FOTOT/ Profili i atentatorit të Berlinit, azilkërkuesi tunizian i vrarë sot në Milano

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Tuniziani i kërkuar për masakrën e Berlinit kishte kërcënuar në burg në Sicili një të burgosur të krishterë: “Ta heq kokën”. U dallua edhe për “sjellje të dhunshme” që Dap i denoncoi te Antiterrorizmi. Me të zbarkuar në Lampedusa, më 2011, i kishte vënë zjarrin një ndërtese të ishullit

“I radikalizuar”, “subjekt i rrezikshëm”, “lider i islamistëve në brendi të burgut”, “i transferuar për motive sigurie të rënda dhe të provuara në vazhdimësi”. Një “kurrikulum” kriminal në çdo aspekt, megjithatë, kur kishte dalë nga burgu sicilian më 2015, pasi kishte shlyer katër vjet burg, ishte larguar nga Italia i pashqetësuar si të ishte një turist i zakonshëm në pushime dhe kishte mbërritur në Gjermani, Berlin.

Një vit më pas merret vesh se Amri Anis ishte subjekt që duhej mbajtur nën kontroll, të mos lejohej të zhdukej në ushtrinë e imigrantëve fantazmë. Të gjithë e dinin, nga Dap (Direzione dell’amministrazione penitenziaria), te Antiterrorizmi italian dhe shërbimet sekrete, se Amri ishte ekstremisht i rrezikshëm, aq sa i ishte sinjalizuar SIS-it (Sistemi i informacioneve Shengen), por askush nuk e ka kontrolluar as monitoruar më, ashtu siç duhej të ndodhte, shkruan Repubblica, transmeton Express.

Amri Anis kishte zbarkuar në Lampedusa më 2011 dhe gjëja e parë që kishte bërë i kishte vënë zjarrin, bashkë me disa të rinj refugjatë, një ndërtese në ishull, “Casa Fraternita della parrocchia”, duke shkaktuar dëme të mëdha. E portretizon një foto, e shkrepur më 3 prill në Lampedusa nga Ansa në të cilën njihet Amri Anis, i riu i ulur në tokë dhe i kontrolluar nga  forcat policore. Amri atëherë ishte grumbulluar bashkë me minorenët, por ka dyshime mbi moshën e tij. Revolta kishte shpërthyer sepse, megjithëse u ishte premtuar se do të niseshin gjatë ditës për të mbërritur në kontinent, duhej të prisnin ende aty.

Policia italiane e percakton tunizianin “lider të të rinjve islamistë” qoftë në komunitetin e Balpassa (Catania) ku ishte pritur menjëherë pas arritjes së tij në Lampedusa, qoftë në burgjet e Catanias, Ennas dhe Palermos dhe “respektues i normave religjioze islamike”, por jo i radikalizuar, siç përkundër shkruan Dap, në një shënim tjetër që i dërgohet Antiterrorizmit italian dhe nga kjo, bashkë me të gjitha të dhënat e tjera mbi tunizianin, bankës së të dhënave të policisë europiane. Dhe, pavarësisht tërë kësaj morie informacionesh, mbi rrezikshmërinë e tunizianit, Amri Anis vazhdoi të endej lirshëm në Berlin, ku më pas kreu masakrën.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a1-296-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a1-296.jpg","attachment_id":"602637"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a2-293-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a2-293.jpg","attachment_id":"602638"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a3-284-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a3-284.jpg","attachment_id":"602640"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a4-268-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a4-268.jpg","attachment_id":"602641"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a5-238-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a5-238.jpg","attachment_id":"602642"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a6-201-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a6-201.jpg","attachment_id":"602643"}]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *