“Wikileaks”: Ben Blushi tentoi të rrëzonte Ramën që në 2009-n

22 Dhjetor 2016, 20:18Politika TEMA

Disa kabllogramë të “Wikileaks” tregojnë se si Ben Blushi tentoi të përfitonte nga humbja në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009, për të marrë pushtetin brenda Partisë Socialiste.

Kabllogramet janë raportime që Ambasada amerikane në Tiranë i bën Departamentit të Shtetit, të hakuara nga faqja e krijuar prej Julian Assange.

Duke iu referuar burimeve mediatike, dy kabllogramet me numër 090928 dhe 091001 analizojnë situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 2009-s.

Në kabllogramin e parë, përshkruhet pozicioni i Blushit, i cili doli kundër vijës së partisë për parregullsinë e zgjedhjeve, duke sulmuar Edi Ramën si fajtorin e vetëm të humbjes.

Për këtë arsye, “ish-ministri i Arsimit paraqiti një rezolutë brenda partisë, në të cilën kërkohej largimi i kryetarit të Partisë”, shkruan kabllogrami.

Dokumenti i dytë informon se si “jo të gjithë brenda Partisë Socialiste bien dakord që zgjedhjet janë vjedhur”. i njëjti raportin shton: “Një grup deputetësh, të drejtuar nga ish-ministrat Ben Blushi dhe Arben Malaj kanë kontestuar bojkotin, duke vënë në pikëpyetje lidershipin e Edi Ramës”.

Pavarësisht qëndrimit të kundërt pas atyre zgjedhjeve, marrëdhëniet midis Ben Blushi dhe Edi Ramës u përmirësuan pak kohë më pas, për t’u keqësuar sërish pas zgjedhjeve të 2013-s. Raporti midis ish-dy miqve degradoi në mënyrë të vazhdueshme gjatë drejtimit të Partisë Socialiste, deri në largimin përfundimtar të Ben Blushit nga PS, për të krijuar një parti personale më parë gjatë 2016-s.

5 komente në ““Wikileaks”: Ben Blushi tentoi të rrëzonte Ramën që në 2009-n”

  1. opa opa says:

    O Ben hajt na rruj Benin ?

  2. "horri i bulevardit" says:

    Blushka i ha mutin Edi Rames, blushka ky pederast politike bukahkeles, po te kete bythe lle te shkoje te rivotohet, pa mbeshtetjen e Edi Rames dhe do ta shohi byhen e vet ne kazanin e salehut, si kaci i zi

  3. gardiani krrabes says:

    Blush kerkon te behet faktor gjoja i rendesishem ne politike dhe hiqet sikur vertet i shkon fjala per vendimarrjr te medha. Blushi ka per te marre vetem voten e Hafizit. Mezi po pres te vijne zgjedhjet te shikojme votat e Blushit qe skane nevoje per numerim.

  4. artur says:

    Dhe kur paska qene Blushi minister i arsimit?!!!!!!!!!!!!!

  5. BUJARI JU DEGJON says:

    Paska pasur te drejte nje komentues qe i thoshte Blushit para pak kohesh:”O Blush,O Blush,a vjen te ma rrush”???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje