekonda. Një djalë i ri në një xhaketë të zezë dhe me flokë të shkurta të zeza, relaksohet mbi një urë të Berlinit.

Siç shkruajnë mediat gjermane, përcjell Telegrafi, ky thuhet të jetë njeriu për momentin më i kërkuar në Berlin.

Bëhet fjalë për Anis Amri, njeriun i cili dyshohet se kreu sulmin me kamion, ditë më parë në një treg Krishtlindjes në kryeqytetin gjerman, nga i cili sulm vdiqën 12 veta dhe u lënduan shumë të tjerë.

Videoja e postuar në rrjetet sociale thuhet se ishte bërë më 26 shtator.

Prokurori i Përgjithshëm i Berlinit ka ofruar një shpërblim prej deri në 100 mijë eurosh për informacionin që shpie në arrestimin e tunizianit 24-vjeçar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje