Joe Biden sulmon Hillary Clinton: Nuk ia kishte idenë përse po garonte!

23 Dhjetor 2016, 14:26Bota TEMA

Hillary Clinton dështoi të zgjidhje presidente e Amerikës duke humbur turpshëm përballë Donald Trump.

Presidenti Obama e akuzoi indirekt duke thënë se demokratët nuk takuan njerëzit në terren dhe nuk e kuptuan si duhet situatën.

Pas kësaj vërejtje të Obamës, vjen së fundmi edhe një reagim nga zv/presidenti Joe Biden.

Ai ka dhënë sot një intervistë për Los Angeles Times.

“Mendoj se Hillary Clinton nuk e kuptoi përse po garonte. Madje mendoj se për të ka qenë shumë e vështirë vendimi për të garuar”, tha Biden.

Biden tha se Clinton u ndje sikur po detyrohej të garonte për president dhe basti në lojë ishte shumë i madh, duke e stimuluar të merrte pjesë.

“Ajo mendoi se nuk kishte zgjedhje tjetër përveçse të garonte. Mund të ishte e para femër që do të zgjidhej presidente dhe qe një angazhim i madh për të”, tha Biden.

Por kësaj ai i shtoi edhe një sulm direkt pa doreza.

“Clinton realisht nuk e kishte idenë përse po garonte. Ajo nuk arriti kurrë të krijonte një lidhje me votuesit dhe hallet e tyre të përditshme. Kjo padyshim i shkaktoi humbjen”, përfundoi Biden.

1 komente në “Joe Biden sulmon Hillary Clinton: Nuk ia kishte idenë përse po garonte!”

  1. ALBAN DEGA says:

    HILLARY CLINTON NUK DUHEJ TE GARONTE FARE …

    – Nuk fitohen zgjedhjet per President te SHBA-se me mendesine arkaike ( ” Old Fashion Mentality ” ) te Podestes e co…
    Jetojme kohen e teknologjise qe po vjeterohet cdo 3 muaj !
    1001 gabime foshnjore te fushates Clinton… Kambana e munguar !
    Akuzat per Bengazin, Katarin, rrjedhjen e emaileve… ishin te mjaftueshme qe Hillary te mos futej ne gare…
    Mbi te gjitha, percaktimi teper i sakte i Bill Clinton qe theu telefonin perballe kokemushkes Podesta dhe vete Hillary, diagnoza perfekte e Joe Biden per largimin nga hallet e popullit amerikan ishin kronika e paralajmeruar e deshtimit te saj !
    Qysh me 7 korrik komentova ne Hufftington Post ” Albanians for Donald Trump, the next President of USA!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje